Erdogan në vizitë të papritur në Tunizi

Periskopi.com Lajme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka realizuar një vizitë të papritur të mërkurën në Tunizi për të biseduar me homologun e tij, Kais Saied, duke shënuar kështu vizitën e parë të presidentit turk prej kur Tunizia ka mbajtur zgjedhjet presidenciale në vjeshtë të këtij viti.

Kjo vizitë vjen teksa Turqia ka shtuar përpjekjet për të arritur marrëveshje me kombet e Mesdheut, meqë për këtë hapësirë ka mospajtime me Greqinë për brigjet e ishullit të ndarë të Qipros.

Muajin e kaluar, Turqia ka nënshkruar një marrëveshje të demarkakimit të kujfive detarë me Qeverinë e Libisë, hap që ka zemëruar Greqinë.

Athina ka thënë se marrëveshja shkel ligjin ndërkombëtar, derisa Ankaraja e arsyeton vendimin e saj duke thënë se ka për qëllim të mbrojë të drejtat e njerëzve në atë rajon, dhe është në përputhje të plotë me ligjet për zonat detare

Kë e duan më shumë shqiptarët: Merkel del e para, Erdogani i treti

Periskopi.com Lajme

Aleati kryesor i Kosovës në arenën ndërkombëtare shihet SHBA-ja, ndërkaq brenda BE-së shteti kryesor aleat shihet Gjermania.

Ndërsa Angela Merkel mbetet si liderja më e pëlqyer nga shqiptarët, pas saj Donald Trump dhe presidenti turk Erdogan, raporton Ekonomia Online.

Kështu ishin shumica e përgjigjeve nga hulumtimi i anketës të zhvilluar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Butrint Berisha nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) tha se në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 1 mijë e 200 qytetarë, ku 800 prej tyre ishin shqiptarë, 200 serbë dhe 200 qytetarë nga komunitetet tjera.

“Ky hulumtim është zhvilluar në gjitha komunat e Kosovës dhe janë marrë mbi 1200 respodentë duke përfshirë edhe komunitetet serbe dhe komunitetet tjera të moshës madhore mbi 18 vjeç. Në këtë hulumtim kanë marrë pjesë 800 shqiptarë, 200 serb dhe 200 pjesëtarë të komuniteteve tjera. Gjermania i prin listës në pyetjen se kush duhet të jetë partnerë kryesor ekonomik i Kosovës me rreth 39 për qind, Angela Merkel rikonfirmohet si liderja më e preferuar e kosovarëve me 63 për qind, ndërkaq pas saj vjen Donald Trump me 15 për qind dhe Erdogan me 10 për qind. Brenda respodentëve të komunitetit serb kanë zgjedhur presidentin rus Vladimir Putin si liderin e tyre të preferuar me 73 për qind. Ndërkaq NATO sipas kosovarëve është organizata ndërkombëtare që i ka ndihmuar më shumë Kosovës nga vitit 1999, e pasuar nga BE me 19 për qind”, tha ai.

Granit Tërnava nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, tha se kosovarët vazhdojnë t’i besojnë Gjermanisë.

“Gjermania vazhdon të jetë shteti partner kryesor ekonomik i Kosovës dhe kjo beson se duhet të jetë qasja e qeverisë së ardhshme. Merkel vazhdon të mbetet politikanja botërore më e pëlqyer ne Kosovë. Gjermania vazhdon të jetë partneri i dyti ndërkombëtarë pas SHBA”, tha ai.

 

Erdogan kërcënon kurdët: Do t’jua shtypim kokat po s’u tërhoqën

Periskopi.com Lajme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, thotë se Turqia do t’jua ‘shtypë kokat’ luftëtarëve kurdë nëse ata nuk tërhiqen nga zona e planifikuar e sigurisë në Sirinë veriore.

Turqia pranoi të enjten të pezullonte ofensivën për pesë ditë në mënyrë që t’i lejonte kurdët të tërhiqeshin nga zona. Por, të shtunën, të dyja palët akuzuan njëra tjetrën se po shkelnin armëpushimin.

Ankaraja i konsideron forcat kurde, si terroriste, dhe do të krijojë një zonë të sigurt brenda Sirisë. Pavarësisht armëpushimit të përkohshëm, shkëmbime sporadike zjarri ka patur, veçanërisht përreth qytetit kufitar Ras al Ain.

Duke folur në një tubim në provincën turke Kayseri, Erdogan tha se nëse luftëtarët kurdë nuk tërhiqen deri mbrëmjen e të martës, sic u ra dakord për armëpushimin, ofensiva do të fillojë atje ku u ndërpre dhe trupat turke do të vazhdojnë të shtypin kokat e terroristëve.

“Nëse tërhiqen, në rregull. Nëse jo, minutën në të cilën do të përfundojnë 120 orët ne do të fillojmë nga atje ku e lamë dhe do të shtypim kokat e terroristëve”, tha Erdogan.

Lideri turk do të bisedojë javën e ardhshme me presidentin rus, Vladimir Putin. Të shtunën ai tha se nëse ato bisedime nuk do të japin një zgjidhje, Turqia do të implementojë planet e veta.

Erdogan arrin së shpejti për një ‘vizitë ekstremisht’ të rëndësishme në Serbi: Për të hapur fabrika

Periskopi.com Lajme

Duke iu referuar vizitës së ardhshme që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do ta zhvillojë në Serbi, ambasadori turk në Beograd Tanzi Bilgic, thotë se kjo vizitë ‘do të jetë eksremisht e rëndësishme’.

Ai ka thënë se Serbia dhe Turqia do ta festojë 140 vjetorin e vendosjes së raporteve diplomatike mes të dyja vendeve këtë vit dhe me vizitën e Erdogan në Turqi, do të nënshkruhen ‘një numër  i madh marrëveshjesh në disa sektorë’, ka thënë ai.

“Është planifikuar që të ngritet një fondacion që do të jetë i rëndësishëm për projekte infrastrukturore si ai Beograd  – Sarajevë si dhe do të nënshkruhen marrëveshje të tjera që kanë të bëjnë me hapjen e disa fabrikave”, ka thënë ai në një intervistë për Danas, përcjell Periskopi.

Ai ka shtuar se numri i investimeve turke në Serbi po rritet vazhdimisht.

Investitorët turk kanë hapur deri tani në Serbi rreth 8 mijë vende pune sipas mediave serbe. Ambasadori turk në Beogradi, ka thënë se ‘së shpejti do të bëhet edhe përurimi i njërit prej investimeve më të mëdha në Kralevë, ku do të punësohen 2500 persona”. /Periskopi/

 

 

 

Erdogan në Bosnjë: M’i jepni gylenistët, mos i rrezikoni raportet me Turqinë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayiip Erdogan i cili po qëndron në Sarajevë ku po merr pjesë në Samitin e SEECP bashkë më vendet e rajonit, e të cilin po e bojkoton Kosova për shkak të trajtimit jo të barabartë, ka kërkuar që Bosnja e Hercegovina t’i dorëzojë shtetasit turq.

Erdogan i cili po përballet me telashe brenda partisë së tij AKP për shkak të dorëheqjeve të zyrtarëve të lartë, po vazhdon të merret me çështjen e gylenistëve.

Ai këtë e ka bërë në Sarajevë ku ka kërkuar t’i dorëzohen shtetasit turq të njohur si gylenistë, të cilët ai i sheh si fajtorë për puçin ushtarak të vitit 2016.

“Shpresoj se nuk do t’i rrezikoni raportet me Turqinë për shkak të Lëvizjes Feto” u ka thënë Erdogan anëtarëve të Presidencës boshnjake.

“Personalisht do të kujdesem që të zgjidhet ky problem” ka premtuar Milorad Dodik.

Ndërsa, anëtari boshnjak i Presidencës Sefik Dzaferovic ka thënë se Bosnja e Hercegovina nuk do të lejojë që të cenohen raportet me Turqinë dhe se gjithçka do të zgjidhet në përputhje me ligjet boshnjake dhe turke.

Por, sipas mediave të rajonit Erdogan është shfaqur i pakënaqur me bashkëpunimin rreth këtyre çështjeve.

Në vitin 2018 Kosova i kishte bashkëpunuar me autoritet turke duke ia dorëzuar 6 shtetas turq Ankarasë pa përfillur asnjë procedurë ligjore. Në kidnapimin e shtetasve turq kishte marrë pjesë AKI ndërkohë që shërbimi sekret turk kishte dërguar një aeroplan për këtë.

A do ta rrëzojë aleanca e Babacan, Gul dhe Davutoglu autokratin Erdogan?

Periskopi.com Lajme

Pas goditjes që e ka marrë në Stamboll, Presidenti i gjithëfuqishëm turk Recep Tayiip Erdogan po përballet me një stuhi tjetër. Të hënën nga partia është larguar ish – zëvendëskryeminstri Ali Babacan, zyrtar me influencë në Partinë e Drejtësisë duke përmendur “dallimet thella” brenda partisë. Babacan bashkë me ish-Presidentin Abdullah Gul po planifikojnë të formojë një parti politike, një hap ky  që pritet ta gërryej edhe më tej pushtetin e Erdogan. Ish-Kryeministri Ahmet Davutoglu po ashtu pritet të jetë pjesë e këtij skenari.

Duket se humbja e Stambollit ishte fillimi. Më e keqja për Erdogan pritet të vijë më vonë. Carjet brenda partisë mund t’ia humbin atij përfundimisht pushtetin që e ka zgjeruar viteve të fundit duke ia trashur vetes kompetencat dhe pushtetin.

goditja e parë ka ardhur sot. Ish – Zëvendëskryeministri turk, një zyrtar me ndikim në Partinë e Drejtësisë së Erdogan ka dhënë dorëheqje nga partia duke përmendur dallimet e thella dhe duke theksuar se Turqisë i duhet një vizion i ri.

Babacan bashkë me ish –Presidentin Abdullah Gulp o planfikoojnë që të themelojnë një parti rivale gjatë këtij viti, shkruan Reuters duke u thirrur në burime që janë në dijeni të këtyre zhvillimeve – një zhvillim që mund ta gërryej edhe më tej mbështetjen ndaj Erdoganit pas humbjes së Stambollit muajin e kaluar.

Në një deklaratë që ka dhënë sinjale për formimin e partisë rivale, Babacan ka thënë se është bërë e pamundur që të qëndrojë më tej në Partinë e Drejtësisë.

„ Në këto kushte, Turqisë i duhet një vizion i ri për të ardhmen e saj. Kemi nevojë për një analizë në secilën fushë, strategji të reja, plane dhe programe për të vendin tonë“ ka thënë Babacan.

„Është bërë e paevitueshme që të nisim një përpjekje të re për të tashmen dhe të ardhmen e Turqisë. Shumë kolegë të mi sikurse edhe unë e ndjejmë përgjegjësi historike ndaj kësaj përpjekje“ ka thënë ai.

Babacan ka shërbuer si ministër i ekonomisë dhe ministër i jashtëm në vitet e para të qeverisjes së AKP’së para se të bëhej zëvendëskryeministër, një pozitë që e ka mbajtur nga 2009 deri në 2015.

Gul ndërkaq ka qenë në krye të shtetit turk nga 2007 deri më 2014, kur Erdogan ka lëvizur në Presidencen turke.

Mbetet ndërkaq e paqartë se sa deputetë të AKP’së do t’i bashkohen Babacan e Davutoglusë dhe nëse Erdogan do ta humbë shumicën në Parlament, shkruan Der Spiegel. Por, tashmë është e sigurt se oponentët e Erdogan janë duke i diskutuar skenarët për ta rrëzuar nga pushteti Erdogan.

Pas kësaj, tri partitë opozitare, CHP, Iyi dhe HDP, shkruan Spiegel do të duhej t’i bashkonin forcat me disa pjesë së Partisë së Drejtësisë për ta kaluar një rezolutë parlamentare për ta mbajtur një referendum të ri për sistemin presidencial – për t’ia hequr Erdoganit kompetencat që i ka siguruar në referendumin e vitit 2017.

Erdogan shkon në Serbi për të çuar investitorë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se presidenti i Turqisë Recep Tayiip Erdogan gjatë muajve në vijim do ta vizitojë Serbinë.

Gjatë kësaj vizite, siç njofton “blic” i Beogradit, do të mbahet takimi trepalësh ndërmjet Turqisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Serbisë.

Vuçiq ka thënë se është i interesuar për sjelljen e investitorëve turq në Serbi dhe për krijimin e zonës jo doganore ndërmjet dy vendeve.

Ai ka shpjeguar se Erdogani kishte planifikuar ta vizonte Serbinë më herët, porse për shkak të zgjedhjeve të përsëritura për prefekt të Stambollit, vizita e tij është shtyrë për një ose dy muajt të ardhshëm.