Bajram Kosumi rizgjidhet rektor i Universitetit të Gjilanit

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram urimi Bajram Kosumit, për zgjedhjen në pozitën e rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.

Në mesazh, kryetari Haziri i ka uruar suksese Kosumit në pozitën rektorit, përderisa ka thënë se shpreson që të bëhet realitet Kampusi i këtij Universiteti.

“I uroj suksese në pozitën e rektorit ish – kryeministrit të Kosovës dhe mikut tim, Bajram Kosumi. Besoj dhe shpresoj shumë që Kampusin Universitar me stadardet më të larta ta bëjmë realitet, cili do të shërbej, jo vetëm për qytetarët e Gjilanit dhe Anamoravës, por edhe për ata të Kosovës Lindore”, ka thënë Haziri, thuhet në telegram.

Universiteti i Prizrenit anulon vendimin për zgjedhjen e rektorit

Periskopi.com Lajme

Këshilli Drejtues i universitetit “Ukshin Hoti” ka njoftuar Gjykatën Themelore të Prizrenit lidhur me vendimin për anulimin e zgjedhjes së rektorit të këtij universiteti.

Por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga gjyqësori lidhur me këtë çështje, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, zyrtarët e Gjykatës Themelore kanë bërë të ditur se lënda përkatëse aktualisht është në Gjykatën e Apelit për shkak të një ankese, dhe se pas kthimit nga shkalla e dytë do të caktohet seanca e radhës.

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Bedri Muhadri, ka pohuar se organet e këtij universiteti kanë njoftuar Gjykatën në Prizren se “vendimi i datës 22 maj 2018 për zgjedhjen e rektorit të universitetit ‘Ukshin Hoti’ në Prizren është anuluar në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UPZ-së, të mbajtur më datë 21 dhjetor 2018”.

“E kemi dorëzuar njoftimin në Gjykatën Themelore në Prizren. Nuk kemi pranuar ende ndonjë përgjigje prej Gjykatës rreth kësaj çështjeje. Presim që Gjykata ta marrë parasysh këtë fakt, sepse ne e kemi anuluar vendimin për zgjedhjen e rektorit”, ka thënë Muhadri.

Rektori, aksionar në biznesin milionësh

Periskopi.com Lajme

Rreth 360 mijë euro është vlera totale e pasurisë së paluajtshme e njërit prej rektorëve të universiteteve publike në Kosovë.

Agron Bajraktari, rektor në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka një pasuri që prek milionin sipas deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Bajraktari përveq se punon si rektor në USHAF, është edhe 50 përqind aksionar i biznesit  ‘Bajraktari’, për të cilin ka deklaruar se ka vlerë kapitale prej 2 milionë e 165 mijë e 500 euro

Sipas këtij deklarimi ai posedon një banesë 90 mijë euro, një shtëpi 50 mijë euro dhe një  shtëpi tjetër në vlerë prej 220 mijë euro.

Ai po ashtu ka dy vetura njëra në vlerë prej 9 mijë euro, tjetra 14 mijë euro

Bajraktari ka deklaruar të hyrat vjetore, ku si duket e ka përshkruar rrogën mujore si rektor që është 2 mijë e 581 euro e 15 cent.

Ndërsa rroga e bashkëshortes arrin  4 mijë e 939 euro në muaj.

Bajraktari nuk ka deklaruar para të gatshme apo borxhe.