Rikujtojmë kur Drenthe u mundua të bënte stila para Leo Messit por u poshtërua keq

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi nuk ka shumë rivalë në futboll.

Gjashtë herë “Topi i Artë” është, me shumë gjasë, lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, transmeton Periskopi.

Rrallëherë e shohim argjentinasin duke performua keq në fushë, me kundërshtarët që janë të lumtur t’i japin atij respektin e merituar.

Royston Drenthe mendoi të bënte diçka më ndryshe njëherë, dhe e pësoi keq.

Drenthe dhe Messin njiheshin për problemet e tyre brenda dhe jashtë fushës, madje me ish-lojtarin e Real Madridit që e kishte akuzuar argjentinasin edhe për racizëm, por një gjë e tillë ishte mohuar kategorikisht nga Barcelona.

Dhe në vitin 2010, Messi tregoi mungesë të madhe respekti për Drenthen. Po flasim në aspektin sportiv.

Drenthe u mundua të bënte stila në krahun e majtë, por i mbeti prapa topi.

Kjo i dha hapësirë Messit ta merrte topin, para se të mbyllej menjëherë nga Drenthe, por magjistari argjentinas u lirua për mrekulli nga ai me disa prekje të lehta, duke e lënë në gjumë rivalin e kahmotshëm.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/