Interi dhuron 300 mijë maska dhe produkte dezinfektimi për mbrojtjen civile

Periskopi.com Sporti

Interi dhe grupi që ka në pronësi klubin, Suning, u kanë dhuruar institucioneve të kujdesit në Itali 300 mijë maska dhe produkte të tjera sanitare, në këto ditë të vështira që vendi po kalon për shkak të përhapjes së shpejtë të koronavirusit.

“Shpresojmë që eksperienca e Kinës në përballimin me efikasitet të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, të ndihmojë sadopak Italinë në ndalimin e përhapjes me shpejtësi të këtij virusi”, deklaroi presidenti i klubit zikaltër Steven Zhang.

Më herët ai kishte dhuruar edhe 100 mijë euro për Departamentin e Shkencës dhe Bio-mjekësisë në Milano, duke konfirmuar lidhjen e fortë të kubit zikaltër me Kinën dhe anasjelltas /Periskopi.com/

 

Zyrtare: Steven Zhang është president i ri i Interit

Periskopi.com Sporti

Nga sot zikaltërit bëhen me president të ri.

Mungonte vetëm zyrtarizimi, ndërsa tani vjen edhe ai. Steven Zhang është presidenti i ri i Interit duke pasuar në këtë detyrë indonezian Erick Thohir, post të cilin ky i fundit e mbante që nga nëntori i vitit 2013.

Steven Zhang bëhet kështu presidenti më i ri në historinë e Interit pasi është vetëm 26 vjeç.

Që nga momenti që kinezët e Suning Group blenë nga Thohir 69% të aksioneve të Interit, djali i pronarit të klubit Zhang Jindong ka qëndruar gjithmonë në Milano duke ndjekur me interes të gjithë aktualitetin zikaltër dhe duke mbështetur skuadrën me praninë e tij në stadiume përkrah zëvendës-presidentit Javier Zanetti.

Interi nën udhëheqjen e pronarëve kinezë ka filluar të ringrihet dhe financat e klubit janë në rritje të vazhdueshme nga viti në vit, kurse këtë sezon zikaltërit janë kthyer edhe në Ligën e Kampionëve, kompeticion në të cilin mungonin nga viti 2012.