Shiste marihuanë në afërsi të shkollës, arrestohet gjilanasi

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit N.A.

Gjatë ditës së sotme, Gjykata Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit N. A..

Sipas njoftimit, ky vendim ka ardhur duke u bazuar në dyshimin se me datë 23.09.2019, rreth orës 12:30 minuta, në afërsi të kompleksit të shkollave të mesme, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë tek i pandehuri i pandehuri është gjetur një sasi prej 0.4 gramë e substancës narkotike të llojit “marihuanë”, shkruan lajmi.net.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda,pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që është një person me të kaluar kriminale dhe masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.