Haradinaj: Qeveri mashtruese me shkarkime, emërime dhe anulime

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj tha se në takimin e sotëm u diskutuan shumë tema që kërkojnë reagimin e opozitës.

Haradinaj tha se kjo qeveri e kaloi një muaj pa asnjë vendim që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Thjeshtë qeveri mashtruese me shkarkime, emërime dhe anulime”, tha ai.

Më tutje ai tha se vendimi për anulim të kyçjes së Ferizajit dhe Vitisë në autostradë. Tendenca për të mashtruar qytetarët se i anuloi pagesat për Bechtel Enka.

Postimi i plotë:

Sot u diskutuan shumë tema që kërkojnë reagimin e opozitës.
Ne natyrisht që do fillojmë me interpelanca dhe pyetje parlamentare për: Shkarkimet kolektive dhe pa e vlerësuar përformancën e tyre. Goditjet politike ndaj ambasadorëve që për vlerësimin tonë kanë qenë në nivel të lartë.
Vendimi për anulim të kyçjes së Ferizajit dhe Vitisë në autostradë. Tendenca për të mashtruar qytetarët se i anuloi pagesat për Bechtel Enka.
Pra i harmonizuam qëndrimet tona edhe për tema tjera që janë të interesit nacional e që siç duket po shkojnë keq, sidomos dialogu dhe përfaqësimi i jashtëm.
Kjo qeveri e kaloi një muaj pa asnjë vendim që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Thjeshtë qeveri mashtruese me shkarkime, emërime dhe anulime./Indeksonline/

 

Nitaj i AAK-së: Qeveria me “hu ne krah”

Periskopi.com Lajme

Muharrem Nitaj nga AAK ka reaguar ndaj shkarkimeve të bëra së fundmi nga Qeveria Kurti.

Nitaj, veprimet e qeverisë i konsideron si veprim arbitrar dhe se nuk mund të mos jetë një person, të paktën, që ka punuar me përkushtim dhe profesionalizëm.

Shkrimi i plotë:

Qeveria me “hu ne krah”

Ne mos asgje tjeter, kryeministri dhe jo pak prej ministrave te tij, e dijne se nuk ka pergjegjesi kolektive dhe cdo shkarkim kolektiv eshte vendim arbitrar i nje qeverie me “hu ne krah”!

Nuk mund te arsyetohet vendimi per shkarkimet komplet te bordeve, sepse eshte e pamundur qe ndonjeri prej tyre te mos e kete kryer detyren me pergjegjesi e profesionalizem.

Nuk e di se si jane emeruar konzujt ne sherbimin diplomatik te Kosoves dhe e marr me mend se disa prej tyre, do te duhej shkarkuar me urgjence, por qeveria duhet ta arsyetoj njepernje, shkarkimin e secilit, e jo tu “mshoj fshise”, krejt atyre qe ata i shohin si krahun e kundert poltik!

Opinioni publik duhet te jete i informuar per cdo shkarkim deri ne detaje, duke perfshire edhe sekretaret e ministrive, e jo keshtu si po behet. Une nuk e perjashtoj mundesine qe ndonjeri prej tyre mund te jete strumbullar i korrupsionit ne dikasteret e tyre, por eshte detyre e qeverise qe cdo vendim ta aryetoje deri ne hollesi e jo te jepen arsyetime te pergjithesuara.

Prandaj mos u cudini me memet e qeveritareve me fshese ne krah!

MN

Deputeti i VV-së: Shkarkimet s’do të ndalen, do të ketë edhe llogaridhënie ligjore

Periskopi.com Lajme

Pas shkarkimit të Bordit të Telekomit të Kosovës, të 14 konsujve, të procesit të emërimit të noterëve dhe shfuqizimin e disa vendimeve qeveria “Kurti” do t’i shkarkojë edhe zyrtarët tjerë, të cilët kanë shkelur ligjet në fuqi.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, i cili ka theksuar se një gjë e tillë do të bëhet pas analizimit të punëve të kryera nëpërinstitucionet shtetërore, të cilat janë nën kompetencat e ekzekutivit.

Artan Abrashi, i cili për herë të parë është zgjedhur si përfaqësues i zërit të popullit në Kuvendin e Kosovës,  ka paralajmëruar se Qeveria, në krye me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, do të shkarkojë edhe zyrtarë të tjerë, të cilët në një formë ose tjetër kanë shkelur ligjet në fuqi. Sipas Abrashit, mirëpo një gjë e tillë do të bëhet vetëm pasi të jetë vlerësuar puna e tyre në institucionet përkatëse.

“Shkarkimeve, që tash e tutje do të ndodhin brenda organeve e institucioneve shtetërore, paraprakisht duhet t’u paraprijë një lloj analize e vlerësimi i punës së tyre. Pra, duhet të bëhet auditimi i pasqyrave financiare, vendimet që kanë marrë, performancën e atyre bordeve ose të agjencive të ndryshme dhe konfrom kësaj pasi të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse, atëherë pasojnë edhe këto vendime”, ka thënë Abrashi./zëri/

85 aplikacionet që kanë marrë 8 milionë shkarkime në Android

Periskopi.com Tech & Auto

Këta 85 aplikacione përveçse pushtojnë telefonët me reklama, janë të vështirë për të fshirë sepse përdorin teknika të cilat shmangin identifikimin.

Dhjetëra aplikacione adware të cilët silleshin si aplikacione për editimin e fotove ose si lojëra janë kapur duke ofruar reklama të cilat pushtonin ekranin e telefonëve të përdoruesve si pjesë e një skeme për gjenerimin e të ardhurave përmes mashtrimit.

Firma e sigurisë Trend Micro tha se ka gjetur plot 85 aplikacione individuale të shkarkuara mese 8 milionë herë në Google Play dhe të gjithë tashmë janë hequr.

Aplikacionet adware funksionojnë në sfond dhe ofrojnë mbushin ekranet e telefonëve në reklama për të gjeneruar të ardhura pa dijeninë e përdoruesit.

Këta 85 aplikacione përveçse pushtojnë telefonët me reklama, janë të vështirë për të fshirë sepse përdorin teknika të cilat shmangin identifikimin.

Sapo instaloheshin, aplikacionet qëndronin në heshtje për gjysmë ore. Më pas aplikacioni fshihte ikonën e tij dhe krijonte një shkurtesë në ekran. Kështu zhvilluesit e aplikacioneve në fjalë i mbronin ato nga fshirja.

Aplikacionet kishte një kod i cili bën të mundur që e njëjta reklamë të mos shfaqej disa herë në ekran. Për më tepër intervali i shfaqjes së tyre kontrollohej plotësisht nga personat pas kësaj skeme.

Trend Micro ka ofruar një listë të aplikacioneve dhe disa prej tyre janë Super Selfie Camera, Cos Camera, Pop Camera dhe One Stroke Line Puzzle.

Apostolova mirëpret vendimin e Veselit: Të shkarkohen të gjithë ata që kanë aktakuza

Periskopi.com Lajme

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se pret që nga institucionet e Kosovës të largohen të gjithë ata zyrtarë që kanë aktakuzë, dhe këtu të mos jenë vetëm ministrat, por edhe drejtor agjencish e pozita tjera të larta.

Duke thënë se ka mirëpritur vendimin e PDK-së për të larguar nga pozitat e larta njerëzit e kësaj partie të cilët janë me aktakuza, Apostolova në Interaktiv të KTV-së ka thënë se duan që “në Kosovë të shihen njerëz në pozita të larta që janë në nivel të përgjegjësisë për pozitat e tyre”.

Megjithatë, pos PDK-së, ajo ka shtuar se pret që të njëjtin veprim ta bëjnë edhe të tjerët.

“Por, këtu, dua të them që ky është vetëm fillimi, është maja e ajsbergut, sepse kemi parë largime të vetëm disa personave. Por, siç e dimë, ne e ju, ka edhe shumë të tjerë dhe shpresoj që udhëheqësia e PDK-së s’do të aplikojë qasje të fragmentuar, por se vërtetë do t’i largojnë të gjithë njerëzit që kanë fituar pozita, jo në baza meritore dhe të cilët janë emëruar me nepotizëm. Gjithashtu, shpresoj se edhe partitë e tjera politike do të veprojnë pas këtij hapi tejet pozitiv”, ka thënë ajo.

Kur është pyetur se a i bën thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj dhe të tjerëve në koalicion të rishikojnë njerëzit e tyre, ajo është përgjigjur se “kjo është pikërisht deklarata që duam të japim”.

“Dua vetëm të shtoj se nuk jemi duke e shikuar vetëm nivelin ministror. Ne po i shikojmë të gjitha pozitat e larta që bartin përgjegjësi shumë të larta. Udhëheqës agjencish, për shembull. E dini se unë e kam ngritur zërin ndaj një personi, një emërimi, që ka ndodhur para pak kohësh”, ka shtuar ajo duke folur për shefin e Agjencisë së Pronave.

Sa i përket emërimit si zyrtarë të të dënuarve për krime lufte, Apostolova ka thënë se në thirrjen e tyre që të mos ketë të dënuar apo të akuzuar përfshihen të gjitha pozitat.

Apostolova ka shtuar se këto çështje i kanë ngritur shumë kohë më parë teksa ka shtuar që më në fund u dëgjua zëri i ndërkombëtarëve. Ka shtuar se kjo po bëhet ndoshta sepse partitë, në kohë zgjedhjeve të brendshme, po duan të tregojnë fytyrë të re.

Ajo ka shtuar se nuk mund të kundërshtojnë procesin e vetingut nëse për këtë vendosin institucionet e Kosovës. Sipas saj, këtu duhet të ketë shumë kujdes.

Ironike e ka quajtur emërimin e udhëheqësit të Zyrës Ligjore të ministrisë së Inovacionit, Lulzim Kadriu, që më parë ishte dënuar për korrupsion.

“Mendoj që të gjitha këto poste të cilat tani, përmes reformës së re të administratës publike, duhet të shkojnë në procedura të caktuara të përzgjedhjes, të gjitha duhet shikuar me kujdes. E dini mbase se është një projekt britanik që mbështet këtë procedurë të përzgjedhjes dhe dëshirojmë që ky proces të jetë sa më transparent, sepse edhe zgjidhen njerëzit e mirë, ajo që duhet është që popullata ta rikthejë besimin mbi qeverisjen në Kosovë. Momentalisht shohim një mungesë të kësaj besueshmërie dhe kjo nuk është rastësi. Prandaj, do të thosha që do të ishte mirë që të gjitha këto pozita, jo vetëm të ministrave apo zëvendësministrave, të rishikohen të gjitha pozitat e larta”, ka shtuar ajo.

 

Reagimet e ministrave pas shkarkimeve nga Edi Rama, Braçe dhe Nikolla me lot në sy

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama shkarkoi sot nga detyra 7 ministra të qeverisë, ndërsa riktheu edhe një ministri për Elisa Spiropalin.

Gjithashtu për herë të parë në kabinetin e Ramës do jenë edhe dy ministra nga Kosova, Besa Shahini tek ministria e Arsmit dhe Gent Cakajt të ajo e Jashtme dhe Evropës.

Por emërim surprizë ishte ai Erjon Braçes si zëvendëskryeministër.

Por si u sollën ata që u shkarkuan dhe emrat e rinj teksa Rama lexonte vendimet.

Ndryshimet në qeveri

Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Gent Cakaj

Arben Ahmetaj do të zëvendësohet nga Anila Denaj

Lindita Nikolla do të zëvendësohet nga Besa Shahini

Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku

Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Cuci.

Mirela Kumbaro të zëvendësohet nga Elva Margariti

Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi

Elisa Spiropali ministre për Marrëdhënien me Parlamentin

Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë

Pas vrasjes në AKI, priten shkarkimet e të gjithë përgjegjësve

Periskopi.com Lajme

U thirr për të raportuar për vrasjen që ndodhi javën e kaluar nga AKI. Por, kryeinspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka gjasë të shkarkohet nga komisioni, i cili mbikëqyr punën e tij dhe institucionit ku ai punon. 

Përreth një orë e gjysmë, Sopjani ka dhënë detaje para anëtarëve të këtij komisioni për vrasjen e punëtorit të AKI-së, Isë Sejdiu.

Pas takimit, kryetarja e këtij komisioni refuzoi të japë detaje para medieve për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Megjithatë, komisioni është duke e shqyrtuar mundësinë e shkarkimit të inspektorit Sopajni dhe të gjithë përgjegjësve të tjerë, raporton Koha.

Javën e kaluar, AKI-ja u përfshi në incidentin më serioz që i ka ndodhur që nga themelimi.

Valon Ibërdemaj, i cili punonte si sigurim në këtë institucion, vrau në vendin e tij të punës Isa Sejdiun, që punonte në bufenë e AKI-së.

10 aplikacionet Android më të shkarkuara në muajin gusht

Periskopi.com Tech & Auto

10 aplikacionet Android më të shkarkuar apër muajin Gusht kishin një statistikë të kombinuar prej 360 milion shkarkimesh.

Sipas Priori Data në krye të listës ishte WhatsApp me 72 milion.

Në të vërtetë aplikacionet e zhvilluara nga Facebook zënë gjashtë prej 10 aplikacioneve më popullore si: WhatsApp, Messenger, Instagram, Facebook, Facebook Lite dhe Messenger Lite.

Së bashku aplikacionet e Facebook kishin 239 milion shkarkime.

Vlen të përmendet vendi i tretë me 37.08 milion shkarkime Helix Jump dhe Tik Tok aplikacioni i ri që u ngrit nga rrënojat e musical.ly me 33.44 milion shkarkime.

 

Reuters: Shkarkimet e ministrave, lëvizje e dështuar e Ramës për të kënaqur opozitën

Shkarkimi i katër ministrave të qeverisë është pasqyruar edhe nga medat e huaja. “Reuters” e cilëson largimin e ministrave si një lëvizje të dështuar të Edi Ramës për të kënaqur opozitën që të tërhiqet nga protesta.

Periskopi.com Lajme

 

“Kryeministri shqiptar Edi Rama tha të dielën se do të zëvendësojë katër ministra të tij, një lëvizje e dështuar për të kënaqur protestuesit e opozitës të cilët kërkojnë krijimin e një qeverie teknike që të do të organizojë zgjedhje të lira parlamentare më 18 qershor. Por, në fjalimin e tij javor Rama tha se zëvendësimi i katër ministrave nuk ishte për shkak të presionit nga partneri i tij i koalicionit apo nga protestat e opozitës”, shkruan Reuters.

“Rama përgëzoi Tahirin (të cilin e kanë fajësuar për zgjerimin me shpejtësi të sipërfaqes së kultivuar me kanabis gjatë dy viteve) si një kampion të reformave të PS, duke e kthyer policinë nga një institucion i korruptuar në një institucion “të besuar” nga shqiptarët”, vijon Reuters.

Surroi kërkon dorëheqjen e Skender Hysenit dhe Dhurata Hoxhës

Drejtoresha e grupit Koha, Flaka Surroi thotë se suspendimet që janë bërë sot në burgun e Prizrenit në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit, nuk mjaftojnë.

Periskopi.com Lajme

I quan suspendim me rezëervë dhe këkron dorëheqjen e minsitrit të brendshëm, Skender Hyseni dhe minsitrises së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

“Ata janë përgjegjës sipas hierarkisë “komanduese” për vdekjen e një të riu në burg, pavarësisht rrethanave, raporteve dhe konstatimeve të kontestuara”, ka shkruar Surroi.

Zyrtare: Suspendohet drejtori i burgut, procedura disiplinore për tre të tjerë në lidhje me vdekjen e Deharit

Ministria e Drejtësisë ngatërron hetimin me aktakuzë

Ministrja Dhurata Hoxha dhe kabineti i saj, të mërkurën, e kanë ngatërruar hetimin me aktakuzë.

Periskopi.com Lajme

Pasi që është njoftuar nga Prokuroria e Shtetit se dhjetëra zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë duke u hetuar për shkak se dyshohen që kanë bashkëpunuar për të ndihmuar “arratisjen e Sami Lushtakut”, Hoxha i ka shkarkuar ata nga pozitat.

Punëtorët e Shërbimit Korrektues janë pezulluar nga puna me arsyetimin se “kanë aktakuzë”, por ata në këtë fazë janë duke u hetuar.

Hetimi i nisur nga një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it është në vazhdim e sipër, dhe ky institucion nuk ka dhënë sqarime se kur mund të përfundojë.