Hajnat sulmojnë me thika bashkëshortët e moshuar kundërvihen me çfarë iu vije në duar

Periskopi.com Lajme

Shanmungavel është mbiemri i burrit, që po punonte në kopshtin e shtëpisë së tij në Tamil Nadu të Indisë, kur një njeri i maskuar, provoi ta ngufaste me një bluzë.

Mirëpo, 70-vjeçari arriti t’i kundërvihej dhe të largohej nga mbajtja, ndërsa sulmit iu bashkua edhe bashkëshortja e tij.

Duke i hedhur me papuçe dhe gjithë çfarë i kapnin duart, të moshuarit provuan t’i zmbrapsin plaçkitësit që sulmonin me thika të gjata.

Të vendosur të ruajnë pronën e tyre, ata i goditnin keqbërësit me karrige plastike, të cilat copëtoheshin nga thikat e fuqishme.

Kjo është vjedhja e tretë që po bëhet në këtë shtëpi, derisa mësohet se njëherë hajnat kanë arritur të largohen me një sasi ari mjaft të vlefshëm.