Son me supergol për Tottenhamin, ngulitë topin në rrjetën e Brentford

Periskopi.com Sporti

Klubi që garon në “Championship”, Brentford ka pranuar edhe golin e radhës nga skaudra e Mourinhos, Tottenham, përcjell Periskopi.

Autor i golit është sulmuesi jug korean, Son, i cili shënoi në minutën e 70’të për 2:0.

Shihni golin. /Periskopi

Goli i Son shpallet më i miri në Premierligë

Periskopi.com Sporti

Është vendosur se cili do të jetë goli më i mirë në Premierligë për sezonin 2019/20.

Ky çmim do t’i takojë yllit të Tottenhamit, Heung Min Son.

Ai realizoi një solo gol duke u nisur nga mbrojtja dhe duke i kaluar pa problem kundërshtarët deri në finalizim.

Plas sherri në ndeshjen Tottenham – Everton, Lloris dhe Son ndahen nga shokët e ekipit

Periskopi.com Sporti

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në pushimin e pjesëve mes Tottenhamit dhe Evertonit. Portieri dhe kapiteni Hugo Lloris u sulm në drejtim të Son.

Francezi ishte shumë i nervozuar me koreano-jugorin që reagoi menjëherë keq dhe duhej ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të shmangur përplasjen fizike mes palëve.

Shihni videon.

Pas shërbimit ushtarak në Korenë e Jugut, Son mezi pret të kthehet në fushë: ‘Flija me 10 njerëz të panjohur’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-Min është rikthyer në Londër pas shërbimit të tij ushtarak në Korenë e Jugut.

Pasi futbolli u pezullua për shkak të Covid19, Son shfrytëzoi pezullimin dhe u nis për t’i kryer shërbimet ushtarake që iu kërkuan, para se ai t’i mbush 28 vjet këtë verë.

Son, 27 vjeç, pranoi se ditët e para të turneut të tij të detyrës, ishin të vështra – por këmbëngul se ai e shijoi jetën e ushtrisë.

“Ishte një përvojë e mirë. Unë nuk mund të them gjithçka që kam bërë, por me të vërtetë më pëlqeu shumë.

“Dita e parë kur nuk e njohim njëri-tjetrin ishte pak e çuditshme, por shpejt u njohëm me njëri-tjetrin.

“Kemi kaluar çdo ditë së bashku në një dhomë, 10 njerëz shumë afër, duke punuar së bashku, kemi ndihmuar njëri-tjetrin, kështu që ishte kohë fantastike – tha Son, përcjell Periskopi

Kujtojmë që Son Heung-min nuk ka luajtur për Spurs që kur theu krahun në shkurt, ndërsa tash është rikuperuar plotësisht /Periskopi.com

Në vend që të shkonte dy vjet në shërbim ushtarak shkoi vetëm tri javë, e dhimbshme me çka po përballet ylli i Tottenhamit

Periskopi.com Sporti

Ylli i Tottenhamit, Son Heung-min ka konfirmuar se do t’i përmbush obligimet e tij ushtarake në Korenë e Jugut gjatë kësaj kohe kur është pezulluar futbolli.

Të gjithë burrave nga Koreja e Jugut u kërkohet të shërbejnë për dy vjet në ushtri, por për Son Korenët bën një përjashtim, pasi ai ndihmoi vendin e tij të fitonte medaljen e artë në Lojërat Aziatike 2018.

Kështu tashmë kanë filluar të qarkullojnë fotografi të Son në kamp ku shihet me një kapuç jeshil, kapelë të zezë bejsbolli dhe maskë mbrojtëse për fytyrën.

Ndërkaq gjatë kohës sa po kryen obligimet ushtarake, ylli i Tottenhamit po përballet me stërvitje me gaz lotësjellës, marshime 18-milje dhe stërvitje papushim.

Shihni më poshtë fotografitë e 27-vjeçarit në kamp. /Periskopi.com/

Soldiers have water poured into their eyes as they look to fight off the effects of tear gas

The Tottenham star has taken the chance to compete mandatory service during shutdown

Tottenham's Son Heung-min reported to a marines boot camp to begin military service

Wearing a green hoodie and protective face mask, Son started three weeks of boot camp

Son në kamp ushtarak, për t’i kryer detyrimet ushtarake

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi jug-korean i Tottenhamit, Son Heung-min do të paraqitet në marinën e vendit të tij për kamp ushtarak më vonë këtë muaj, për të kryer detyrimet ushtarake, shkruan agjencia AFP.

Gjithë jug-koreanët me aftësi të plota fizike janë të obliguar të përfundojnë një shërbim të detyrueshëm ushtarak për afro dy vjet.

Por, karriera e Sonit ka shpëtuar pa u shkatërruar nga ky shërbim, pasi ai me Korenë e Jugut fitoi medaljen e artë në Lojërat e Azisë të vitit 2018 në Indonezi, duke siguruar kështu përjashtim nga shërbimi ushtarak.

Ylli i Tottenhamit kishte shpërthyer në lot pas fitores 2:1 pas lojës shtesë ndaj Japonisë në finale. Kjo nënkuptoi se ai duhet të kryejë thjeshtë një ushtrim bazë stërvitore prej tri javëve dhe rreth 500 orë shërbim komuniteti.

Stinori në Premier League për jug-koreanin 27-vjeçar përfundoi edhe para përhapjes së koronavirusit në Evropë, kur theu dorën në ndeshjen kundër Aston Villas më 16 shkurt.

Tottenhami pak ditë më parë njoftoi se Son është kthyer në Kore të Jugut për shkaqe personale.

Son do të paraqitet në kampin ushtarak në ishullin Jeju më 20 prill për ushtrimet bazë, është njoftuar nga agjencia jug-koreane “Yonhap”.

Ai ka postuar të mërkurën foto duke ushtruar në atë që dukej si një ballkon i madh, duke bërë kërcime e zgjatje.

Stinori në Premier Leaguen e Anglisë është i pezulluar së paku deri më 30 prill për shkak të pandemisë, por me gjasë do të shtyhet edhe më tepër kur aksionarët e futbollit në Angli do të takohen të premten.

Son këtë edicion në 32 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar 16 gola dhe asistuar nëntë tjerë. Kontrata e tij me Tottenhamin skadon në verën e vitit 2023.

Ai te klubi anglez u transferua nga Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2015 për 30 milionë euro. /Periskopi.com/

Son do të izolohet për dy javë pas kthimit nga Koreja e Jugut

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Tottenhamit, Son Heung-Min do të detyrohet që të izolohet për dy javë kur të kthehet në Angli nga Koreja e Jugut, për shkak të frikës nga Coronavirusi që ka filluar të përhapet edhe në Evropë, ka shkruar tabloidi anglez “The Sun” të premten.

Son është lejuar nga Tottenhami të kthehet në vendlindje për t’iu nënshtruar operimit të krahut të thyer, lëndim që e mori në ndeshjen kundër Aston Villas para dy javëve. 27-vjeçari aktualisht është në Seul por kur të kthehet në Londër ai do t’i nënshtrohet protokollit dhe do të izolohet për dy javë për shkak të frikës nga koronavirusi.

“Mendoj se kjo është këshillë normale që vjen nga autoritetet qeveritare. Kështu që Son kur të kthehet nga Seuli do ta përcjellë protokollin dhe ne nuk do ta kemi atë menjëherë në ekip”, ka thënë trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho

Goli ‘alla Messi’ i Son sot nën komentimin korean është gjithçka që dëshironi të shihni e dëgjoni

Periskopi.com Sporti

Son Heung-min shënoi atë që shumë lehtë mund të konsiderohet goli më i bukur individual që kemi tërë sezonin në Premier League, kundër Burnleyt, të shtunën pasdite.

Sulmuesi i Tottenhamit, i cili kishte shënuar katër gola dhe kishte regjistruar tetë asistime në Premier League para kësaj fundjave, vrapoi një pjesë të madhe të fushës, duke mposhtur gati gjithë skuadrën e Burnleyt, para se të qëllonte prapa krahëve të Nick Pope, shkruan Periskopi.

Ishte një gol thjesht spektakolar nga një lojtar i cili ka qenë fantastik në kampionat në sezonet e fundit.

Tottenham Hotspur v Burnley FC - Premier League

Spurs mbylli ndeshjen me fitore 5-0, me Harry Kanen që shënoi dy gola, ndërsa Lucas Moura dhe Moussa Sissoko shënuan golat e tjerë.

Mirëpo, goli i Son ishte padyshim momenti më i mirë i ndeshjes.

Derisa ju tashmë mund ta keni parë golin, shënimi nën komentimin korean – nga ku e ka prejardhjen Son – duket edhe më i bukur.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Me çka po i ushqen Mourinho lojtarët? Ky gol i Son sot kundër Burnleyt e komplekson edhe Leo Messin

Periskopi.com Sporti

Son Heung-min ka shënuar një gol sensacional për Tottenhamin.

Sulmuesi mori topin në afërsi të zonës së tij, ai mposhti tetë futbollistë të Burnleyt derisa vrapoi drejt golit, para se të qëllonte prapa krahëve të Nick Pope, transmeton Periskopi.

Absolutisht brilante.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Mourinho e injoron brutalisht sulmuesin e Tottenhamit, ky i shkon prapa tërë kohën duke ia zgjatur dorën

Periskopi.com Sporti

Son Heung-Min ka kaluar nëpër një moment të sikletshëm pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, ku Tottenhami priti Olympiacosin.

Londinezët ishin në disavantazh prej 2:0 dhe në fund arritën të fitonin 4:2.

Pas ndeshjes, trajneri i “gjelave”, Jose Mourinho, në tunelin e stadiumit filloi përshëndetjet me futbollistët mysafirë.

Gjatë procesit të përshëndetjeve, u shfaqë edhe koreani Son, i cili u mungua t’ia jepte dorën portugezit por që në dy raste dështoi kurse në të tretën më në fund Mourinho e pa dhe e përqafoi.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.

Son ka edhe një mundësi që të shpëtojë nga shërbimi ushtarak

Periskopi.com Sporti

Lojtari i Koresë së Jugut, Heung-min Son, ka vazhduar kontratën e tij me Tottenham Hotspur deri në vitin 2023, por kjo marrëveshje mund të ndërpritet nëse lojtari duhet të kryejë shërbimin ushtarak në vendin e tij.

Son, i cili është 26 vjeç, ka nënshkruar për Spurs në vitin 2015 nga Bayer Leverkusen. Mesfushori, i cili gjithashtu mund të luajë si sulmues, është bërë anëtar i rëndësishëm i skuadrës së Mauricio Pochettinos.

E vetmja mënyrë që ai mund t’i shmangë 23 muaj larg futbollit është nëse ai arrin të fitojë medaljen e artë në Lojërat e ardhshme aziatike.

Son është lojtari më i mirë i Koresë së Jugut, por asgjë tjetër përveç fitimit të turneut të futbollit, që zhvillohet në mes të 18 gushtit dhe 2 shtatorit, nuk do ta mbajë atë larg shërbimit ushtarak.

Koreja e Jugut është një nga favoritët për të fituar medaljen e artë. Ata kanë fituar tre medalje të bronza (1954, 1958 dhe 1962) dhe katër të arta (1970, 1978, 1986, 2014).