Tag: Samaras

Mirëseerdhët në Samara: Kryeqyteti hapësinor i Rusisë aty ku Anglia i zhvillon stërvitjet
Dera me ngjyrë kafe nuk ka dorezë dhe është shumë anonime madje vizitorët e humbasin tërësisht kur u drejtohen të dalin jashtë dhomës. Vendasit mendonin se ajo ishte një hyrje alternative. Ata në vitin 1991 mësuan se ajo ishte një bunker nuklear, i ndërtuar nga Joseph Stalin.
Të rrallë janë bunkerët si ky. Meksikanët dhe brazilianët i janë drejtuar bunkerit legjendar të hënën, por pritet të vërshohet edhe nga tifozët anlgezë dhe suedezë që kombet e tyre sot do të takohen në çerekfinalen e Kupës Botërore.
Por qyteti i Samaras, një ish ‘qytet i mbyllur’ tashmë është shndërruar në një vend turistik edhe pse në të kaluarën partia komuniste e kishte dizajnuar si një fortifikatë për të përballuar sulmet e nazizmit gjerman.
Bunkeri ka qenë një punë e jashtëzakonshme për të siguruar jetën e Stalinit në rast të një lufte bërthamore ose aneksimi të Rusisë nga Hitleri.
Bunkerët e ndërtuar për mbrojtje nga Churchill, Roosvelt dhe Hitler është i thellë 20 metra.
Misteri më i madh është nëse Stalini ka zbritur poshtë ndonjëherë. Sipas zyrtarëve rusë, 60 njerëz e vizitojnë bunkerin çdo javë, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Por përveç bunkerit, ka edhe një vend tjetër që ndjehet prania e Stalinit: Muzeumi hapësinor në të cilën Samara ka luajtur një rol të madh në dërgimin e personit të parë në hënë, me Yuri Gagarinin i cili preki hapësirën në vitin 1961. Është ende kryeqyteti hapësinor.
“Po, mbase Gagarin ka marrë vodka me vete kur është nisur për hapësirë”, thotë udhëzuesja e muzeumit, Elena Kuzina. “Ky është simbol i njeriut rus1”.
Nuk është e vështirë të gjendet vendndodhja e qytetit legjendar. 650 milje është larg nga Moska.
Tashmë mbështetësit e Anglisë kanë rastin të shëtisin rrugët karakteristike të qytetit./Periskopi/