Zyrtare: Milan transferon mbrojtësin nga Sevilla

Periskopi.com Sporti

Lajmi ishte në ajër që prej ditës së djeshme, por tani zyrtarizimi ka mbërritur edhe në faqen zyrtare të Milanit: Simon Kjaer blihet përfundimisht nga klubi kuqezi për shifrën 3.5 milionë euro nga Sevilla. Mbrojtësi 31-vjeçar danez do të vazhdojë të veshë fanelën e “Djallit” edhe për sezonet në vijim.

“AC Milan njofton se ka ushtruar opsionin për blerjen përfundimtare të shërbimeve sportive të Simon Kjaer nga Sevilla FC. Futbollisti danez ka nënshkruar një kontratë me klubin AC Milan deri më 30 qershor 2022”.

Ish-mbrojtësi i Palermo, Wolfsburg dhe Roma ka luajtur këtë sezon 13 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, duke mos harruar që u transferua në Itali në muajin janar pas aventurës së tij të shkurtër te Atalanta ku nuk pati hapësira.

Konfirmimi i këtij operacioni ka ardhur sidomos nga Rangnick, profesori gjerman që do të vijë në drejtimin e Milanit.

Edhe pse me një moshë të madhe, eksperienca dhe lidershipi i kapitenit të Danimarkës do të shërbejë për më të rinjtë.

 

Ibrahimovic është një rrahgjokës

Mbrojtësi i Fenerbahce, Simon Kjaer ka folur pas përplasjes me Zlatan Ibrahimovic në sfidën e mbrëmshme.

Periskopi.com Sporti

Fenerbahce mposhti Manchester Unitedin në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Europa Ligës, ndërsa në fushë ndodhi edhe një incident i pahijshëm, kur sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic e kapi për fyti mbrojtësin e skuadrës turke, Simon Kjaer.

Dhe, ky i fundit e quan suedezin një rrahgjokës.

“Unë në fakt nuk e dëgjova atë që ai e tha, por unë e di se ai nuk ishte i lumtur”, deklaroi Kjaer.

“Ai është një tip i lojtarit rrahgjokës, i cili është arrogant. Kjo është mënyrë se si ai luan”, shtoi ai. /Periskopi.com

Ibrahimovic vazhdon me arrogancën e tij (Video)

Zlatan Ibrahimovic ka harruar kur ka shënuar golin e fundit në fanelën e Manchester United.

Periskopi.com Sporti

‘Ibracadabra’ është një lojtar i klasit botëror por edhe me vetëbesimin e arrogancën më të madhe se çdo lojtar tjetër në botë. Suedezi tashmë është bërë idhull i tifozëve të ‘djajëve të kuqë’ pasi ua kujton ikonën franceze të klubit, Eric Cantona i cili ka pasur të njëjtin karakter si të Ibra-s.

Ibra në ndeshjen ndaj Fenerbahce-s nuk hezitoi të tregojë se është i gatshëm për treguar afëtësitë e tij marciale ndaj mbrojtësit danez, Simon Kjaer. /Periskopi.com

Arsenali në bisedime për Kjaer

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka nisur bisedimet me Fernerbahce për mbrojtësin Simon Kjaer, shkruan ESPN.

Sipas të njëjtit raport, londinezët janë të interesuar për të transferuar danezin, ndërsa besohet se po përgatitet një ofertë për lojtarin në fjalë.

Transferimi i Kjaer në Emirates Stadium shihet si alternativë e yllit shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi, i cili poashtu ka qenë i lidhur javëve të fundit me një kalim te 13 herë kampioni i Premier Ligës. /Periskopi.com