Bashkohet Kombëtarja e Kosovës, sonte stërvitja e parë para ndeshjes me Shqipërinë

Periskopi.com Sporti

Shqipëria dhe Kosova do ta zhvillojnë miqësoren me njëra- tjetren, përpara ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve,  nesër me fillim në ora 17:00, shkruan Periskopi.

Sipas kryeredaktorit të sportit në Periskop, Burim Pacollit, një pjesë e kontigjentit të Kombëtarës së Kosovës mbrëmë ka udhëtuar drejt Tiranës, ndërsa stafi dhe futbollistët janë nisur sot në orën 9:00.

Poashtu, Kombëtarja po qëndron në Durrës dhe sonte do ta zhvillojë stërvitjen e parë nga ora 19:00, në kompleksin ‘Tropikali’.

Kujtojmë se, Shqipëria zhvillon në muajin nëntor dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve në shtëpi (15 nëntor me Kazakistanin dhe 18 nëntor me Bjellorusinë).

Kurse, Kosova me 15 nëntor luan me Slloveninë në Lubjanë, ndërsa me 18 nëntor në shtëpi me Moldavinë. /Periskopi