I dërgoi mesazhe raciste djalit të Boris Becker, dënohet deputeti gjerman

Periskopi.com Lajme

Një deputet gjerman i ekstremit të djathtë u dënua sot për të paguar dëmin dhe interesat ndaj djalit të ish-yllit të tenisit, Boris Becker për postimin e një mesazhi me karakter racist në profilin e tij në ”Twitter”.

”Një gjykatë e Berlinit dënoi deputetin për të paguar 15 000 euro dëme dhe interesa ndaj Noah Becker”, njoftoi avokati i djalit të Becker për revistën ”Der Spiegel”.

Në një mesazh të postuar në rrjetin social në dhjetor 2017, Jens Maier, një ish-magjistrat i zgjedhur deputet i Alternativës për Gjermaninë (AfD), e quajti Noah Becker, pasi gjyshi nga nëna është amerikan me ngjyrë, ”gjysmë zezak i vogël”.

Mesazhi i deputetit erdhi në formën e një komenti pas një interviste të djalit të Boris Becker, i moshës 24 vjeç, ku ky i fundit e quajti Berlinin ”qytet i bardhë”, krahasuar me Londrën apo Parisin. /Periskopin

Nobelistit i merret çmimi Nobel shkaku i deklaratave të turpshme raciste

Periskopi.com Lajme

Shkencëtarit amerikan njëherit fituesit të çmimit Nobel, James Watson, që ka zbuluar strukturën e ADN-së, i është marrë titulli prestigjioz pasi që në filmin e ri dokumentar ka treguar se nuk ka hequr dorë nga komentet e tij raciste, raporton CNN.

Watson i cili në vitet e ’50-ta së bashku me Francis Crick zbuloi strukturën e ADN-së, ka deklaruar në një dokumentar se janë gjenet përgjegjëse për dallimin në inteligjencë mes personave të bardhë dhe atyre me ngjyrë, transmeton Telegrafi.

Menaxhmenti i laboratorit “Cold Spring Harbor” (CSHL), të cilin Watson e udhëhoqi nga viti 1968 deri më 1993, e ka quajtur komentin e ish-shefit 90-vjeç si të “turpshëm”. Nga ky laborator kanë bërë të ditur se “kundërshtojnë mëdyshjet dhe pikëpamjet personale të pabazuara dhe të pamëshirshme” të këtij shkencëtari. Ata kanë shtuar se deklaratat e tij janë “për t’u gjykuar dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me shkencën”.

Biologu i famshëm molekular ka shtuar se megjithëse shpresonte që gjithë njerëzit të jenë të barabartë, “doli të jetë se kjo nuk është e vërtetë tek njerëzit me ngjyrë”. Gjatë një interviste dhënë në vitin 2007 për “Sunday Times”, Watson pati deklaruar se “ka qenë thellësisht i shqetësuar për të ardhmen e Afrikës, pasi që “të gjitha politikat sociale janë të bazuara në faktin se inteligjenca e tyre është sikurse e të tjerëve, ndërsa hulumtimet kanë treguar të kundërtën”.

Për shkak të këtyre deklaratave, CSHL e kishte shkarkuar nga të gjitha detyrat administrative, por deri më tani nuk ia kishte marrë titullin e nderit. Por edhe pse Watson kishte kërkuar falje për deklaratat e bëra në vitin 2007, në dokumentarin e ri të transmetuar më 2 janar ka pranuar se nuk ka ndërruar mendje.

Shkencëtarit James Watson i merren titujt , tha se njerëzit me ngjyrë janë më pak inteligjent se ata të racës së bardhë

Periskopi.com Lajme

Fituesi i çmimit për nobel, shkencëtarit amerikan James Watson ka pësuar çnderimin e tij më të madh, pasi të gjithë titujt e nderit iu janë marrë si pasojë e një deklarate raciste mbi inteligjencën e njerëzve me racë të bardhë dhe atyre me ngjyrë.

Në një program televiziv, pionieri i studimeve të AND-së, ka thënë se ka dallime në mes të inteligjencës së njerëzve të bardhe dhe atyre me ngjyrë, për shkak të racës.
Laboratori “Cold Spring Harbor”, tha se komentet e shkencëtarit 90-vjeçar ishin “të pabazuara dhe të pamatura”.

Dr Watson kishte bërë deklarata të ngjashme në vitin 2007 dhe më pas kërkoi falje.

Ai është fitues i çmimit nobel për shkencë, së bashku me Maurice Wilkins dhe Francis Crick në vitin 1962, për zbulimin që e kishin bërë në 1953 për strukturën e spirales së dyfishtë, të AND-së.

Në vitin 2014, Dr. Watson po ashtu dorëzoi medaljen e artë për shkencë duke thënë se ai ishte larguar nga komuniteti shkencor pas fjalëve të tij rreth racës.

Aktualisht ai është i shtrirë në një qendër rehabilituese ku po trajtohet pas një aksidenti me veturë, dhe është i pavetëdijshëm për atë që po ndodh rreth tij.

Megjithatë, në vitin 2007 n shkencëtari që kishte punuar në Universitetin e Cambridge, më saktësisht në laboratorin e Cavendish, i pati thënë gazetës New York Times që ishte i zymtë në thelb për prosperitetin në Afrikë”, sepse megjithëse të gjitha faktet e studimeve qojnë se inteligjenca e tyre është e njëjtë me “të tonën” duke iu referuar racës së bardhë, në fakt nuk është ashtu.

Po ashtu kishte shtuar se të gjithë punëdhënësit që kanë punëtorë të racës me ngjyrë, kanë problem me ta.

Pas këtyre deklaratave, Watson pati humbur punën e tij si këshilltarë në laboratorin e Cambridge si dhe të gjitha detyrimeve të tij ndaj administratës atje. Ai kishte shkruar një kërkim falje.

Dr Watson u bë drejtor i Laboratorit “Cold Spring Harbor” në 1968, dhe president i saj një dekadë më vonë, në 1994.Një shkollë në laborator u emëruar sipas tij.

Porn ë një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters djali i tij Rufus tha se deklaratat e Dr Watsonit “mund ta bëjnë atë të jetë një fanatik dhe diskriminues”, por kjo nuk ishte e vërtetë.

“Ata vetëm përfaqësojnë interpretimin e tij mjaft të ngushtë të fatit gjenetik … Babi im e kishte bërë laboratorin jetën e tij, dhe megjithatë tani laboratori e konsideron atë një përgjegjësi”.

Watson humbi të gjithë titujt e nderit si shkencëtarë i gjitha kohërave modern, për shkak të deklaratave të tij që nuk arritën të mbështeten me fakte, dhe u cilësuan racizëm i pastër nga ana e tij. /Përktheu nga BBC: Leonora Aliu/Periskopi

Skandaloze! Gjermani i çmendur turret me veturë ti vrasë arabët në rrugë

Periskopi.com Lajme

Gjermani i çmendur i turret me veturë turmës me refugjatë nga Lindja e Mesme, në një qytezë në Gjermani, për ti shkelur për vdekje dhe për urrejte raciste, trasnmeton gazetametro.net

Së paku pesë persona janë lënduar rëndë në Gjermani kur një person, për të cilin zyrtarët thonë se kishte si synim të “vriste të huajt”, u përplas me veturën e tij në një grup njerëzish që po festonin Vitin e Ri.

“Qëllimi i këtij personi ishte të vriste të huajt” tha Herbert Reul, zyrtar në rajonin ku ndodhi incidenti.

Shoferi, 50 vjeç, thuhet se kishte në shënjestër njerëz në vende të ndryshme në qytetet perëndimore të Bottrop dhe Essen, para se të arrestohej.

Disa prej të lënduarve janë shtetas sirianë dhe afganë, trasnmeton gazetametro.net

Hetuesit thanë se ka informacione për një “sëmundje psikologjike të shoferit”.Prokurorët dhe policia e vlerësuan incidentin si ‘sulm i paramenduar’.

Deri tash ka të ‘sakatuar’ nga shkelja e veturës, por ende nuk është raportuar për vdekje. /Periskopi

Mjeku i Vetëvendosjes racist: Nuk diskutohet që kemi gjak të përzier me serbin e grekun

Periskopi.com Lajme

Jusuf Ulaj i Vetëvendosjes ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në lidhje me financimet e bëra nga shteti grek për disa gazetarë dhe figura të rëndësishme shqiptare, shkruan Periskopi.

Ulaj sulmon në veçanti gazetarin dhe opinionistin e njohur, Mustafa Nanon – i cili doli poashtu se kishte marrë para nga shteti grek. Ai më herët kishte deklaruar se shqiptarët e kanë gjakun të përzier me serbë e me grekë – diçka që ka shqetësuar opinionin ende racist të shqiptarëve.

I shqetësuar nga deklarata e Nanos duket të ketë mbetur edhe Ulaj që nuk i rezistoi shprehjes së një qëndrimi racist me fjalët: “Se kemi përzierje apo më mirë me thënë, kontaminim gjenetik të disa shqiptarëve me serbin, grekun, turkun e kojshi tjerë nuk diskutohet. Përndryshe nuk ka se si të shpjegohet qe kemi “shqiptar” – politikan, gazetar, analist etj. qe për interesa personale (materiale e politike) u shërbejnë armiqëve tonë”

Pse është kjo deklaratë raciste? Sepse përjashton të keqen nga një grup i caktuar etnik, shqiptarët.

Ky është statusi i tij në Facebook:

“Projekcioni është mekanizëm arkaik (primitiv) mbrojtës i egos. Pra, Mustafa Nano projektohet kur flet për gjakun e përzier të kosovarëve në përgjithësi. Se kemi përzierje apo më mirë me thënë, kontaminim gjenetik të disa shqiptarëve me serbin, grekun, turkun e kojshi tjerë nuk diskutohet. Përndryshe nuk ka se si të shpjegohet qe kemi “shqiptar” – politikan, gazetar, analist etj. qe për interesa personale (materiale e politike) u shërbejnë armiqëve tonë. Pse i durojmë kaq shumë, përseri është çeshtje që duhet të debatohet”

Shqiptarja martohet me një zezak, por ja me çfarë përballet

Periskopi.com Fun

Duket se shqiptarët ende e kanë problem të pranojnë një lidhje me një të huaj.

Një video tjetër është publikuar ku një mashkull me ngjyrë dhe me plis në kokë, shihet duke kërcyer me muzikë shqiptare dhe bashkë me të është nusja e cila mendohet të jetë shqiptare.

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale, të shpërthejnë komentet raciste ndaj shqiptares e cila ka zgjedhur për burrë një të huaj me ngjyrë.

“A nuk pat shqiptarë a”, “Qysh spo të vjen marre që je martu me një zeza”, “Mjer familja për ty oj qikë”, janë vetëm disa nga komentet që shqiptarët kanë shkruar për videon e publikuar./Magazina.al/

Kroos kritikon Ozilin: Pretendimet e tij për racizëm janë absurde

Periskopi.com Sporti

Mesut Ozil është larguar nga kombëtarja gjermane pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Debati nëse Mesut Ozil kishte bërë mirë që ishte larguar nga kombëtarja gjermane, vazhdon edhe më tutje.

Këtë herë rreth kësaj çështjeje ka folur Toni Kroos, ish-bashkëlojtar i Ozilit në kombëtare, i cili ka theksuar se pretendimet e futbollistit të Arsenalit janë absurde.

“Mesut ka dhënë shumë për kombëtaren dhe për këtë ka merituar një trajtim tjetër pas largimit”,, ka thënë Kroos.

“Por mënyra se si ai vendosi të largohej nuk është në rregull”.

Ozil është kritikuar ashpër në Gjermani, pasi kishte postuar një fotografi me presidentin turk Recep Tayip Erdogan dhe pas largimit ka thënë se populli gjerman është treguar racist ndaj tij.

“Disa fjalë në njoftimin e tij janë në rregull, por ato kanë mbetur nën hije nga disa fjalëve të tjera të cilat janë absurde”, ka vazhduar Kroos.

“Mendoj se ai (Ozil) e di mirë se brenda kombëtares dhe në DFB nuk ka racizëm”.

 

“Një gol kundër fashizmit”, Ministri turk e duartroket largimin e Ozil nga kombëtarja e Gjermanisë

Periskopi.com Sporti

Ministri i Drejtësisë së Turqisë Abdulhamit Gul ka lavdëruar vendimin e Mesut Ozil për largimin nga kombëtarja e Gjermanisë, duke e quajtur qëndrimin e turkut të natyralizuar në gjerman si “një fol kundër virusit të fashizmit”.

29-vjeçari ka deklaruar për pushimin e tij nga kombëtarja e Gjermanisë të dielën, duke goditur kështu “racizmin dhe jorespektin” pas takimit kontraversal me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan në maj të këtij viti.

Mesfushori i cili është me prejardhje turke, gjithashtu deklaroi se ai ishte duke u bërë  një kokë turku në fushatën katastrofike të Gjermanisë pas dështimit së fundmi në Kupën e Botës 2018, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“E uroj Mesut Ozilin, i cili u largua nga kombëtarja e Gjermanisë dhe  i bëri një gol të bukur virusit të fashizmit. Le të jetë një rrugë e pastër për të”, shkrun Gul në profilin e tij Twitter.

Ozil, i cili e kishte ndihmuar Gjermaninë në fitimin e Kupës Botërore 2014, ishte kritikuar ashpër nga Asociacioni i Futbollit Gjerman për takimin që kishte pasur me Erdoganin, për të cilin qeveria gjermane nuk ka një respekt të madh./Periskopi/