Aksioni në La Liga rikthehet sonte, kjo është ndeshja e parë që luhet

Periskopi.com Sporti

Liga e parë spanjolle, e njohur si La Liga rikthehet sot pas pezullimit përshkak të pandemisë COVID-19, që ka prekur gjithë botën me këtë rast edhe futbollin.

Në kampionatin elitar spanjoll sot zhvillohet vetëm një ndeshje.

Fjala është për derbin e zjarrtë lokal apo ndryshe siç njihet si derbi “andaluzian” ndërmjet Sevillas dhe Real Betisit.

Përballja do të luhet në stadiumin “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan”.

Ndërsa Barcelona dhe Real Madridi do të duhet të presin datën 13 dhe 14 qershor, ku Barcelona takohet në udhëtim me Mallorcan, ndërsa Real Madridi takohet një ditë më vonë në shtëpi me Eibarin.

Dëshira e “çmendur” e lojtarit të Real Betisit: ‘Pasi ta lë futbollin do të bëhem toreador’

Periskopi.com Sporti

Karta e identitetit thotë 39 vjeç, por Joaquin  mbetet ende një nga pikat e forta të Betisit të Seviljes. Por për të është koha të mendojë për të ardhmen e tij, ndonëse përgjigja që ai i jep gazetës “AS” është jo pak befasuese.

“Trajner? Jo, nuk dua t’i përkushtohem kësaj. E kam pak të vështirë, por dua të bëj toreadorin. Dua të luftoj demat kur të lë futbollin, është një ëndërr që e kam në kokë që kur kam qenë fëmijë”.

Joaquin

Një pasion i madh që në rini ia pat mbytur e ëma. “U regjistrova në shkollën e toreadorëve në El Puerto, por kur mamaja ime pa se çfarë po bëja, më shtyu që të zgjidhja futbollin pasi ajo e vuante shumë këtë gjë. Falë futbollit, pata mundësi që ta njoh më mirë botën e korridave”.

Zbulohen emrat e lojtarëve të Real Betisit që dolën pozitiv me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Joel Robles, Juanmi Jimenez dhe Alfonso Pedraza, janë tre lojtarët e Real Betisit, që janë testuar pozitiv me koronavirus.

Të tre janë pa simptome dhe do të stërviten në shtëpi në ditët në vijim. Lojtarët nuk janë paraqitur në kompleksin stërvitor të klubit të dielën.

“Dua të konfirmoj se kam dal pozitiv në test për koronavirus. Nuk kam ndonjë shqetësim, do të vazhdojë stërvitjet në shtëpi, por më udhëzime të mjekut. Unë kam qenë përgjegjës, e kam mbrojtur veten, por jam i infektuar. Duhet të mendojmë për të gjithë dhe të kujdesemi për veten”, ka thënë Joel nëpërmjet rrjeteve sociale

Leo Messi shënoi hat-trickun më magjik në karrierë këtë ditë vitin e kaluar kundër Real Betis

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi ka shënuar plot hat-tricka gjatë karrierës së tij të bujshme te Barcelona, por më i miri i tij qartazi erdhi më 17 mars të vitit 2019.

Legjenda e Barcelonës realizoi tre gola sensacional si mysafir i Betisit, derisa ndihmoi skuadrën e tij të fitojë 4-1, transmeton Periskopi.

Me siguri e mbani mend atë hat-trick.

Golin e parë e realizoi nga gjuajtja e lirë, pastaj shënimi i tij i dytë ishte poashtu tejet kualitativ pas asistimit nga Luis Suarez.

Argjentinasi kompletoi hat-trickun e tij pesë minuta para fundit, me një prej golave më të bukur në karrierë.

Shikoni të tre golat e tij në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Magjia e Messit shpëton Barcelonën: Hat-trick me asistime dhe arrihet fitore me qykë të zorit kundër Betisit

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka arritur të sigurojë një fitore të vështirë 3-2, si mysafir i Real Betisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga të dielën mbrëma.

Ishin nikoqirët ata që të parët kaluan në epërsi me anë të një penalltie të konkretizuar nga Sergio Canales në minutën e gjashtë.

Mirëpo, Frenkie de Jong barazoi vetëm tre minuta më vonë pas një asistimi brilant nga Lionel Messi.

Nabil Fekir pastaj ia riktheu epërsinë Betisit në minutën e 26-të, me anë të një goditje të bukur nga afërsia e zonës.

Lionel Messi e shëndrroi veten përsëri në protagonist kur asistoi për golin e barazimit në kohën shtesë të pjesës së parë të realizuar nga Sergio Busquets.

Messi doli edhe një herë në skenë, duke asistuar për Clement Lenglet i cili shënoi golin e fitores për katalunasit në minutën e 72-të.

Deri në fund, të dy skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Fekir në minutën e 76-të, dhe Lenglet vetëm tre minuta më vonë.

Pas kësaj fitoreje, Barça grumbullon 49 pikë dhe pozicionohet në vendin e dytë, me tri më pak se Real Madridi në vendin e parë. /Periskopi.com/

Betis-Barcelona: Çmenduri nga Fekir, ndëshkohet me dy të verdhë brenda 10 sekondave dhe përjashtohet

Periskopi.com Sporti

Nabil Fekir e ka lënë skuadrën e tij në baltë në minutën e 76-të, pasi u ndëshkua brenda pak sekondave dy herë me të verdhë.

Fillimisht, ai u ndëshkua me të verdhë pas kontaktit minimal me Clement Lenglet, por pas protestimeve, atij iu tregua edhe kartoni i dytë i verdhë duke e lënë fushën i frustruar, transmeton Periskopi.

Fatmirësisht për Betisin, edhe Barcelona mbeti me 10 lojtarë pak më vonë, me Lenglet që u përjashtua edhe vet me të kuq pas kartonit të dytë të verdhë.

Shikoni më poshtë momentin kur Fekir përjashtohet me të kuq. /Periskopi.com/

 

 

Nuk ka fjalë më që e përshkruan Messin: Kompleton hat-trickun e asistimeve me një tjetër krosim magjik

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka kaluar në epërsi si mysafir i Real Betisit, në ndeshjen e vlefshme për La Ligan.

Lionel Messi kompletoi hat-trickun e asistimeve me një krosim tjetër magjik, duke gjetur Celement Lengletin në zonë, i cili shënoi për 3-2 në minutën e 73-të.

Shikoni më poshtë golin. /Periskopi.com/

 

Vetëm tre minuta zgjatë epërsia e Betisit: Asistim absolutisht magjik nga Messi, shënon De Jong

Periskopi.com Sporti

Barcelona kja barazuar rezultatin si mysafir i Real Betisit, vetëm tre minuta pasi e gjeti veten në disavantazh.

Frenkie De Jong është ai që ka shënuar në minutën e nëntë pas një asistimi magjik nga Lionel Messi.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Barcelona ia sheh sherrin VAR: Betisit iu deshën vetëm gjashtë minuta lojë për të kaluar në epërsi

Periskopi.com Sporti

Real Betisi ka kaluar skuadrën e tij në epërsi në ndeshjen kundër Barcelonës, në kuadër të javës së 23-të në La Liga.

Sergio Canales ka shënuar në minutën e gjashtë nga penalltia, me vendimin që erdhi pas rishikimit nga VAR.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Barcelona nuk guxon të gabojë pas fitores së Real Madridit: Ndeshet me Betisin, këto janë 11-shet startuese

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Betis – Barcelona.

Trajneri Quique Setien kthehet në ‘Benito Villamarin’ pas nëntë muajve, derisa tani drejton një nga skuadrat më të mëdha në botë.

Barca është në një krizë të madhe momentalisht për shkak të problemeve të brendshme.

Ndeshja fillon në orën 21:00, derisa më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Betis:

Barcelona:

Real Madridi thatë si shkretëtira e Saharës kundër Betisit

Periskopi.com Sporti

Real Madridi ka barazuar pa gola me Real Betisin.

Do ta përfundonim me kaq sikur mos të ishim të obliguar të bënim raport të plotë në detaje për ndeshjen, raporton Periskopi.

Në fakt, edhe nëse flasim për detaje, s’dimë ç’të themi – thatë si në Saharë.

Oh, në fakt, Eden Hazard shënoi në pjesën e parë por goli u anulua për shkak të VAR, derisa me këtë barazim “Los Blancos” grumbullojnë 22 pikë dhe renditen në pozitën e dytë.

Më në fund u mbushën kolonat, shpëtuam. /Periskopi.com/

Real Madrid – Real Betis: Këto janë 11-shet startuese

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Real Madrid – Real Betis.

‘Los Blancos’ do të luajnë para tifozëve të vet, në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.

Pas gabimit të Barcelonës, Real Madrid synon tri pikët, për të rimarrë kreun e La Liga.

Ndeshja mes Real Madrid dhe skuadrës nga Andaluzia fillon në ora 21:00.

Barcelona i stërvitë rezervistët me Betisin – Griezmann magjik me gola dhe me xixa

Periskopi.com Sporti

Ta lëmë anash faktin se Barcelona e demoloi sonte 5-2 Real Betisin në “Camp Nou” pa Leo Messin, Luis Suarezin dhe Ousmane Dembelen në përbërje, le ta vlerësojmë pak festimin me xixa të Griezmannit.

Pasi shënoi golin e dytë për Barçën ai vrapoi drejt fansave, i mori disa… hajt po i quajmë ‘xixa’ dhe i hodhi lartë.

Shikoni më poshtë.


Ia vlejti t’i humbim nja dy-tri paragrafe për ta komentuar këtë, apo jo?

Tash, t’i kthehemi seriozitetit.

Barça fillimisht e gjeti veten në disavantazh në minutën e 15-të, me Nabil Fekirin që kaloi mysafirët në epërsi.

Por që nga ai moment e tutje, spektakli u garantua për Barcelonën, që shënoi plot pesë gola.

Dy Griezmann (41′, 50′) një Carles Perez (56′), një Jordi Alba (60′) dhe një nga Arturo Vidal (77′).

Betisi mund të nxirret dhe të lavdohet me faktin se shënoi golin më të bukur të ndeshjes në minutën e 79-të kur Loren Moron lansoi një bombë absolute, asi C4, drejt portës blaugrane.

Kjo ishte e tëra sa i përket komentimit, e tash ju njoftojmë se pas kësaj fitore Barcelona grumbullon pikët e para në La Liga për këtë sezon, e për Betisin… s’dimë ç’të themi.

Në fakt, dimë diçka po jo shumë. Mbetet në vendin e 20-të me 0 pikë dhe goldallim prej -4.

O bobo çfarë supergoli është ky – Real Betisi i hakmirret pesë golave të Barçës me një super shënim

Periskopi.com Sporti

Real Betisi sapo ka ngushtuar në 5-2 epërsinë e Barcelonës në “Camp Nou”, në kuadër të La Ligas.

Pas një neglizhence në pasime të vendësve, përfituan mysafirët të cilët realizuan ndoshta golin më të bukur të mbrëmjes në minutën e 79-të me anë të Loren Moron.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Barcelona duhet të ndalet, kjo nuk është n’rregull – shënon si në stërvitje kundër Betisit për 5-1

Periskopi.com Sporti

Barcelona thjesht nuk po ka të ndalur në ndeshjen kundër Real Betisit.

Arturo Vidal sapo ka realizuar për 5-1, derisa është një gol që u shënua me lehtësi të jashtëzakonshme, gati gati si në stërvitje.

Një kundërsulm i shpejtë, dy pasime dhe gol nga Vidal.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Ndeshja kundër Betisit filloi shumë vonë, Barça u desh të merrte leje nga prindërit e lojtarit për ta marrë në skuadër

Periskopi.com Sporti

Barcelona transferoi lojtarë si Frenkie de Jong dhe Antoine Griezmann gjatë verës, por nuk e ka pasur startin më të mirë në La Liga.

Blaugranët u mposhtën 1-0 nga Athletic Bilbao në “Camp Nou” në ndeshjen e parë, falë një goli fantastik me gërshërë nga Aritz Aduritz, transmeton Periskopi.

Sonte, në ndeshjen kundër Real Betisit, Barça u desh të luante pa emrat si Lionel Messi, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, të cilët janë të lënduar.

Kështu, trjaneri Ernesto Valverde vendosi ta ftojë në skuadër të riun Anssumane Fati.

Mirëpo, për shkak të rregullores së La Ligas, klubi u desh të merrte leje zyrtare nga prindërit e 16-vjeçarit në mënyrë qa ta fusnin atë në mesin e rezervistëve kundër Betisit.

Thuhet se klubet e futbollit nga top liga spanjolle nuk janë të lejuara të ftojnë lojtarë nën 18-vjeç në ndeshjet që zhvillohen vonë në mbrëmje, nëse nuk marrin leje nga prindërit e futbollistit fillimisht.

Kështu që, me ndeshjen mes Barçës dhe Betisit që filloi nga ora 21:00, gjiganti katalunas dhe Fati u desh të merrnin leje nga prindërit e lojtarit për të qenë legjitim për lojë. /Periskopi.com/

Kjo është Barça që e njohim të gjithë – e bën për ‘le se…’ mbrojtjen kundërshtare, shënon dy gola të shpejtë

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka rikthyer formën më të mirë kundër Real Betisit sonte, pavarësisht se fillimisht ishte në disavantazh.

Mirëpo, dy gola nga Antoine Griezmann dhe dy tjetrë  nga Carles Perez dhe Jordi Alba ia kanë siguruar një avantazh prej 4-1 blaugranëve.

Katalunasit e kanë marrë atë vetëbesimin e nevojshëm dhe po luajnë me shumë komoditet në zonën e kundërshtarit.

Këtë e dëshmon edhe goli i Perezit në minutën e 56-të dhe i Albas katër minuta më vonë, të cilët mund ta shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Edhe Messi i fasionuar me magjinë e Griezmannit- shënon supergol për epërsinë e Barçës

Periskopi.com Sporti

Antoine Griezmann ka kaluar Barcelonën në epërsi për herë të parë në ndeshje kundër Real Betisit në “Camp Nou”.

Sulmuesi francez realizoi golin e dytë personal në ndeshje dhe të Barçës në minutën e 50-të, përmes një goditje të bukur nga distanca.

Shikoni më poshtë.

 

Pas shënimit u fokusua kamera te Lionel Messi, i cili qartazi ishte i ngazëllyer me atë që po shihte. /Periskopi.com/

Barcelona barazon kundër Betisit, i shumëpërfoluri Griezmann ka shënuar

Periskopi.com Sporti

Barcelona ka barazuar rezultatin kundër Real Betisit në “Camp Nou”, me anë të Antoine Griezmannit.

Sulmuesi francez u transferua me bujë të madhe gjatë verës te Barça, por dështoi të parandalonte humbjen e blaugranëve nga Athletic Bilbao, javën e kaluar.

Sidoqoftë, sonte ai u zgjatë për mrekulli duke arritur topin në zonë pas krosimit nga Sergi Roberto, për të shënuar për 1-1 në minutën e 41-të.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Çfarë po ndodh me Barcelonën? Gabim katastrofal nga Busquets, Nabil Fekir kalon Betisin në epërsi

Periskopi.com Sporti

Barcelona e ka gjetur veten në disavantazh në ndeshjen kundër Real Betisit që po zhvillohet në “Camp Nou” në kuadër të La Ligas.

Një gabim nga Sergio Busquets në qendër të mesfushës në pasim nxiti një kundërsulm të shpejtë të mysafirëve.

Nabil Fekir ka shënuar një gol të bukur duke gjetur këndin e portierit me të majtën.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/