Seanca për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti do të mbahet, vetëm pritet të caktohet vendi

Periskopi.com Lajme

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të procedohet mocioni i inicuar nga LDK për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti do të mbahet përfundimisht.

Burimë të Gazeta Blic brenda Kryesisë së Kuvendit të Kosovës kanë thënë se kjo është një çështje e përfunduar.

“Seanca do të mbahet, por vetëm duhët të përcaktohet vendi. Nëse konsiderohet se salla ku mbahen seancat e Kuvendit nuk i plotëson kushtet, atehëre do të gjendet ndonjë sallë alternative, në mënyrë që të respektohet distance prej 2 metrash, ashtu siç ka rekomanduar IKSHP”, tha ky burim i Gazeta Blic.

Gazeta Blic pak më parë raportoi se Kryesia ka shkuar në një pauzë disaminutëshe, për shkak se sekretaria e Kuvendit është duke e matur salllën ku mbahen seancat e Kuvendit, në mënyrë që të konstatoj nëse ka kushte për mbledhjen e radhës.

Para pak minutash Kryesia ka shkuar në një pauzë disa muntëshë.Kështu ka thënë për Gazeta Blic një burim brenda mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Kemi shkuar në pauzë disa minutëshe. Sekretaria është duke e matur sallën ku mbahet seancat e Kuvendit për të vërtetuar nëse ka kushte për mbajtjen e seancës për micionin e inciuar nga LDK për votëbesimin ndaj qeverisë Kurti”, tha ky burim.

Salihu: Kjo është arsyeja pse LDK e VV s’po e rrëzojnë Qeverinë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Salih Salihu, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk janë të gatshme që ta rrëzojnë Qeverinë.

Ai ka thënë se mungesa e gatishmërisë lidhet me dialogun me Serbinë.

“LDK dhe Vetëvendosje nuk janë të gatshme ta rrëzojnë Qeverinë. Sepse ato e dinë që procesi i dialogut është i vështirë dhe iu duhet ta marrin barrën e dialogut. Ato po presin që mos po përfundon dialogu me këtë Qeveri”, ka thënë ai në RTK.

Deputetët do të shkojnë në pushim, çka do të ndodhë me rrëzimin e Qeverisë?

Periskopi.com Lajme

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet që shumë shpejt të shkojnë në pushimin e verës. Ndonëse me Rregulloren e Punës parashihet që një gjë e tillë të ndodhë më 1 gusht, ditëve të fundit ka pasur deklarime të atilla që deputetët mund ta nisin pushimin qysh nga data 15 korrik e këtij viti

Megjithëkëtë zyrtarë të Kryesisë së Kuvendit thonë se ende nuk është vendosur data finale e pushimit, ndonëse kanë pohuar se me marrëveshje të grupeve parlamentare pushimi mund të merret më herët se që e përcakton Rregullorja.

Por përfaqësuesit e opozitës e kundërshtojnë një opsion të tillë, pasi sipas tyre ka shumë çështje e pika të mbetura, të cilat duhet të përfundojnë para pushimit.

Meqë aktualisht ka një dështim total të menaxhimit të punës së Kuvendit, sipas zyrtarëve të opozitës vendi sa më parë duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Por ani pse pushimi i Kuvendit po afrohet, ata nuk e shohin problem rrëzimin e Qeverisë, pasi thonë se mund të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në momentin që bëhen numrat e nevojshëm për një gjë të tillë./zëri

Haradinaj për rrëzimin e Qeverisë: Le ta bëjnë, na pshtojnë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë është pyetur nga gazetarët për shumë tema. Njëra ndër to është edhe inicimi i opozitës për ta rrëzuar Qeverinë që udhëhe ai.

Haradinaj tha se kohëve të fundit nuk është marr shumë me këtë temë por sipas tij në momentin që arrijnë t’i bëjnë  61 nënshkrime, le ta bëjnë.

“Na pshtojnë dhe shkojmë në zgjedhje”, tha Haradinaj.

Ai tha se  nuk është mërzitur që nuk ka pasur rol deri më tani në procesin e dialogut me Serbinë, sepse sipas tij si i tillë ka qenë i devijuar.

I pyetur se a do të marrë këshilla nga presidenti, por jo ato të shkëmbimit të territoreve.

“Hapat e tjerë nuk i ndërmarrë i vetëm. Unë nuk mundem me përfaqësu Kosovën pa gjithë përfshirje. Kam përfaqësuar një qëndrim kushtetues për mos prekshmërinë e integritetit… nuk kam bërë kompromis me këdo qoftë, nëse ka këshilla që ndihmojnë janë të mirëseardhura. Finalja e marëdhënieve është njohja reciproke me kufijtë ekzistues, e këshillat tjera le t’i mbajnë në shtëpi”, ka thënë ai.

Kërkohet rrëzimi i qeverisë para pushimeve verore

Periskopi.com Lajme

VV thotë se është e gatshme të rrëzojë qeverinë, në LDK theksojnë se duhet siguri, AAK nuk po ndjehet e rrezikuar.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që gjeti të si kundër kushtetues delegacionin shtetëror, ka sjellë në vëmendje edhe një herë mocionin për rrëzim të qeverisë.

Kështu, Lëvizja Vetëvendosje thonë se mocioni duhet nisur menjëherë.

Madje, sipas Glauk Konjufcës, sa për Lëvizjen Vetëvendosje që sot mocioni i mosbesimit do të hidhej votim.

Konjufca madje thotë se në Kuvend janë përmbi 63 deputetë të gatshëm të votojnë rrëzimin e qeverisë.

Por, njëjtë nuk mendojnë në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Në këtë subjekt thonë se do t’i drejtohen Kuvendit në momentin kur janë të sigurt se i kanë 61 vota.

E deputeti nga radhët e pushtetit, Milaim Zeka, tregon se ka ofruar votën e tij për ta dërguar në shtëpi koalicionin PAN, pjesë e të cilit është edhe ai.

Ndërkohë, krejt këto paralajmërime nuk po i bëjnë fort përshtypje partisë së kryeministrit, raporton T7.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se nuk po i brengosin fare kërcënimet për zgjedhje.

Ka disa muaj që Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës kanë filluar mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

AAK s’ka frikë nga mocioni i VV’së dhe LDK’së për rrëzimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Tri partitë opozitare në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate kanë iniciuar një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.

Mirëpo, mocionit të nisur nga partitë opozitare nuk po i frikësohet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti e koalicionit qeverisës.

Nënkryetari i kësaj partie, Pal Lekaj tha se në demokraci çdo partie i lejohet të bëjë veprime të tilla.
“E mira e demokracisë është kjo, secili që jemi në politikë mund të organizojmë kundërshtime demokratike e ligjore kundrejt konceptit qeverisës. Në këtë rast edhe mocioni i opozitës nuk na bën që ne të ndalim punën apo të ndihemi në panik”,ka thënë Lekaj në një deklaratë për Telegrafin.

Lekaj tha se do të vazhdojnë të punojnë si koalicion qeverisë deri në fund të mandatit.

“Opozita është e lirë të tentojë me të tilla veprime të rrëzojë qeverinë. Ne jemi absolutisht në krye të detyrës dhe ne zbatim të mandatit qytetar e kushtetues. Kështu do të vazhdojmë të sigurt deri në zgjedhjet e ardhshme, që sipas rregullave kushtetuese ligjore i bjen te mbahen në vitin 2021”, tha ai.

Vlen të përmendet se ishte kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ai që ka njoftuar se do të nisin mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Ai ka realizuar edhe dy takime të ndara me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe kreun e PSD-së, Shpend Ahmetin me ç’rast janë dakorduar që të ndërmarrin veprime të përbashkëta për rrëzimin e Qeverisë.

Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se kanë siguruar 58 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë, duke shtuar se 58 votat e siguruara janë të partive opozitare dhe se nuk kanë kërkuar votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë. Për të pasur sukses një mocion për rrëzimin e Qeverisë, nevojiten 61 nga 120 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Tri partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, i kanë gjithsej 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe për suksesin e një mocioni të mosbesimit për Qeverinë, nevojiten edhe 5 vota.

Molliqaj: Kemi strategjinë për rrëzimin e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të reja

Periskopi.com Lajme

Partia Socialdemokrate (PSD) ka strategjinë për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” dhe për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme brenda 6 muajve, përkatësisht deri në fund të këtij viti. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për “Zërin” deputeti i kësaj partie Dardan Molliqaj.

Deputeti i PSD-së Dardan Molliqaj në një intervistë për gazetën “Zëri” ka deklaruar se partia e tij ka strategjinë për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj” dhe për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme brenda 6 muajve

Megjithatë për të pasur sukses një strategji e tillë Molliqaj pranon se nevojitet ndihma e LDK-së, e ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Alternativës.

Përderisa për kryeministrin Haradinaj ka thënë se për shkak të skandaleve të shumta nuk e meriton të vazhdojë të qëndrojë në pushtet, për kryeparlamentarin Kadri Veseli thotë se duhet të japë dorëheqje pas aferës së “Fajdeve”.

Deputeti i PSD-së nuk ka lënë pa kritikuar edhe presidentin Hashim Thaçin në këtë intervistë për “Zërin”, duke thënë se i pari i vendit nuk ka kontribuuar në kauzën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pavarësisht deklaratave të tij të fundit.

Opozita qet kushte edhe për rrëzimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë nisur takimet për bashkëpunim për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës.

Të premten përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me drejtorin e të ashtuquajturës zyrë për Kosovës në Qeverisë e Servisë, Marko Gjuriq.

Nga ky takim Lista Serbe mori fuqi nga Beogradi dhe paralajmëroj largimin nga institucionet e Kosovës.

Nga ana tjetër Gjuriq tha se Lista Serbe është e gatshme të japin dorëheqje përsëri nga postet e kryetarëve të komunave si dhe të bashkëpunojnë me secilën parti në Kosovë për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

“Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk mbështet qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështes secilën parti politike, që organizon iniciativa për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thënë Gjuriq.

Mirëpo a do të pranonte opozita bashkëpunim me Listën Serbe për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë për lajmin se një bashkëpunim i tillë është i pamundur.

“Ne në vazhdimësi kemi pas paraqitje publike për këto, kemi pas qëndrime lidhur me këtë çështje. Ne si Lëvizje Vetëvendosje së bashku me pjesën tjetër të opozitës jemi duke i koordinuar hapat për rrëzimin e Qeverisë, por që kjo nuk nënkupton që do të kemi bashkëpunim me Listën Serbe. Lista Serbe është një subjekt politik i cili dirigjohet nga Beogradi, rrjedhimisht çfarë do bashkëpunimi me këtë subjekt politik do të ishte i papranueshëm”, ka thënë deputetja e opozitës.

Mirëpo, kur mocioni i Vetëvendosjes dhe i LDK-së do të shkojë në Kuvend, thotë ajo, aty janë 120 deputetë dhe të drejtën e votës e kanë secili prej tyre.

“Nuk do të kemi takim dhe nuk do të kërkojmë që ta japin voton për rrëzimin e Qeverisë nga Lista Serbe”, ka thënë mes tjerash Haxhiu.

Në anën tjetër, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë se as LDK nuk e ka qëllimin që me vota të Listës Serbe ta rrezojë Qeverinë, duke e mohuar kategorikisht çdo bashkëpunim të mundshëm me partinë serbe.

“Ne parapëlqejmë që këtë qeveri, konkretisht koalicionin PAN që ne e konsiderojmë të dëmshëm për vendin, ta rrëzojmë me votat me partitë e shumicës shqiptare, por mbase nuk i kemi numrat atëherë ne i bëjmë thirrje partive të koalicionit të na bashkëngjiten.

Por nëse mocioni hidhet në Kuvend atëherë voton edhe Lista Serbe, si e komenton këtë LDK?

“Ne nuk mundemi me ndalu me votu, por preferencat e LDK-së janë që Qeveria të rrëzohet me votat e shqiptarëve”, ka thënë ai.

Ndryshe, të martën ka pasur një takim mes liderit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Temë kyçe e takimit ka qenë padyshim mocioni për rrëzimin e Qeverisë.

Gjatë ditëve në vazhdim pritet të Mustafa të takohet me kryetarin e Parisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

As vetë opozita s’arrin të merret vesh për rrëzimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Opozita u është rikthyer orvatjeve për t’ia shkurtuar mandatin Qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ndryshe prej tentativave të deritashme, ku Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk e konsideronin PSD-në partnere të denjë në këtë mësymje, tani ndërmarrja synohet të jetë e përbashkët.

Por, ka dallime brenda tyre për rrugën që duhet ndjekur deri në rrëzimin e Qeverisë. PSD-ja nuk do që Qeveria të bjerë me votat e Listës Serbe, shkruan sot Koha Ditore.

Haradinaj dhe partnerët e tjerë të koalicionit i kishin pritur disa orë deputetët e Listës Serbe, që kishin shkuar të merrnin direktiva nga Vuçiqi para së të bëheshin pjesë e Qeverisë. Pas arrestimit të Marko Gjuriqit dhe ngritjes së taksës, Lista Serbe deklaroi tërheqjen nga institucionet.

Por ministrat e këtij subjekti vazhdojnë t’i ushtrojnë funksionet, e deputetët janë paraqitur në Kuvend për t’u nënshkruar dhe për t’u shpëtuar mandatet. Kjo parti i ka ofruar votat e deputetëve për të rrëzuar Qeverinë.

Qeveria Haradinaj deri tani ka funksionuar pa e pasur shumicën në Kuvend. Lista Serbe ka mbajtur një pozicion të ndërmjetëm, por as opozita e përbërë nga partitë shqiptare nuk ka arritur 61 vota, aq sa duhen për ta rrëzuar Qeverinë. Është paragrafi i parë i nenit 82 të Kushtetutës që precizon se “nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës”. Ndërkaq, sipas nenit të 66 të, “në raste të shpërndarjes së Kuvendit, (zgjedhjet mbahen v.j.) jo më vonë se dyzet e pesë (45) ditë pas shpërndarjes”. Nëse mocioni i mosbesimit dështon, një tjetër nuk mund të ringrihet gjatë nëntëdhjetë ditëve të ardhshme.

(Pa) fuqia e opozitës

Opozita e vetme nuk do të mundë ta shtyjë mocionin e votëbesimit, nëse nuk siguron vota nga partitë në pushtet apo të Listës Serbe. LDK-ja, LVV-ja dhe PSD-ja bashkërisht kanë 56 deputetë. Por pjesë e grupit parlamentar të LDK-së zyrtarisht është edhe Teuta Rugova, që kishte votuar pro koalicionit aktual. Ndërkaq Lista Serbe ka 10 deputetë.

Milaim Zeka i tregon opozitës se kur do ta japë votën për rrëzimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

 

Deputeti i Nismas, Milaim Zeka ka thënë se në vjeshtën e këtij viti vota e tij do të jetë pro rrëzimit të Qeverisë Haradinaj.

“Kushdo që e ka ndërmend në vjeshtë ta rrëzojë këtë Qeveri e ka votën time”, ka thënë Zeka në Zona B të Klan Kosova.

Zeka ka thënë se nuk pajtohet me shpenzimet e madha të cilat sipas tij bëhen për gjëra koti, ndërsa Kosova ende nuk ka qenë në gjendje që të bëjë një dokumentar për përdhunimet e grave shqiptare dhe masakrat e kryera nga forcat serbe.

“500 filma dokumentarë është dashtë deri tash t’i bëjmë”.

“220 mijë janë shfrytëzuar për tre ditë për të marrë pjesë 31 veta në Bienalen e Venecias që në jetën e vet s’kanë parë piktura. Ka qenë edhe Veseli që asnjë kryetar i Kuvendi s’ka qenë atje dhe ministri me truproja me shofera. Nuk mund një shtet të harxhojë kaq shumë para dhe ne të mos kemi dokumentar për përdhunimet, masakrën e Dubravës dhe masakrat tjera”.

Lekaj: Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, shakaja e radhës e LDK’së

Periskopi.com Lajme

Numri dy i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se iniciativa e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj është vetëm një shaka e radhës.

Ai ka komentuar deklaratën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që paralajmëroi takime me kryetarët e partive tjera opozitare për të nisur mocionin e mosbesimit.

“Sa i përket rrëzimit të qeverisë, që në ditën kur është nënshkruar marrëveshja e koalicionit opozita ka menduar se brenda muajsh s’do të ekzistojë, por kaluan 19 muaj që Qeveria është stabile, po funksionon e po i shërben popullit. Po e themi pak me shaka, sikur Mustafa të ishte deputet e të jepte nënshkrimin për rrëzim do të mendoja se do të rrëzonte, por meqenëse ai s’është deputet e s’mund të nënshkruajë mund të them se do të vazhdojë e kjo është vetëm shaka tjetër e LDK-së”, ka thënë Lekaj në Puls të KTV-së.

Konjufca: Mocioni i votëbesimit këtë javë, për rrëzimin e Qeverisë nuk dihet

Periskopi.com Lajme

Këtë javë pritet takimi i liderëve të opozitës, kështu për një mocion votëbesimi për qeverisjen aktuale. Opozita janë në kërkim të votave të pozitës, ndërkohë LDK-ja ende nuk ka vendim nëse do i kërkojnë edhe votat e Listës Serbe. Këtë javë pritet të bëhet mocioni, por jo edhe shkarkimi i Qeverisë.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e ka rikonfirmuar takimin e liderëve të partive opozitare brenda kësaj jave, qëllimi i të cilit tha se është intensifikimi i bashkëpunimit në mes tyre dhe koordinimin rreth përmbajtjes së mocionit për rrëzim të qeverisjes aktuale.

Osmani duke mos dashur të flas për emrat e deputetëve nga mazhoranca të cilët i  kanë targetuar për t’u marr nënshkrimet për rrëzim të koalicionit PAN, tha se me këta deputetë ka kohë që kanë bashkëpunim.

Ajo thotë se finalizimi i këtyre bashkëpunimeve me deputetët e pozitës do të mund të bëhet vetëm pas përfundimit të takimit të paralajmëruar të tre liderëve të partive opozitare.

“Gjatë kësaj jave do të ketë takime në nivel të liderëve të këtyre partive politike që janë për momentin në opozitë për të koordinuar kohën e vendosjes së mocionit në votim, dhe po ashtu për të parë se si mund të koordinohemi edhe me deputetët tjerë individual që për momentin janë në pushtet sepse në aspektin e numrave duhen së paku edhe katër pesë deputet të tjerë të votojnë në mënyrë që mocioni të jetë i suksesshëm , pra për momentin ka intensifikim bashkëpunimi për të koordinuar kohën dhe për të koordinuar përmbajtjen e mocionit sepse ai duhet të arsyetohet proceduralisht…Ka deputet edhe brenda koalicioni qeverisës që nuk janë të kënaqur me mënyrën se si po qeverisë koalicioni aktual dhe natyrisht që bashkëpunimi me ta është duke vazhduar që një kohë”, thotë Osmani.

Deputetja e partisë opozitare më të madhe në vend, Vjosa Osmani nuk e përjashton  mundësinë e bashkëpunimit për rrëzim të qeverisë edhe me deputetët e  Listës Serbe, teksa u shpreh se ky vendim do të merret në ditët në vijim.

“Ky është një vendim që do merret në ditët në vijim edhe kryesia e LDK-së do të mbahet gjatë kësaj jave, pastaj edhe organet tjera të partisë sonë dhe do të diskutohet kjo, sepse akoma nuk ka ndonjë vendim nga organet partiake lidhur me këtë“, shprehet ajo.

E shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,  Glauk Konjufca thotë se tani është koha e mocionit për rrëzim të koalicionit qeverisës PAN, dhe se kjo javë do jetë vendimtare për përpilimin e tekstit të mocionit, por jo edhe për rrëzim të koalicionit qeverisës.

Konjufca pranon se opozita nuk i ka votat për rrëzimin e Qeverisë, por thotë se ato do t’i kërkojnë edhe brenda koalicionit qeverisës.

“Krejt ajo që mund të konkludojmë tash për tash që kemi zotime nga subjektet opozitare sa i përket rrëzimi të Qeverisë, por jo edhe të deputetëve të mazhorancës, kjo nuk do të thotë që nuk do përpiqemi në ditët në vijim që të vijmë deri edhe tek nënshkrimet e ndonjë deputeti i cili ka qenë kritik ta zëmë ndaj qeverisjes së deritanishme….07’21 Sa i përket tekstit dhe nënshkrimeve të opozitës unë mund të them që është vendimtare, por sa i përket rrëzimit të qeverisë nuk mund të konkludoj që mund të jetë javë vendimtare”, thotë Konjufca.

Më kritik ndaj dy partive më të mëdha opozitare është deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu i cili thotë se përkundër që nënshkrimet për rrëzim të Qeverisë Haradinaj i kanë dorëzuar në korrik të vitit të kaluar, deri më tani ka munguar bashkëpunimi opozitar.

Sipas tij, deri tash LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë pasur vetëm akuza ndaj PSD-së dhe jo bashkërendim, pa të cilin, siç thotë ai, nuk mund të ndodh rrëzimi i kësaj qeverie.

“Fatkeqësisht në këtë një vit ne kemi parë vetëm një qasje nga subjektet tjera opozitare ajo ka qenë akuzë ndaj PSD-së,  ne e mirëpresim nismën e zotëri Mustafa te shohim edhe kryetari i Partisë Socialdemokrate zotëri Shpend Ahmeti është shprehur tashmë se mirëpresim iniciativën, por në fakt e vërteta është kjo që ka një vit që ne i kemi dhënë nënshkrimet dhe iu kemi thënë se rruga përpara është bashkërendim opozitar i të gjitha grupeve opozitare dhe me një strategji të përbashkët mund edhe ta rrëzojmë por duke akuzuar një subjekt opozitare, dhe duke mos marr fare asnjë lloj iniciative nuk rrëzohet asnjë qeveri e lëre më një e dobët si kjo”, thotë Sejdiu.

Për rrëzimin e Qeverisë duhet të sigurohen të paktën 61 vota.

Isa Mustafa: E kemi vendosur ta rrëzojmë Qeverinë e Ramush Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Isa Mustafa është shprehur i vendosur ta çojë në shtëpi Ramush Haradinajn dhe Qeverinë e tij. Ka thënë se prej sot LDK është e gatshme t’i japë nënshkrimet për rrëzimin e Ekzekutivit. U ka bërë thirrje edhe VV e PSD’së të bashkohen në këtë nismë. Sipas tij, Qeveria aktuale ka bllokuar Kosovën, i ka prishur raportet me ndërkombëtarë dhe ka bllokuar Parlamentin.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha se janë duke punuar në sigurimin e votave për mocionin e mosbesimit.

Sipas tij, përveç me LVV-së dhe PSD-së janë duke u munduar që të sigurojnë vota edhe nga partitë e koalicionit aktual.

“Jemi shumë të interesuar që si LDK ti kontribuojmë forcimit të shtetit të Kosovës, t’i kontribuojmë forcimit ekonomik dhe punësimit të njerëzve dhe të kontribuojmë që Kosova të del para opinionin ndërkombëtar si shtet i fortë. Ne do të vazhdojmë ne do të ftojmë edhe VV dhe PSD që t’i bëjmë bashkërisht nënshkrimet. Do i presim dhe do mundohemi që të përfitojmë dikë nga partitë e koalicionit. Si LDK jemi në gjendje që prej sot të japim nënshkrimet tona dhe do kërkojmë edhe nga të tjerët që ta bëjmë këtë punë”, shtoi Mustafa.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dalë në konferencë për medie pas mbajtjes së Kuvendit të Punës së kësaj partie, raporton Ekonomia Online. Ai tha se delegatëve të Kuvendit të LDK-së e kanë vlerësuar punën e qeverisë Mustafa.

E duke folur për Qeverinë e tanishme tha se e ka bllokuar Kosovën dhe ka rritë korrupsionin në vend.

Mustafa tha se kjo Qeveri i ka rrezikuar raportet me BE-në dhe Amerikën.

“Alternativa e atyre që u bënë bashkë për ta rrëzuar qeverinë Mustafa është kjo që është sot, është alternativë që na i ka rrezikuar raportet me Bashkimin Evropian, me SHBA-në, e ka bllokuar Kosovën, e ka bllokuar punën e Kuvendit, e ka rritë korrupsionin sepse ne atëherë kemi pasë vlerësime të Komisionit Evropian se kemi përmbushur edhe kriterin për korrupsionin dhe tani po thuhet se kemi probleme me korrupsion”, tha Mustafa, raporton EO.

Duke e vlerësuar punën e gjithë delegatëve të Kuvendit të LDK-së, Mustafa tha Raporti i Punës është votuar në mënyrë unanime.Ai tha Kuvendi e ka vlerësuar lartë punën e qeverisë Mustafa.

“Raporti i punës u votua në mënyrë unanime nga të gjithë. LDK-ja në Kuvend ka shumicën. LDK-ja bindshëm prin ndaj partive tjera, kemi përkrahjen e qytetarëve. Kuvendi ka vlerësuar lartë punën e Qeverisë e cila është drejtuar nga LDK-ja, qeveri e cila ka nxitur zhvillimin ekonomik të vendit, ka thelluar dhe forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Mustafa.

Krasniqi – Hotit: Qeveria nuk rrëzohet me vajtime

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi, i është kundërpërgjigjur Avdullah Hotit të LDK-së, i cili tha sot se “po të mos shkonte PSD me PAN-in, Qeveria aktuale do të ishte rrëzuar”.

“Dështimet e strategjisë së tyre, Avdullah Hoti prapë ia paska mveshur PSD-së”.

“Tash e 1 vit nënshkrimet tona për rrëzimin e qeverisë i keni të deponuara. Tash e 1 vit po ju presim që me strategjinë tuaj ta rrëzoni Qeverinë. Tash e 1 vit krejt çka kemi parë janë vajtimet pa asnjë efekt dhe pa asnjë rezultat”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Ejani ta bëjmë një strategji të përbashkët me PSD-në për rrëzimin e Qeverisë dhe do ta shihni rezultatin”.

Krasniqi ka pohuar në fund se nuk rrëzohet qeveria me vajtime.

Statusi i plotë

Dështimet e strategjisë së tyre, Avdullah Hoti prapë ia paska mveshur PSD-së.

Tash e 1 vit nënshkrimet tona për rrëzimin e qeverisë i keni të deponuara. Tash e 1 vit po ju presim që me strategjinë tuaj ta rrëzoni Qeverinë. Tash e 1 vit krejt çka kemi parë janë vajtimet pa asnjë efekt dhe pa asnjë rezultat.

Ejani ta bëjmë një strategji të përbashkët me PSD-në për rrëzimin e Qeverisë dhe do ta shihni rezultatin. Nuk rrëzohet qeveria me vajtime ☹.

Komplikohet situata për rrëzimin e Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Pas shumë vështirësive, në shtator të vitit të kaluar Qeveria aktuale e Kosovës kishte arritur të zgjidhej me shumicë minimale të votave, 61 sosh. Tash kur kanë kaluar rreth 15 muaj prejse kryeministri Ramush Haradinaj kishte marrë timonin e Qeverisë së tanishme opozita nuk po arrin t’i bëjë votat e mjaftueshme për t’i dhënë fund kësaj qeverie. Përkundrazi, rruga për ta arritur këtë synim tashmë është vështirësuar. Kështu deklarojnë zyrtarë të LDK-së, parti kjo e cila qysh para një viti pati nisur të paralajmëronte mocion për rrëzimin e Qeverisë. Sipas tyre, veprimet e fundit të PSD-së, e cila tashmë i është bashkuar koalicionit qeverisës në delegacionin për dialog, ka çuar deri te komplikimi i situatës për ta rrëzuar qeverinë “Haradinaj”

Mirëpo përfaqësues të PSD-së thonë se ky subjekt ka ofruar nënshkrimet e deputetëve të saj për ngritjen e mocionit, porse LDK-ja, siç shprehen ata, nuk kanë bërë kurrfarë përpjekjeje për ta konkretizuar një gjë të tillë.

Rrjedhimisht dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja e LVV-ja, tashmë kanë mbetur pa ndonjë plan konkret që do ta funksionalizonte mocionin për rrëzim të Qeverisë, shkruan Zeri.

Deputetët e LVV-së vlerësojnë se plani i vetëm për të çuar deri në rënien e Qeverisë mbetet bashkëpunimi me disa deputetë të partive të koalicionit qeverisës.

Pasi tha se nëse rrëzohet merr me veti edhe Thaçin e Veselin, Krasniqi i reagon Haradinajt: Mos u frikëso

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se Ramush Haradinaj s’bën të frikësohet nga rrëzimi prej pozitës së Kryeministrit.

Reagimi i njeriut të dytë të PDK’së ka ardhur pasi Kryeministri Haradinaj, një natë më parë, tha se nëse rrëzohet bashkë me te do të shkojnë në shtëpi edhe Kadri Veseli e Hashim Thaçi.

Memli Krasniqi ka thënë të mos e ketë dëgjuar e lexuar deklaratën e Haradinajt, e cila është publikuar në televizione, gazeta e portale.

“Nuk e kam dëgjuar deklaratën e z. Haradinaj, por besoj se Kryeminstri nuk duhet të ketë asnjë frikë nga rrëzimi prej pozitës se tij”, ka thënë Krasniqi.

Të premten mbrëma, Haradinaj në KTV ka thënë se është i gatshëm ta rrëzojë Qeverinë, por me vete do t’i marrë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe ish-bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit, Kadri Veselin.

“Po shkojmë të gjithë në paket, po shkojmë edhe unë edhe kryeparlamentari edhe presidenti, edhe po e çlirojmë Kosovën”, kishte thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK’së ka nisur një betejë me ish-Kryetarin e PDK’së, Hashim Thaçin lidhur me marrëveshjen finale me Serbinë. Kryeministri ka kundërshtuar idenë e Presidentit për ndryshim e korrigjim kufijsh.

Shefi i Qeverisë së fundmi ka marrë një vendim për t’i vënë taksë 100 për qind produkteve serbe. Presidenti ka dalë edhe kundër këtij vendimi.

Pas vendimit për taksën, katër kryetarë të komunave veriore, kanë dhënë dorëheqje.

Ndërkohë, në PDK thonë se Ramush Haradinaj duhet të ketë plan të qartë për taksën dhe për çështje tjera.

“PDK i ka dhënë mbështetjen e plotë Kryeministrit që nga fillimi dhe këtë mbështetje vazhdon ta ketë. Edhe për çështjen e taksës ne e mbështesim, sepse besojmë se ai ka plan të qartë për këtë dhe çështjet e tjera”, ka shtuar Krasniqi për Express.

“Spekulimet dashakeqe nuk duhet të ndikojnë në punën e rëndësishme të cilitdo bartës institucional”, ka deklaruar Memli Krasniqi.

VV s’di kah t’ia mbajë: S’bëjmë pazare me Listën Serbe, por nuk ua ndalojmë votimin e rrëzimit të Qeverisë

Periskopi.com Lajme

Rexhep Selimi thotë se duhet të kemi kujdes nga planet që ka Lista Serbe.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se qasja e këtij subjekti politik mbetet i njëjtë në raport me Qeverinë e Kosovës.

Selimi në “Debat Plus“ në RTV Dukagjini ka thënë se për momentin opozita edhe nëse bëhet bashkë nuk i ka numrat për rrëzimin e kësaj qeverie.

“Ne po bëjmë një opozitarizëm aktiv. Na është dashur t’u kujtojmë se Qeveria është e pakicës, pasi as ligjet më të thjeshta nuk mund t’i kalojë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se fatkeqësia e Kosovës është se Lista Serbë ishte përcaktuese për votimin e qeverisë aktuale.

“Në vazhdimësi Lista Serbe po del të jetë përcaktuese edhe për funksionimin e Qeverisë edhe për institucionet tjera. Ne nuk ua kemi dhënë këtë pozicion, por këtë e ka bërë koalicioni qeverisës”.

“Ne nuk bëjmë kalkulime e as pazare me Listën Serbe. Kjo nuk është efektive as parimore, pasi ajo dëshiron ta rrëzoj Qeverinë e Kosovës për arsye se kjo e fundit ka vendosur një taksë prej 10% për mallrat serbe”, shtoi më tej Selimi.

Selimi ka thënë se për momentin nuk mund t’i besohet as Listës Serbe por as Qeverisë së Kosovës.

“Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës përfaqëson politikat e Serbisë dhe Vuçiqit e jo të serbëve të Kosovës, dhe ne nuk e kemi plan të bëhemi pjesë e këtij plani”, tha më tej deputeti i Vetëvendosjes.

Deputeti opozitar ka thënë se Lista Serbe ka marrë qëndrimin e ri për shkak se ajo ka një plan, dhe ne nuk duhet të jemi pjesë e atij plani.

“Në momentin kur partitë opozitare vendosin të iniciojnë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, ne nuk ua ndalojmë deputetëve serb të votojnë për rrëzimin e Qeverisë, por nuk duhet të lejojmë që ata të jenë përcaktues dhe të determinojnë procesin”, tha Selimi.

Selimi ka mohuar supozimet se Vetëvendosje nuk po dëshiron zgjedhje të reja, pasi sipas tij “rast më strategjik dhe më të mirë deri tani për të shkuar në zgjedhje nuk ka pasur”.

Për opozitën – rrëzimi i qeverisë dhe liberalizimi janë çështje të ndara

Periskopi.com Lajme

Opozita në Kosovë e konsideron si çështje të ndarë ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave.

Përderisa Qeveria e Kosovës e ka vënë si prioritet kryesor lobimin për futjen e Kosovës në agjendën e takimit të radhës së Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave që do të mbahet në fillim të dhjetorit, opozita ndërkaq po i kërkon numrat e fundit në mbështetje për rrëzimin e Qeverisë, raporton REL.

Dy partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se Qeveria aktuale e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, duhet të tërhiqet, pasi sipas tyre, ajo nuk e ka shumicën në Kuvend dhe nuk po arrin që t’i përmbush kërkesat e qytetarëve.

Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përsëritur në disa raste këto ditë, se Kosova ndodhet para shumë proceseve më të rëndësishme sesa ai i zgjedhjeve eventuale të parakohshme. Sipas tij, çështja më me rëndësi tash për tash është që Kosova të përfshihet në agjendën e takimit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave.

“Në këtë fazë në të cilën ndodhet Kosova, zgjedhjet nuk janë të favorshme aspak”, ka deklaruar Haradinaj.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.

Një pjesë e opozitës kundër bashkëpunimit me Srpskan për rrëzimin e qeverisë

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht se Lista Serbe ka ofruar dhjetë vota për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, as kjo për momentin nuk po i kryen punë opozitës.

Lidhja Demokratike e Kosovës thoshte se i duhen edhe 3-4 vota për ta rrëzuar Qeverinë, por me shprehjen e gatishmërisë të Listës Serbe të votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, partitë opozitare janë tërhequr.

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do ta përkrahin rrëzimin e qeverisë me votat e Listës Serbe.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bashkëpunuar me Listën Serbe as kur është formuar kjo qeveri, e nuk bashkëpunon as për të rrëzuar këtë qeveri”, thotë Rexhep Selimi, raporton RTV Dukagjini.

Partia Socialdemokrate dhe Alternativa nuk kanë ende qëndrime zyrtare për këtë temë, por thonë se shumë shpejtë do t’i mbajnë mbledhjet e partive dhe do të vendosin nëse do t’i bashkohen LDK-së dhe Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë, përcjell Telegrafi.

Ndryshe mendon kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili thotë se është i gatshëm të shkurtojë mandatin e kësaj qeverie edhe me votat e Listës Serbe.

Këtë tërheqje të opozitës, Rasim Alija nga D4D, e sheh si të arsyeshme, pasi siç thotë ai, rrëzimi i qeverisë me votat e listës serbe dhe arsyeja pse kjo e fundit po e përkrah mocionin, do të përçonte një mesazh të keq tek publiku.

“Në rastin ku jemi, mekanizmi i vetëm i partive opozitare për të rrëzuar Qeverinë, janë votat e Listës Serbe. Por, subjektet e shohin që mesazhi i përçuar tek elektorati i tyre është jo i mirë, në kuptimin që votat e Listës Serbe vijnë pikërisht pas vendosjes së taksës për produktet serbe”, deklaroi Rasim Alija nga organizata “D4D”.

Për shkak të taksës prej 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur për mallrat që vijnë nga Serbia, Lista Serbe ka ofruar dhjetë votat e saj për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Cili është plani i LDK’së për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj?

Periskopi.com Lajme

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur rreth synimeve të partisë tij por edhe të opozitë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Sipas tij, hap më konkret është mocioni i mosbesimit.

‘’Cdo subjekt politik e ka strategjinë e vetë. Këtë nuk mund ta shpalosim në tërësi me që janë pozicione dhe taktika politikë, por insistimi jonë dhe aktiviteti jonë është i pashmangshëm në të gjitha nivelet. Qoftë në dialogim të drejpërdrejt me qytetarin, qoftë strukturat tona politke që i kemi dhe një mobilizim i tërësishëm edhe i opinionit, dhe për të pasqyruar gjendjen reale në Republikën e Kosovës. Pjesë tjera janë organizative dhe të vendimarrjes politike, gjithmonë duke ndërtuar edhe një strategji edhe të bashkimit opozitar për ta sjellë një gjendje kur kjo Qeveri do tëmerrte fund në mandatin e saj. Cdo hap që po ndërmmarim është hap konkret. Hapi më konkret është të provojmë me një mocion mosbesimi, i cili do ta vënte në sprovë edhe Kuvendin, edhe gjithë deputetët para gjendjen në të cilën është. Kemi 58  deputetë që kanë shprehur gatishmërinë që do tëvotojnë pro mocionit për shkarkimin e Qeverisë. Tash  jemi në fazën kur po tentojmë ta zgjerojmëkëtë me vota dhe vënia në votim të jetë i saktë dhe efektiv’’, ka thënë Zemaj./Periskopi/