Montolivo konfirmon pensionimin, sulmon hapur Milanin: Më bëri ta humb dashurinë për futbollin

Periskopi.com Sporti

Riccardo Montolivo e ka konfirmuar pensionimin nga futbolli profesionist, dhe ka fajësuar Milanin për vendimin e tij.

Montolivo ka qenë pa klub që nga largimi prej Milanit në verë, dhe ai nuk hezitoi të lansonte një sulm drejt “Rossonerëve”, duke thënë se ata e bënë ta humb dashurinë për futbollin, raporton Periskopi.

“Do të ndaloj së luajturi tani,” tha ish-mesfushori italian.

“Do të vazhdoj të jetoj në Milano me familjen time. Çka do të bëj tani. Nuk e di. Duhet të mendoj.

“Mund të thuani se Milani më detyroi të ndaloj së luajturi. Nuk e pata mundësinë as t’i them lamtumirë fansave pas shtatë viteve.”

34-vjeçari i jep fund karrierës pas 348 ndeshjeve dhe 25 golave në Serie A për Atalantan, Fiorentinën dhe Milanin.

Ai bëri 65 paraqitje për Italianë, duke ndihmuar “Azzurrët” të triumfojnë në Kampionatin Evropian më 2012, por dështoi të bënte qoftë edhe një paraqitje në “San Siro” sezonin e kaluar. /Periskopi.com/