265 vendvotime janë rinumëruar deri tani nga KQZ-ja

Periskopi.com Lajme

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i rinumërimit të 530 vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ tha për klankosova.tv se deri në ora 16:00 të kësaj të diele janë rinumëruar 265 vendvotime.

“Deri të në orën 16:00 të ditës së sotme janë rinumëruar gjysma e vendvotimeve. Sipas të dhënave të pasditës së diele janë rinumëruar 265 vendvotime apo 50% nga 530 sa janë planifikuar”.

“Procesi i rinumërimit është duke vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar. Pas rinumërimit do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi