Reagon vajza e zhytësit Kasumi: Lajmi për babanë është i pavërtetë dhe tendencioz

Periskopi.com Lajme

Triera, vajza e zhytësit të njohur kosovar Ismail Kasumit, ka reagur për shkrimet e mediave se gjoja babai i saj është përfshirë në një rrahje. Këtë lajm e ka demantuar edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, duke theksuar se gjithçka ishte e paqëllimshme dhe keqkuptim.

Në një postim në Facebook, Triera Kasumi, thotë se lajmi është i pavërtetë dhe absurd.

“Lajmi i publikuar sot për babin tim, është absolutishit i pavërtetë, absurd dhe tendencioz.

Është tragjike se si mediat mund të publikojnë shpifje kaq të ulëta, përderisa kanë mundur lehtësisht të kontaktojnë familjen.

U njoftojmë që avokatët e familjes janë duke u marrur në aspektin ligjor të kësaj shpifje. Autorët do të ndiqen në rrugë ligjore.

Na vjen keq për shqetësimin e krijuar te familja, farefisi dhe shoqëria jonë”, shkruan ajo.

Shkrimi i saj i plotë:

Demantim:
Lajmi i publikuar sot për babin tim, është absolutishit i pavërtetë, absurd dhe tendencioz.

Është tragjike se si mediat mund të publikojnë shpifje kaq të ulëta, përderisa kanë mundur lehtësisht të kontaktojnë familjen.
U njoftojmë që avokatët e familjes janë duke u marrur në aspektin ligjor të kësaj shpifje. Autorët do të ndiqen në rrugë ligjore.
Na vjen keq për shqetësimin e krijuar te familja, farefisi dhe shoqëria jonë.

Një shëmbëlltyrë njerëzore si e Babit, nuk rrëzohet me goditje kaq të ulëta.
Turpi qoftë mbi njerëzit e ulët dhe shpifës!
Apelojme tek të gjitha mediat e shkruara dhe portalet informative që mos të publikojin dezinformata të tilla pa bazë sepse ju paralajmerojmë se secila nga keto portale do te jetë pjesë e padise për denigrim dhe dëmtim të imazhit të babait tim duke filluar nga Gazeta Express.