Arrestohet shoferi që e goditi për vdekje këmbësorin në Pejë

Periskopi.com Lajme

Një person rreth të 70-ave ka humbur jetën natën e sontme pas goditjes nga një veturë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:45.

“Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima). Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës”.

“Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor”

“Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit. Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në komunikatë.

E rëndë: Shoferi gjendet i vdekur brenda kamionit

Periskopi.com Lajme

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku është gjetur pa jetë drejtuesi i një kamioni.

Shoferi i kamionit është gjetur i vdekur brenda mjetit të tij.

Kamioni ishte parkuar në një biznes pranë zonës së njohur si “kthesa e Kamzës”.

Sakaq nuk është bërë ende i ditur identiteti i viktimës apo rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Informacion paraprak nga Policia:

Tek mbikalimi pas “Casa Italia” në mjetin e parkuar tip “kamion” është gjetur pa shenja jete shtetasi V. L.,  rreth 50 vjeç.Nga kqyrjet në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune në trup apo dëmtime të tjera.Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.”

Kjo mund të jetë aventura më e keqe për një shofer gjatë dimrit

Periskopi.com Video

Zyrtarët policorë nuk e pranojnë se morën 10 euro ryshfet nga një shofer

Periskopi.com Lajme

Të akuzuar se në mëngjesin e 30 prillit 2016, në autostradë, në Komoran, i kërkuan dhe i morën një vozitësi 10 euro ryshfet, zyrtarët policorë, Haxhi Vojvoda dhe Flurim Hoxha, dhanë mbrojtjen e tyre në Gjykatën e Prishtinës.

Zyrtari policor Haxhi Vojvoda duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij Ramiz Krasniqit mohoi se i ka kërkuar dhe marrë 10 euro shoferit të automjetit.

Ai tha se veturën “Ford” e kishte ndalur për t’i dhënë vërejtje shoferit që të mos voziste shpejt për shkak të kushteve klimatike.

“E kam ndalë rreth orës 5:00 të mëngjesit, meqë koha ishte me shi për me i dhanë vërejtje mos me vozitë shpejt për shkak të rrugës dhe kushteve klimatike. Kam kërku nga vozitësi dokumentet ndërsa ai më ka dhënë vetëm patentë shoferin dhe letërnjoftimin ndërsa librezën e automjetit nuk e gjeti, prandaj shkova dhe ia dorëzova rreshterit dhe e njoftova që i njëjti nuk po e gjen librezën”, tha Vojvoda.

Tutje zyrtari policor tha se shoferi kthehet dhe e kërkon prapë librezën në veturë, të cilën më pas e gjen dhe ia dërgon rreshterit, i cili pas kontrollimit të librezës i merr dokumentet e falënderon dhe kthehet në veturën e tij.

Ndërsa rreshteri i akuzuar për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim detyre, Flurim Hoxha, në mbrojtjen e tij deklaroi se nuk është e vërtetë se ia kanë dhënë 10 euro.
Ai tha se pasi ia ktheu dokumentet vozitësit ai e kishte falënderuar. “Shoferi më ka thënë ‘Faleminderit që na latë me vazhdu rrugën pa marrë dënim “, tha Hoxha para trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtari Vehbi Kashtanjeva dhe Agim Kuqi e Naser Foniqi anëtarë.

Tutje shqyrtimi vazhdoi me fjalën përfundimtare të palëve.

Në fjalën e saj përfundimtare prokurorja e rastit, Dulina Hamiti, tha se është vërtetuar fajësia e të akuzuarve dhe kërkoi që të njëjtit të shpallen fajtorë.

“Nga administrimi i provave në mënyrë të plotë është vërtetuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar, andaj mbetem në tërësi pranë akuzës dhe i kërkoj Gjykatës që të njëjtit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit“, tha prokurorja Hamiti.

Mbrojtësi i të akuzuarit Haxhi Vojvoda, avokati Ramiz Krasniqi, kërkoi nga Gjykata lirimin nga akuza të të mbrojturit të tij.

“Askush nuk mund të shpallet fajtorë në bazë të dëshmitarëve armiqësorë. Asnjë provë materiale nuk gjendet në shkresa të lëndës që dëshmon që i mbrojturi im është kryerës i veprave të përmendura dhe mbi këtë bazë i propozoj Gjykatës që të njëjtin ta lirojë nga akuza“, tha avokati Krasniqi.

Njëjtë si Krasniqi, lirimin nga akuza për të mbrojturin e tij e kërkoi edhe avokati Faik Morina.

“Prokurori i shtetit nuk ka mundur të vërtetojë se është kryer kjo vepër penale. Vetë i ka propozuar 4 dëshmitarë, të cilët i kanë dalë mohues. Nuk ka prova materiale dhe përfundimisht kërkoj që ndaj të mbrojturit tim të merret aktgjykim lirues“, tha avokati Morina.

Haxhi Vojvoda dhe Flurim Hoxha akuzohen se si pjesëtarë të Policisë së Kosovës, deri sa kanë qenë në kryerje të detyrës në autostradë, në pikë kontrollin në Komoran, e kanë ndalë vozitësin Ardit Ramaj dhe nga i njëjti kanë kërkuar dhe pranuar ryshfet, shumën e parave 10 euro, për ta liruar pa i shqiptuar tiketë.