Tag: Radojicic

Haradinaj kritikohet për takimin me Radojiçiqin
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar për takimin e kryeministrit Harainaj me nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiqin.
“Paradite akuzuan për aleanca me listën serbe. Ashtu siç ju thashë se kjo është nder vetëdijen tuaj si gjithmonë për tu mbrojtur nga shkeljet e vazhdueshme ligjore të këtyre individëve dhe strukturave qeveritare. Kjo u dëshmua menjëherë pasdite, duke pritur ne mënyre solemne te dyshuarin për krim te organizuar, zhvatje, dhune dhe frikësim te qytetarëve te Mitrovicës veriore Milan Radojçiçin. Kjo është fytyra e vërtetë”, ka thënë Zemaj.
Lidhur me pritjen e Radojiçiqit në zyrën e kryeministrit, ka reaguar edhe analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili e ka quajtur Radojiçiqin si ‘boss i punëve të pista’.
“Bossi i veriut të vendit dhe i punëve të pista, Milan Radojičić, mirëpritet në zyrën e kryeministrit”, ka shkruar Mushkolaj.
Radojiçiq u prit së bashku me Rakiqin në zyren e Haradianjt sot.
“Ne këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit./Periskopi/