San Marino shënon golin e parë në shtëpi që nga viti 2013, shikoni çfarë feste pavarësisht se po humbnin 3-1

Periskopi.com Sporti

San Marino – thes boksi i gjallë për Kombëtaret rivale.

Mikroshteti, i rrethuar tërësisht nga Italia, ka kaluar 29 vitet e fundit duke ndërtuar reputacionin që sot të njihet si Kombëtarja më e dobët e futbollit në botë, shkruan Periskopi.

San Marino ka fituar vetëm një ndeshje në histori të shtetit – dhe atë kundër Lihtenshtajnit më 2004 – derisa ka arritur që në vetëm tri ndeshje të mos pësojë gol që prej debutimit në arenën ndërkombëtare më 1990.

Kështu që, kur kjo Kombëtare luajti si nikoqire e Kazakistanit të shtunën, të gjithë e dinin çka do të ndodhte.

Por, historia u shkruajt.

San Marino ishte në disavantazh 3-0 kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë, Filippo Berardi realizoi.

Shumica e Kombëtareve me siguri nuk do të merreshin fare me festim për atë që ishte thjesht një gol ngushëlluese.

Por ky ishte një i veçantë pasi është goli i parë i San Marinos që nga t shtatori i vitit 2017, kur kishte shënuar një herë në humbjen 5-1 kundër Azerbaixhanit. /Periskopi.com/

Belgjika bëhet zyrtarisht Kombëtarja e parë që siguron pjesmarrjen në Euro 2020 pasi masakroi San Marinon

Periskopi.com Sporti

Belgjika u bë Kombëtarja e parë mbrëmë që u kualifikua për në Kampionatin Evropian, “Euro2020”, me Romelu Lukakun që shënoi dy herë në fitoren 9-0 kundër San Marinos.

Belgët kryesojnë grupin me 21 pikë pas shtatë ndeshjeve, tri më shumë se Rusia në vendin e dytë, dhe plot 11 më shumë se Qipro në të tretin.

San Marino, natyrisht, është e fundit me zero pikë, derisa ka pësuar plot 37 gola dhe nuk ka shënuar asnjë. /Periskopi.com/

 

 

Kosova deklason San Marinon

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës U18 në basketboll ka mposhtur San Marinon në ndeshjen në kuadër të Kampionati Evropian , Divizioni C.

Kampionati Evropian , Divizioni C ka filluar sot në Prishtinë pikërisht i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës, ku po marrin pjesë shtete si San Marino, Irlanda, Armenia, Monaco, Qipro, Gjilbraltari, Malta dhe nikoqiri Kosova.

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e para ku fitore arritën Monaco, Irlanda, Qipro dhe Kosova.

Kosova ka arritur të triumfoj kundër San Marinos me rezultat të thellë 56:89.

Kombëtarja e Kosovës ishte në çdo aspekt më e mirë se San Marino, ku arriti të triumfoj në çdo çerek të ndeshjes.

Më i miri te Kosova ishte basketbollisti Rron Ukaj i cili shënoi 21 pikë, i ndihmuar edhe nga Erhan Sholla me 17 sosh.

Kosova ndeshjen e ardhshme do të ndeshet me kombëtaren e Qipros ditën e enjte nga ora 19:30.