Rinia e PDK’së mbulon gropat në Prishtinë: 3 zall, 1 çiment

Periskopi.com Lajme

Rinia Demokratike e PDK-së në Prishtinë ka zhvilluar një aktivitetin simbolik “3 zall, 1 çimento” duke shprehur pakënaqësinë për gropat në trotuare dhe rrugët në kryeqytet.

Gjatë këtij aksioni, aktivistët e PDK-së kanë mbushur me material ndërtues dy gropa në rrugën “Agim Ramadani”.

Nënkryetari i Rinisë Demokratike të PDK-së në Prishtinë, Vilson Dragusha tha se qytetarët e Prishtinës kanë telashe me infrastrukturën në kryeqytet, andaj ka kërkuar nga Drejtoria e Urbanizmit në Prishtinë që të merren me rregullimin e rrugëve dhe trotuareve.

Sipas tij më mirë është të investohet për nevojat e qytetarëve sesa të ketë teprica në buxhet

Pasardhësit e lidershipit të PDK-së shënojnë 19 vjetorin e themelimit

Periskopi.com Lajme

Me rastin e 19-të vjetorit të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK), sonte, është organizuar një takim solemn me të rinjtë e Rinisë Demokratike dhe përfaqësues nga kryesia e PDK-së me aktivistë të shumtë rinorë.

Në fjalën përshëndetëse të këtij shënimi solemn të përvjetorit të themelimit të RDK-së, foli Enver Hoxhaj, zëvendëskryetar i PDK-së, ku veçoi sukseset dhe sfidat e RDK-së, e cila ishte në ballë të ndryshimeve dhe shtetndërtimit, për këto vite.

“Viti 2019 mund të jetë një vit historik dhe këtë vit do ta përmbyllim me shtet ndërtimin e Kosovës. Duke ju dëshiruar sukses në këtë 19 vjetor, ftoj të gjithë juve ta mbani kokën lart dhe t’i besoni Partisë Demokratike të Kosovës”, theksoi Hoxhaj.

Siç njofton PDK, Enver Hoxhaj ka cekur se rinia e PDK-së është forcë e ndryshimit për vendin.

“Ju uroj ditëlindjen e 19-të si Rini Demokratike dhe ju falënderoj për një punë të madhe që keni bërë. PDK është forca e ndryshimit dhe PDK fillon me juve, me rininë. Ta përmbyllim shtet ndërtimin e Kosovës duke përmirësuar çdo fushë të jetës. PDK si forcë e ndryshimit matet me emra e mbiemra që kanë pasur rol kyç në PDK. Jam i nderuar që 90 për qind e kolegëve që janë sot në qeverisje, janë nga Rinia Demokratike. PDK, rininë e sheh si forcë të ndryshimit”, shtoi Hoxhaj.

Ndërsa, kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, duke i përshëndetur të gjithë anëtarët e kryesive të degëve të RDK-së, ka cekur kontributin e secilit pararendës për Kosovën, prandaj fitorja ishte e pashmangshme.

“Sot, secili prej jush reflekton shpresën e nevojshme të bashkëmoshatarëve tanë, sot secili prej jush është lider, është model për gjeneratat pas nesh, dhe këtë nuk e treguat me fjalë por me vepra. Duke i pasuar 19 vite pune, aktivitet të palodhshëm qytetar dhe politik të Rinisë Demokratike, ju treguat se jeni të duhurit për të ecur në këtë rrugë të trasuar nga strukturat e kaluara të rinisë”, theksoi Donjet Bislimi, duke i ftuar ata të kontribuojnë që rruga e Rinisë Demokratike të bëhet e vetmja rrugë shprese, vullneti dhe besimi për qytetarët dhe moshatarët tanë.

Bislimi ka përgëzuar secilin anëtarë të Kryesisë, secilin kryetar dege, anëtar të Kryesive të degëve dhe këshillave drejtuese, secilin kryetar nëndege, secilin aktivist të mrekullueshëm të Rinisë Demokratike, për punën deri me sot.

“Ai po ashtu, i përgëzoi të rinjtë e PDK-së për vullnetin që e reflektojnë, duke uruar që punën e deritashme ta dyfishojnë dhe trefishojnë gjatë këtij viti, me qëllimin e vetëm, të përbashkët, për shtetin e Kosovës, përmes fitores së PDK-së dhe kryeministrit të ardhshëm, z. Kadri Veseli”, njofton PDK./KosovaPress/