“Do të vdes. Oh Zot, më ndihmo”, përshëndetjet e fundit të nënës së re

Periskopi.com Lajme

Një nënë braziliane u ka dërguar përshëndetjet e fundit familjes së saj, pasi e ka përbi një kapsulë kokaine duke shkaktuar overdozë.

28-vjeçarja Deyse Ricarte, po mbante 71 gram kokainë nga Brazili në Portugali brenda dhjetëra fishekëve ku njëri prej tyre  shpërtheu, thotë policia.

Ricarte, e cila ka një djalë 11-vjeçar, publikoi një video nga dhoma e hotelit të saj në Lisbonë pasi ajo fillohej të ndihej keq, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.

Në video ajo dëgjohet duke marrë frymë me vështirësi.

“Mendoni se fytyra ime është e fryrë apo normale”, pyet ajo nga kamera.

“Kam një bindje se jam duke vdekur, shoku im. Oh Zot më ndihmo. Shoku im tregoi nënës sime që e dua shumë si dhe babanë tim. Zot më ndihmo mua”, ishin thirrjet e saj pasi mori overdozën.

Ajo fluturoi nga Belo Horizonte, në juglidnje të Brazilit më 8 korrik dhe u gjet e vdekur në agim të nesërmen në hotel Sao Pedro.

Raporti i autopsisë i lëshuar nga  autoritetet portugeze treguan se “drogat pa autorizim u zbuluan” në stomakun e saj./Periskopi/