Zhdukja misterioze e punëtorëve serb në Rusi: Mafiozi rus i ka groposur nën themelet me beton

Periskopi.com Lajme

Një grup punëtorësh nga Serbia, janë zhdukur në mënyrë misterioze në Rusi gjatë vitit 2013 pas disa problemve me manjatin dhe mafiozin rus, Sergei Zirinov, i cili është njëri nga të dyshuarit kryesor për zhdukjen e tyre.

Megjithatë autorietet shtetërore ruse në Krasnodar kanë pezulluar hetimet rreth zhdukjes së punëtorëve serb, të cilët dyshohet se janë vrarë dhe më pas janë groposur në themelet e thella me beton, në disa ndërtesa luksoze në veri të Soçit, raporton Periskopi, shkruan Telegrafi serb.

Edhe pas gjithë këtyre viteve, ende nuk dihet asgjë për fatin e punëtorëve serb, ndërkohe hetimet janë ndërprerë.

Ndërkohë lidhur me rastin, nuk ka pranuar të flas asnjë kompani serbe e ndërtimit e cila dërgon puntorë në Rusi.

Të dhënat më të vjetra për zhdukjen dhe vrasjen e punëtorëve datojnë në vitin 2013 dhe kryesisht i referohen rebelimin e tyre kundër një anëtari të mafias ruse. Domethënë, manjati rus dhe ish-zëvendës kryeministrit, Sergei Zirinov, i cili  urdhëroi serbët të ndërtonin kompleksin e hoteleve dhe në momentin kur ata ishin  rebeluar, ata ishin zhdukur.

Pas kësaj çështje, Zirinov u arrestua në mars të vitit 2013 për vrasje në tentativë. Më vonë, aktakuza ishte ndryshuar dhe Zirinov u akuzua për vjedhje dhe vrasjen e disa njerëzve. Për gjithë këto vepra ai u dënua me 22 vjet.