Shqipëria fiton ‘finalen’ ndaj Bjellorusisë, përveç vendit të parë fiton edhe shumën e majme të parave

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar triumf vendimtar sot në arenën e Tiranës, duke mposhtur Bjellorusinë me rezultat të ngushtë prej 3:2, transmeton Periskopi.

Serinë e golave për ‘kuqezinjtë’ e hapi Cikalleshi, i cili shënoi qysh në minutën e 19’të, ku pas një harkimi të Memollës nga e majta, bomberi kuqezi nuk fali me kokë.

Në minutën e 29’të Kavajasi, Cikalleshi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke dyfishuar rezultatin.

Miqtë ngushtuan diferencën me anë të sulmuesit Skavish, i cili përfitoi nga një gabim në mbrojtje i Ismajlit, duke mposhtur Berishën.

Kurse në minutën e 44’të, për 3:1 shënoi lojtari i Barcelonës B, Rey Manaj.

Nikoqirëve ‘kuqezi’ iu ngushtua avantazhi në 3:2 në minutën e 80’të të ndeshjes, megjithatë, arritën ta mposhtin Përfaqësuesen bjelloruse.

Kujtojmë që, kjo ndeshje përvec se ishte ‘finale’ për vendin e parë në grupin C, ishte një “finale” që vlen plot 1.1 milionë euro për kuqezinjtë e Edi Rejës. /Periskopi 

Fitorja ‘detyrim’ për ‘Kuqezinjtë’: Bjellorusët ngushtojnë avantazhin

Periskopi.com Sporti

Bjellorusia ka arritur të realizojë gol kundër ‘kuqezinjve’ duke ngushtuar avantazhin e shqiptarëve, transmeton Perikopi.

Golin për bjellorusët në minutën e 35’të e shëoi sulmuesi, Maksim Skavysh.

Pas fitores ndaj Kazakistanit, kuqezinjtë po kërkojnë fitoren e dytë radhazi në “Air Albania”. /Periskopi

Kjo është shuma marramendëse që do ta fitojë Shqipëria nëse mposht Bjellorusinë

Periskopi.com Sporti

Fitorja ndaj Kazakistanit mbajti në lojë Shqipërinë në garën për vendin e parë në grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Tashmë kuqezinjtë duhet të mposhtin Bjellorusinë po në Air Albania të mërkurën për të realizuar objektivin dhe për të siguruar vendin e parë në grup.

 

 

Një vend i parë që jo vetëm do ta ngjisë Shqipërinë në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Nations League por mund ta pozicionojë në një vazo më të lartë për shortin e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022 dhe njëkohësisht do t’i garantojë arkave të FSHF shumën e 1 milion e 125 mijë eurove që UEFA ua jep skuadrave që fitojnë grupet në Ligën C, para që mund t’i shërbejnë Federatës për të ardhmen e ekipit kombëtar.

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi do të luhet të mërkurën në orën 16:00.