Pacolli dhe Daçiq pozojnë së bashku në Samitin e Poznanit

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar në Samitin e Pozhnanit në Poloni me homologun e tij serb Ivica Daçiq.

Ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në profilin e saj në Twitter ka postuar disa fotografi nga ky takim, transmeton Koha.net.

E pjesë e takimit ishte edhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Veriore, Nikola Dimitrov.

Ajo ka shkruar shkurt, “fqinjët takohen në Samitin e Poznanit’.