Sulmuesi serb i Real Madridit do të izolohet në shtëpi – kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Real Madrid, Luka Jovic vazhdon të shkakojë telashe te Real Madrid.

Pasi theu rregullat e karantinimit në muajin mars, ai tani rrezikon të infektojë të gjithë lojtarët e Real Madrid me koronavirus.

Mediet në Spanjë raportojnë se Jovic ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me një mik të tij i cili ishte infektuar me COVID-19, dhe Real Madrid ka urdhëruar izolimin e tij në shtëpi, si një masë paraprake.

22 vjeçari ka testuar negativ në provën e parë, dhe po pret një test tjetër.

Nëse ai do të testohet sërish negativ, ai do të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës ndoshta javën tjetër.

Ylli i Interit i bashkohet Real Madridit

Periskopi.com Sporti

Një përfaqësues pretendon se Milan Skriniar do të shkojë në Real Madrid pavarësisht interesimeve të Barcelonësdhe Manchester City nëse ai largohet nga Inter.

Raportet në Spanjë sugjeruan gjatë fundjavës që Barca dhe Madrid ishin të gatshëm për të filluar betejën për Skriniar.

Sidoqoftë, Mithat Halis – i cili punon për Star & Friend, agjensia që përfaqëson mbrojtësin – beson se Los Blancos janë “më afër” me klientin e tij, përcjell lajmi.net.

“Skriniar është me vlerë 100 milionë euro”, i tha ai AS.

“Real Madrid dhe Barcelona kanë garuar për transferimin e tij për dy vjet”.

”Tani për tani, Real Madrid është më afër arritjes së një marrëveshje me Interin sepse ata duan dhe kanë nevojë për lojtar shumë më tepër se Barcelona”.

“Real Madrid duhet të kërkojë alternativa për Ramos dhe Varane, gjë që shpjegon qasjen e Realit ndaj Interit”.

“Unë mund ta shoh Milan Skriniar të shkojë te Reali”, potencoi ai.