Mbretëria Shqiptare reagon lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Lidhur me dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj pas ftesës së tij nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar, ka reaguar edhe Mbretëria Shqiptare.

Princi i Kurorës Leka II, ka vlerësuar se trimëria dhe guximi gjithnjë kanë qenë dhe mbeten tiparet më dalluese të Familjes Haradinaj, ndërsa është theksuar se ishte trishtues vendimi i Ramush Haradinajt për dorëheqje nga posti i kryeministrit, njofton Klan Kosova.

”Si gjithnjë trimëria dhe guximi ka qenë dhe është tipari më dallues i Familjes Haradinaj dhe kur bashkohen me mençurinë i japin asaj përmasa kombëtare, madje edhe më gjerë, duke u bërë shembull frymëzimi për gjithë politikanët shqiptarë kudo që ata ndodhen.

Krenohemi me ty Ramush dhe na rritë ndjenjën e pergjegjësisë për detyrimet që ka çdo shqiptar për Atdheun dhe Kombin e tij.

E trishtueshme kur mësova për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj është një patriot i vërtetë dhe një hero kombëtar.

Me kënaqësi dhe besim të plot pres kthim të shpejtë të Kryeministrit Haradinaj ndërsa kërkon drejtësi në Hagë.

Jemi krenar për forcën e Kryeministrit tonë dhe ne ndajmë të njëjtën përgjegjësi për paqe dhe stabilitet pa marrë parasysh pengesat. Përpara me hapa të mëdhenj si dy shtete por të bashkuara si një komb, brenda një Europe të vetme”.

Ministri i Nismës reagon menjëherë për ftesën e Speciales për Jakup Krasniqin – asnjë fjalë për ish-shefin e tij Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka reaguar në lidhje me ftesën që i ka bërë Gjykata Speciale bashkë-partiakut të tij, Jakup Krasniqit.

Reçica përmes një postimi në facebook ka përkrahur Jakup Krasniqin në rrugën e tij drejt Gjykatë speciale.

Ajo që ra në sy është se Reçica nuk e kishte thënë asnjë fjalë për dorëheqjen e tashmë ish-shefit të tij, Ramush Haradinaj.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të ministrit Reçica:

Një jetë e tërë në shërbim të atdheut, luftës për liri dhe ndërtim të shtetit, zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i kushtrimit të lavdisë drejt çlirimit të atdheut nga okupatori serb.

Qytetari ynë, Atdheu ynë, Kosova e lirë, sovrane dhe e pavarur, e ka të vështirë të shoh bijtë e saj duke u përballur me një Gjykatë e cila gjykon çlirimtarët dhe jo agresorët.

Lufta e UÇK-së e ka vulën e përjetshme të bijëve dhe bijave tona që u flijuan dhe të atyre që qëndruan në krye të kësaj lufte, sypatrembur e ballëlartë, në shërbim të atdheut.

Prandaj, asnjë Gjykatë Ndërkombëtare e asnjë instrument nuk mund të njollosë UÇK-në dhe figurat e saj emblematike.

Atdheu ynë synon dhe frymon lirshëm falë çlirimtarëve të UÇK-së!