Tërmeti i 26 nëntorit, 100 familje në protestë

Periskopi.com Lajme

Rreth 100 familje të dy pallateve me 13 kate pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, në Durrës ndodhen në udhëkryq, pasi nuk dinë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre.

Me tërmetin e 26 nëntorit, dy pallatet u konstatuan të pabanueshme. Banorët dolën në proteste për t’i kërkuar Bashkisë kryerjen e një ekspertize të thelluar dhe një përgjigje zyrtare për rindërtimin e objekteve.

Në përgjigje të interesimit të Top Channel për shqetësimin e banorëve të dy pallateve të firmës ”Rekon”, Bashkia Durrës sqaron se pallati ka pësuar anim, është kërkuar ekspertizë e thelluar, ndërsa tjetri do të vlerësohet në vijim.

Ndërkohë e ngjashme paraqitet situata edhe në lagjen numër 18 në qytetin e Durrësit.

Banorët kanë protestuar këtë të diel, pasi prej dy muajsh presin ekipin e Institutit të Ndërtimit që të kryejë ekspertizën e thelluar, ndërsa ndërtuesi nuk u përgjigjet.

”Nuk po marrim asnjë informacion. I bëjmë mesazhe pronarit nuk na përgjigjet. Jemi me fëmijë të vegjël nëpër rrugë. As rrobat e trupit nuk i kemi marrë. Pronari thotë që s’kam lekë për ta bërë. Jemi pa shpi, pa katandi”, thonë banorët.

Gjatë protestës së të dielës banorët janë shfaqur të irrituar.

”Nuk rrimë më urtë. Pallati është çarë mes për mes dhe është anuar. Është gërmadhë brenda. Duam të dimë ç’do të ndodhë,” thonë ata.

Në mungesë të informacionit zyrtar, të dëmtuarit nga tërmeti kërkojnë të dinë mbi atë që po ndodh e do të ndodhë me banesat e tyre.

Raporti përfundimtar për tërmetet në Shqipëri, mësohet shifra e dëmeve

Periskopi.com Lajme

Është publikuar raporti përfundimtar për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Dëmet llogariten në 985 milionë euro ndërsa për rimëkëmbjen duhen 1076 milion euro.

Shumica e dëmit është regjistruar në sektorin e strehimit (78.5%), e ndjekur nga sektori prodhues (8.4%) dhe sektori i edukimit (7.5%).

Raporti/ Dëmet dhe Humbjet totale

Vlerësimi zbulon se efekti i përgjithshëm i katastrofës në 11 bashki arrin në 985.1 milion Euro (121.21 miliardë lekë), nga të cilat 843.9 milion EUR (103.84 miliardë lekë) përfaqëson vlerën e asetet fizike të shkatërruara dhe 141.2 milion EUR (17,37 miliardë lekë) i referohen humbjeve. Shih sektorin specifik dëme dhe humbje.

Shumica e dëmeve janë regjistruar në sektorin e strehimit (78.5%), e ndjekur nga sektori prodhues (8.4%) dhe sektori i edukimit (7.5%). Sa i përket humbjeve, sektori produktiv zë pjesën më të lartë (56.4%), e ndjekur nga strehimi (24.1%) dhe Mbrojtja Civile (CP) & Reduktimi i Rrezikut të Fatkeqësive (DRR) me 9.4%.

Në lidhje me pronësinë e efekteve, në përgjithësi 76.5% janë private dhe 23.5% publike. Sektorët e Strehimit dhe Prodhimit përbëjnë kryesisht infrastrukturë private, ndërsa sektorët e tjerë të mbetur kryesisht janë pronë e publikut. I njëjti model vlen edhe për humbjet. Në lidhje me shpërndarjen gjeografike të dëmeve dhe humbjeve, bashkia e Durrësit ishte dërrmuese më e prekur me 303.8 milion EUR (3.74 miliardë lekë) ose 32.4% të dëmit dhe humbjeve totale, e ndjekur nga afër nga Tirana me 284.3 milion EUR (3.5 miliardë ALL) ose 30%, dhe së treti Kruja me 84.2 milion EUR (1.04 miliardë lekë) ose 9.

Nevojat totale për rikuperim janë 1,076.15 miliardë euro (132.4 miliardë lekë) në të gjithë sektorët dhe për 11 bashkitë e prekura. Nevojat vetëm në sektorin e banesave janë 802.86 milion EUR (98.8 miliardë lekë), që përfaqëson 75% të të gjitha nevojat e Rimëkëmbjes në sektorin e Arsimit do të kushtojë rreth 95 milion EUR (11.7 miliardë lekë) ose afro 9% të totalit, dhe rikuperimi për sektorin e Infrastrukturës do të jetë 61 milion EUR (7.4 miliardë lekë) ose 6%.

Brenda sektorit të Infrastrukturës, mbi gjysmën e nevojave të rimëkëmbjes janë në nënsektorët e Ndërtesave të Energjisë dhe Qeverisë, me 12.9 milion EUR (1.5 miliardë lekë) dhe 26.5 milion EUR (3,3 miliardë lekë), përkatësisht. Në sektorin e Prodhimtarisë me 4.2% të të gjitha nevojave të rimëkëmbjes, ato janë të përqendruara në nënsektorin e Biznesit dhe Punësimit (Prodhim dhe Tregti) me 27.84 milion EUR (3.4 miliardë lekë). Mbrojtja civile dhe DRR kanë një pjesë të ngjashme të nevojave me 4.4%.

Përfundime / Rekomandime

Qeveria e Shqipërisë ka shprehur angazhimin e saj për të udhëhequr përpjekjet e rimëkëmbjes dhe rindërtimit. Opsionet për të financuar rimëkëmbjen janë rialokimet buxhetore, premtimet e donatorëve, huatë ose grante nga agjencitë shumëpalëshe dhe bilaterale, dhe / ose kontributet nga sektori privat.

Një shumëllojshmëri parimesh udhëheqin strategjinë e rimëkëmbjes, duke synuar përmirësimin e cilësisë së rimëkëmbjes, duke theksuar barazinë dhe përfshirjen, dhe promovuar uljen e rrezikut. Strategjia e rimëkëmbjes bazohet në qëndrueshmërinë dhe përqasjen e orientuar drejt qëndrueshmërisë “Ndërto më mirë” (BBB).

Ndërhyrjet BBB kanë për qëllim forcimin e menaxhimit të rrezikut nga katastrofat e qeverisë dhe komuniteteve; zvogëlojë rreziqet dhe cenueshmërinë ndaj fatkeqësive të ardhshme; dhe për të katalizuar ekonominë dhe për të rindërtuar jetesën, të cilat ndryshojnë nga ndërhyrjet që thjesht rikthejnë dhe rifillojnë në nivelet e para-katastrofës. Fokusi shtesë duhet të vendoset në:

  • Përdorimin e teknologjive efikase të energjisë në procesin e rindërtimit;
  • Menaxhim i sigurt, i shëndoshë dhe miqësor ndaj mjedisit të mbeturinave të ngurta dhe të rrezikshme;
  • Riciklimi – sa më shumë të jetë e mundur – e sasisë së madhe të mbeturinave dhe mbeturinave;
  • Përdorimi i materialeve ndërtimore miqësore me mjedisin;
  • Shmangia e ndikimeve të mundshme negative në mjedis;
  • Prioritizimin e barazisë gjinore dhe trajtimit jodiskriminues pasi ato gjenerojnë prosperitet tërësor dhe nuk janë vetëm një faktor i barazisë. Si kujtesë, procesi i rimëkëmbjes së katastrofës mund të krijojë mundësi për prosperitet përmes programeve të krijimit të vendeve të punës që mund të fillojnë dhe zgjerojnë rritjen, si dhe rezistencën ekonomike, sociale dhe politike ndaj katastrofave të ardhshme./TopChannel

 

Të prekurit nga tërmeti do të ndihmohen nga shitja e biletave në objektet e trashëgimisë kulturore

Periskopi.com Lajme

Një pjesë e të ardhurave nga biletat e vizitave në muze, kala, parqe arkeologjike, do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se, “për më shumë shërbime, për më shumë mirëmbajtje, për më shumë dinjitet dhe një kërkesë të vetë institucioneve, rishikojmë çmimin e biletave për të vizituar muzetë kombëtarë dhe parqet arkeologjike. Pa harruar ditë të caktuara kremtuese apo e diela e fundit e çdo muaji, e cila është falas. Për vitin 2020, një pjesë e të ardhurave nga biletat, do të shkojë për shërimin e plagëve të tërmetit”.

Sa i përket tarifave të reja për muzetë dhe sitet e trashëgimisë kulturore përfitojnë biletë falas, fëmijë deri 12 vjeç, veteranët, invalidët, ish-të përndjekurit, guidat dhe shoqëruesit e invalidëve. Gjithashtu përfitojnë dhe subjektet që zhvillojnë aktivitete brenda hapësirës së parkut apo monumentit.

Ndërsa vizita është falas çdo të diele të fundit të çdo muaji në të gjitha sitet dhe muzetë. Si edhe ditët kombëtare dhe ndërkombëtare kushtuar trashëgimisë kulturore, Dita e Pavarësisë dhe Dita e Çlirimit.

Gjithashtu përfitojnë reduktim çmimi studentët në masën 70%, çmime dhe shërbime cilësore për operatorët turistikë, çmim favorizues për vizitat në Butrint në grupe mbi 50 veta, grupmosha 12-18 vjeç dhe pensionistët./Atsh

 

Durrës: 42 vjeçari kapet duke vjedhur në banesën e braktisur nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Në Durrës vihet në pranga një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat që ishin larguar banorët.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, si dhe parandalimin e vjedhjes së pronës, ka shtuar masat e kontrollit dhe të prezencës së policisë në territor, në të gjitha ato zona, ku banesat janë braktisur nga banorët si pasojë e tërmetit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës.

Tërmeti në Shqipëri, sot merret vendimi për të gjithë të akuzuarit

Periskopi.com Lajme

Ditën e sotme do të jepen masat e sigurisë për të gjithë personat e arrestuar, dhe që janë nën hetim për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Abcnews.al, raporton se pritet që për të gjithë personat të kërkohet masa “arrest me burg”.

Prokurorët e çështjes kanë dalë në konkluzionin se me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka sjellë për pasojë vdekjen e 23 personave në Durrës.

Konkretisht pallati 6 katësh, ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Reci, dhe tre të familjes Meçja është ndërtuar rreth viteve ‘90 dhe nuk mund të ngrejë një akuzë për pronarin por ka dyshimet të forta se pallati ka pasur dëmtime në tërmetin e 21 shtatorit dhe nuk janë marra masa.

Sa i përket pallatit tjetër 6 katësh në Durrës, ku humbën jetën dy gra prokuroria ka dalë në konkluzionin se pallati është shembur si pasojë e ndërhyrjes në katin e parë të objektit.

Shtetasit, Artur dhe Anisa Terziu kishin hapur bar Barons, në katin e parë, duke dëmtuar kolonat dhe muret e pallatit.

Në dosjen e prokurorisë që abcneës.al e ka siguruar të plotë, fajtorë dalin edhe zyrtarë ALUIZNI-t që legalizuan lokalin dhe të INUV.

Abcnews.al ka raportuar më herët se prokuroria do të kërkojë arrest me burg në gjykatë për personat përgjegjës,konkretisht  Klajdi Lame, në cilësinë e Inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, Albrend Qetka, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës dhe Defrim Celami, në cilësinë e specialistit që ka kryer aktin e ekspertimit teknik.

Ndërkaq, e njëjta situatë është edhe për hotel “Mira Mare”. Ndërtimi i ndërtesës ka filluar në vitin 2005, ndërsa legalizimi është bërë në vitin 2018.

Po ashtu sa i takon objekteve të dëmtuara, prokurorët i kanë marrë të gjitha masat dhe do të bëjnë edhe penalizimin e tyre, disa prej tyre janë të pabanueshëm.

Skandali me hotelin ku vdiqën dy vëllezërit kosovarë: Hoteli u bë pa projekt dhe me kat shtesë

Periskopi.com Lajme

Ndërtimi i hotel ‘Tropical’ në Durrës, ku humbën jetën dy vëllezërit kosovarë, pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, ishte pa studim gjeologjiko-sizmik.

Detajet tronditëse të përmasave të një skandali dalin në dritë nga dosja hetimore e prokurorisë së Durrësit, çështje që solli lëshimin e 17 urdhër-ndalimeve për zyrtarë dhe ish-zyrtarë (ndërtues, arkitekt, kolaudues).

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen e plotë ku thuhet se ndërtimi i Tropical ishte pa projekt konstruksioni dhe pa mbikëqyrje. “News24” mëson se në dosje thuhet se pas legalizimit në këtë hotel është bërë 1 kat shtesë.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Avdulla Osmani ka ndërtuar Hotel “Tropikal”, objekt i cili është ndërtuar dhe ka shërbyer si banese, shërbime hotelerie si dhe aktivitete tregtar kati i pare, te regjistruar ne emrin e subjektit “Dule Shpk”. Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, nga shembja e kësaj godine kanë gjetur vdekjen dy shtetas kosovar, vëllezërit Shemsedin dhe Isan Abazi, si dhe jane plagosur pronari Avdulla Osmani dhe bashkëshortja se tij, te cilët aktualisht janë në Spitalin e Traumës. Ndërtimi është realizuar pa studim gjeologjiko-sizmik, pa projekt konstruksioni dhe objekti ne tërësi, pa mbikëqyrje punimesh, pa zbatim te ndonjë projekti konkret te punimeve dhe me materiale ndërtimi te pa njohura lidhur me cilësinë e tyre, por per efekte te marrjes se lejes se ndërtimit dhe legalizimit, projekti është bere mbas realizimit te ndërtimit dhe per te përfituar nga kjo hapësire ligjore është siguruar ne dosje nje vërtetim sikur ndërtimi është bere ne vitin 1994 ndërsa per efekt te legalizimit jane mbajtur akte ne vitin 2005 dhe 2006, shkruan ‘BalkanËeb’.

Ne dosje thuhet se akti i kolaudimit është i vetëm nga ana sipërfaqësore, i cili është i domosdoshëm per aplikimin e investitorit për të marrë lejen dhe jo për kolaudimin e objektit me imtësi lidhur me qëndrueshmërinë. Nga ana e ndërtuesit ka ndërtuar pa leje objektin, duke shfrytëzuar hapësirën ligjore e ka legalizuar godinen dhe me pas ka kryer ndërtim shtese për te cilin ka aplikuar për leje per nje kat shtese, i cili nuk është legalizuar.
Veprimet e mësipërme te kryera prej shtetasit Avdulla Osmani lidhur me mosrespektimin e normave ligjore ne fushën e ndërtimit, të kryer me dashjen e tij atë te ndërtimit, krijimit te një pasurie e cila nuk i plotësonte kushtet teknike te qëndrueshmërisë. Avdulla Osmani dyshohet se ka kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”./News24

Elvis Naçi mbledh mbi 7 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Kreu i fondacionit humanitar “Firdeus”, imami i njohur Elvis Naçi, ka njoftuar se ka mbledhur mbi 7 milionë euro, për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka falënderuar, shqiptarët anembanë botës, që kanë kontribuar me mjete për ndërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti që ndodhi me 26 dhjetor.

“Faleminderit Shqiptare, Fisnike dhe Bujare që në momentet më të vështira qëndroni me ne, na mbështetët, na besuat dhe kontribuuat në nismën tonë të madhe! Çdo cent që keni kontribuar do të jetë transparente, çdo kontribut i juaji do të shkojë në vendin e duhur! Deri tani kjo është shuma totale, karvani i mirësisë dhe i bamirësisë vazhdon”, ka thënë Naçi, njofton Telegrafi.

Nese deshiron t’i bashkohesh nismes se madhe keto jane te dhenat e kontribimit: Gofundme: https://www.gofundme.com/f/elvisnaci

Pay pal: [email protected]

Te dhenat bankare ne Zvicër: Name: Firdeus

Emri i Bankes: Post Finance

Adresse: Untere Scheugstr 3 8707 Uetikon am See

Konto Nr.: 15-387081-5

IBAN: CH94 0900 0000 1538 7081 5

BIC: POFICHBEXXX

Të dhënat bankare në USA:

Bank Name : Morton Community bank

Beneficiary Name : Friends of Fondacioni Firdeus

Routing Number: 071123204

Account number : 769397

Të dhënat bankare në Shqiperi:

Fondacioni Firdeus, Credins Bank,

Adresa e bankes: Rr Vaso Pasha, nr 8, Tirana, Albania.

SWIFT CODE CDISALTR

IBAN EURO:AL76 2121 1573 0000 0000 0088 3481

IBAN USD: AL33 2121 1573 0000 0000 0088 3479

Konferenca e donatorëve për tërmetin, Macron: Mbahet në fund të janarit

Periskopi.com Lajme

Konferenca e donatorëve ndërkombëtarë në ndihmë të Shqipërisë do të mbahet në fund të janarit dhe kjo është konfirmuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, para fillimit të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel.

Macron bëri thirrje për të kontribuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa idenë e konferencës së donatorëve ai e kish hedhur që më herët, në samitin e NATO-s në Londër.

“Do të flasim edhe për Shqipërinë. Do të doja të dërgonim një mesazh solidariteti për popullin shqiptar, do të doja që ne të merrnim përgjegjësinë për ti ndihmuar ata përmes organizimit të një konference donatorësh në fund të janarit. Ka pasur dhjetëra viktima dhe mijëra të pastrehë ndaj ne duhet të ndihmojmë ato familje dhe po ashtu të ndihmojmë edhe Shqipërinë që të rindërtohet”, ka deklaruar Macron.

Liderët e BE u mblodhën në Bruksel për të diskutuar mbi një seri temash, mes të cilave, më lartë në agjendë do të jenë ndryshimet klimaterike dhe buxheti afatgjatë i Bashkimit Evropian. Ky është samiti i parë i BE i kryesuar nga Charles Michel, pasi ai u zgjodh president i Këshillit Evropian./tch

Banka e Këshillit të Evropës jep gjysmë milion euro për Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama priti sot në një takim përfaqësuesit e Bankës së Këshillit të Evropës, e cila ka akorduar një donacion prej gjysmë milioni euro për të asistuar planifikimin e projektimin, me të gjithë gatishmërinë për të mbështetur me fonde të tjera Programin e Rindërtimit.

Në fillim të takimit, përfaqësuesi i Bankës së Këshillit të Evropës u shpreh se “ne duam të dimë nëse ka projekte të tjera me qëllim që të ndihmojmë”.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për donacionin e Bankës së Këshillit të Evropës, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën.

“Ne kemi shumë projekte dhe një prej tyre është ai për strehimin social. Ky projekt që u arrit kur isha kryetar bashkie, më bën krenar”, tha Rama, gjatë këtij takimi.

Rama falënderoi për këtë donacion, ndërsa u shpreh se ne shpresojmë se do të kemi një konferencë donatorësh.

“Shpresojmë se konferenca do të mbahet së shpejti dhe ne të marrim më shumë. Por, në të njëjtën kohë ne do të shohim se çfarë gjërash të tjera mund të bëjmë së bashku me ju. Kemi shkolla, kopshte dhe institucione te kujdesit parësor që kanë nevojë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “është mirë ta kemi këtë fond për të ndihmuar të dobëtit”. “Na duhen të përqendrohemi te projektet dhe planifikimi. Kemi edhe disa lagje që duhen ndërtuar nga e para. Pra, na duhen dhjetëra inxhinierë të merren me llogaritje”, theksoi kryeministri.

Profesorët e sizmologjisë paralajmëruan qeverinë e Shqipërisë për tërmetet në 2013

Periskopi.com Lajme

Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”. termet

Kur e prezantuan këtë studim para mediave ato i bënë thirrje qeverisë që të azhurnonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit.

Profesor Alija u shpreh në atë kohë se qeveria duhet t’i bënte hartat e reja si kusht normativ për të gjitha ndërtimet. Sipas tij hartat e reja duhet të zëvendësonin hartën sizmike të viteve 80 që sot e kësaj dite është ende në fuqi edhe pse vendi u godit përgjatë dy muajve të fundit nga 2 tërmetet më të fuqishme të 40 viteve të fundit.

Disa projektues pohuan se hartat e reja të krijuara nga katër profesorët e nderuar sot përdoren si udhëzues për shumë projektues dhe ndërtues, por ato nuk janë të detyrueshme, për shkak se ligji nuk i njeh. Firmat e vogla të ndërtimit ato që rastësisht hyjnë në sektor duke ndërtuar tre katër pallate, zakonisht kërkojnë ekspertizë të ulet, pohojnë inxhinierët.

Rreth 6 vite më parë profesorët e nderuar i bënë thirrje qeverisë që të adoptonte hartat dhe kodet e ndërtimit për shkak se tani po ndërtoheshin pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra.

Shqipëria është nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë. Në vitin 1995 qeveria nxori një vendim që të gjitha ndërtimet mbi 8 kate duhet të paraprihen nga studime sizmologjike, jo vetëm godinat e banimit, por edhe të tjera.

Për fat të keq ky vendim i Këshillit të Ministrave nuk është zbatuar në të gjitha ndërtimet tona”, u shpreh në atë kohë akademiku Sulstarova. Përmes studimit të kryer, pas 30 vjetësh akademikët kanë nxjerrë hartat e reja të shpërndarjes sizmike, të cilat, sipas Sulstarovës duhet të miratoheshin nga Këshilli i Ministrave, në mënyrë që të jenë të detyrueshme për të gjithë ndërtuesit në vend.

“Pretendojmë dhe kërkojmë nga qeveria që këto harta të futen, si kusht normativ për të gjitha ndërtimet antisizmike që bëhen në Shqipëri dhe të zëvendësojnë hartën sizmike të vendit e viteve ’80, që është edhe sot në fuqi”, – tha Sulstarova në vitin 2013.

Akademikët në botimin e tyre kanë veçuar se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet iX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5.

Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.

Monografisë ja rrisin vlerën edhe 12 harta të rrezikut sizmik probabilitar të Shqipërisë, vlerat e rrezikut sizmik për 370 bashki e komuna, si edhe vlerat e plota spektrale për 36 qytete.

Në monografi arrihet përfundimi se rezultatet e këtij vlerësimi probabilitar të rrezikut sizmik duhet të shërbejnë si bazë për kodin e ri të ndërtimeve antisizmike në vend, duke zëvendësuar Hartën e Rajonizimit Sizmik të Republikës së Shqipërisë në shkallën 1:500.000, miratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 1979, e cila është ende në fuqi.

9 zonat e burimeve sizmike me magnituda

Zona Lezhë-Ulqin me Mmax=7.0

Ultësira Pranadriatike me Mmax=6.9

Bregdeti Jonian me Mmax=7.0

Korçë-Ohër me Mmax=6.9

Elbasan-Dibër-Tetovë me Mmax=6.9

Kukës-Peshkopi me Mmax=6.5

Shkodër-Tropojë me Mmax=6.5

Pejë-Prizren me Mmax=6.8

Zona e Shkupit me Mmax=6.5 /Monitor/

 

Dy vëllezër nga Kosova që jetojnë në Zvicër dhurojnë 180 mijë franga për të prekurit e tërmetit

Periskopi.com Lajme

Dy vëllezër nga Kosova që jetojnë në Zvicër, kanë dhuruar këtë të dielë në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” një shumë të konsiderueshme parash për shqiptarët e prekur nga tërmeti, posaçërisht për banorët e Thumanës.

Dy të rinjtë i kanë grumbulluar me nismën e tyre paratë në një total prej 180 mijë frangash zviceriane.

Ndërkaq, shumë qytetarë shqiptarë po ndihmojnë të prekurit nga tërmeti.

Kontribuesit janë shqiptarë që jetojnë në Gjermani, Zvicër, Itali.

Elvis Naçi tha se do të nisë ndihma nga banorët, të cilëve iu kanë humbur të afërmit.

Tërmeti, Austria dhuron 600 mijë euro për Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Republika e Austrisë do të ndihmojë qeverinë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke vënë në dispozicion 600,000 €, për rindërtimin e banesave të shkatërruara apo dëmtuara.

Marrëveshja për dhurimin e kësaj shume u nënshkrua në Ministrinë e Mbrojtjes nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe drejtoresha e zyrës lokale të Agjencisë Austriake Për Zhvillim Simone Ungersböck.

Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe shefi i misionit në Ambasadën Austriake në Turanë, Christian Steiner. Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet e prekura nga tërmeti, duke rindërtuar ose riparuar shtëpitë e dëmtuara.

Përfituesit kryesorë të këtij donacioni do të jenë kryesisht bashkitë e Durrësit dhe të Tiranës. Partner zbatues i kësaj marrëveshjeje është Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ndërsa Agjencia Austriake për Zhvillim do të monitorojë gjithë procesin e zbatimit të këtij projekti dhe do të informohet në mënyrë të vazhdueshme, direkt në terren për ecurinë e këtij projekti.

Projekti ka hyrë në fuqi më datë 01 dhjetor 2019 dhe do të vazhdojë deri më 31 mars 2021. Austria ka qenë një nga vendet e para të Bashkimit Evropian që ka ofruar mbështetjen e saj në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së duke siguruar pas tërmeteve të 21 shatorit dhe 26 nëntorit 2019, gjeneratorë, batanije, krevatë portativë dhe mjete higjeno-sanitare./Top Channel

 

Ndihmat për të prekurit e tërmetit shpërndahen në çdo shtëpi ku janë strehuar

Periskopi.com Lajme

Pas ndihmave të ofruara për të prekurit nga tërmeti në Parkun Inovativ të Prizrenit, tash dhënia e tyre është zhvendosur nëpër çdo shtëpi.

Shoqata “Nëna Terezë” gjatë së enjtes nisi shpërndarjen e më tepër se dyzetë produkteve ushqimore e higjienike në shtëpitë ku janë akomoduar të ardhurit nga Durrësi e Tirana.

Familjet e para që u furnizuan ishin familjet Dushi e Shehu. Megjithëkëtë, banorët shqiptarë shprehin vullnetin që të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Shoqata “Nëna Terezë” në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit kanë arritur t’i identifikojnë rreth 100 familje shqiptare me rreth 300 persona që janë vendosur nëpër familjet kosovare.

Përveç këtyre familjeve, në Kosovë janë strehuar edhe 600 qytetarë të tjerë në Parkun Inovativ, ndërsa numri i të akomoduar në hotele nuk dihet.

Të gjitha ndihmat për këto familje kanë ardhur nga vullneti qytetar, derisa nuk ka munguar as ai institucional.

Ekipi izraelit: Ndjejmë detyrim për të ndihmuar shqiptarët, ishin pranë hebrenjve në kohën e holokaustit

Periskopi.com Lajme

Ekipi i inxhinierave nga Izraelit që dy ditë po qëndrojnë në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata thonë së mdjejmë detyrim për të ndihmuar shqiptarët, ishin pranë hebrenjve në kohën e holokaustit.

“Para dy ditësh erdhëm nga Izraeli, për të bashkëpunuar këtu me inxhinierët lokalë dhe do të qëndrojmë deri në fund të javës tjetër. Është një obligim që ne si shtet ndjejmë, për të asistuar për çdo vend që preket nga fatkeqësitë natyrore. Por ne veçanërisht ndjejmë një detyrim për të ndihmuar shqiptarët, të cilët ishin pranë hebrenjve në kohën e holokaustit dhe kjo nuk harrohet, por kthehet në momente të vështira si ajo që po kaloni ju”.

“Pjesa më e madhe e banesave që kemi inspektuar në këto 48 orë, kanë marrë kryqin e verdhë që tregon se janë të riparueshme dhe aty mund të jetohet dhe vetëm 10 % të tyre do të shemben. Ky është rezultati deri më tani, por që ka edhe shumë punë për të bërë, por ka një dritë në fund të tunelit.

Varet nga koha që do të qëndrojmë, nuk është vetëm ekipi ynë i izraelit por janë edhe 11 delegacione të tjera që koordinohen nga bashkimi europian, që po bën një punë vërtetë të mirë, specifikisht dje kemi inspektuar 38 banesa dhe kemi rikthyer në shtëpi më shumë se 100 familje”.

“Normalisht aftësia mbajtëse nuk shihet vetëm me sy por duhet edhe kontrolle të mëtejshme të betonit, në markën dhe një kontroll më të imtësishëm dhe më i mirë i objektit. Por në këto momente duke qenë se kemi parë plasaritje, në këto dy trarë dhe këto dy kolona jemi duke i riparë, edhe grupi Izraelit ka një aparaturë që edhe shikon plasaritjen dhe thellësinë e tyre”.

“Sfida juaj kombëtare, është përmbledhja e gjithë informacionit i marrë si nga banorët e prekur nga tërmeti, inxhinierët shqiptarë dhe të huaj në mënyrë digjitale. Të jetë e qartë panorama e dëmtimeve dhe kështu kjo hartë të shërbejë si orientim për hapin e radhës. Ne këtë në Izrael e quajmë të skicojmë problemin dhe këtë praktikë duam ta sjellim e këtu”./Tch

Bashkësia Islame e Kosovës ndihmon Shqipërinë me mbi 300 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin se në aksionin e ndërmarrë, sipas urdhrit të Myftiut Naim Tërnava, që në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, më datë 29.11.2019, të mblidhen ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri, janë mbledhur gjithsej 304.302 euro.

Në ditën kur u ndërmor ky aksion, që ishte ditë e premte kur imamët mbajnë ligjëratën e rregullt javore, imamët janë orientuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame që të flasin për vlerën e ndihmës-sadakasë, për kuptimet e vëllazërisë kombëtare dhe që të rikujtojnë xhematin që të luten e t’i ndihmojnë motrat e vëllezërit nga Shqipëria në të gjitha format e mundshme, përfshirë edhe nëpërmjet aksionit që po ndërmerrej në xhami.

Televizioni gjerman: Rindërtimi i Shqipërisë pas tërmetit do kushtojë 1 miliard euro

Periskopi.com Lajme

Tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit la pasoja të frikshme në qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Lezhës, ndërsa kjo fatkeqësi gjeti pasqyrim edhe në mediat botërore.

Krahas jetëve të humbura, të cilat shtuan më tej plagën për familjarët, një plan tjetër tani që po i shqetëson të gjithë është ai i strehimit.

Lëkundjet e forta sizmike të martën e kaluar pllakosën dhimbje në shumë familje, ku një pjesë e tyre u detyruan të përcillnin para kohe për në banesë të fundit familjaret dhe të afërmit, të cilët mbetën të vdekur poshtë rrënojave.

Televizioni gjerman “ARD” ka shkruar gjatë për këtë tragjedi të madhe në Shqipëri, ndërkohë ndalet edhe tek elementi tjetër sfidues për qeverinë, pra tek kostoja e ndërtimit.

Sipas ARD-së, rindërtimi i zonave të shkatërruara mund të arrijë në 1 miliard euro, shumë kjo e stërmadhe për kapacitetin që ka sot Shqipëria.

“Shifrat zyrtare nuk janë ende të disponueshme, por rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do të jetë jo vetëm një sfidë njerëzore dhe teknike, por njëherësh edhe e kushtueshme. Ekspertët thonë se rindërtimi mund të kushtojë deri në një miliard euro. Shumë njerëz dhe kompani në Shqipëri dhe jashtë saj kanë dhuruar tashmë para. Deri më tani, janë mbledhur rreth 15 milion euro”, shkruan ARD.

Më tej televizioni gjerman vë theksin tek Komiteti Kombëtar i Rindërtimit, i cili është ngritur nga qeveria për të grumbulluar, koordinuar dhe menaxhuar paratë e mbledhura, me qëllim përballimin e situatës. Kjo media shkruan se korrupsioni në Shqipëri mbetet një problem i madh dhe për këtë duhet treguar transparencë me fondet e mbledhura, por edhe për shpenzimet që do kryhen në terren.

“Një komision i posaçëm duhet të kanalizojë këto para dhe të sigurojë transparencë, sepse korrupsioni është një problem i madh në Shqipëri. Qeveria ka bërë të ditur plane për ndërtimin e lagjeve të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin. Në afat të shkurtër, do të ndërtohen deri në 5,000 apartamente, në planin afatgjatë edhe 10,000”, thuhet më tej në shkrim. /BË/

 

Mbërrijnë në Shqipëri ndihmat nga Turqia  për të prekurit nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit humbën jetën 52 persona dhe u plagosën më shumë se 900 të tjerë, shumë personalitete, biznesmenë, organizata apo qeveri të ndryshme janë solidarizuar me Shqipërinë.

Nismës për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i është bashkuar edhe Turqia. Sot ka zbarkuar në aeroportin ”Nënë Tereza’ avioni me ndihma nga shteti turk, në ndihmë të personave që u prekën nga tërmeti 6.4 ballë.

 

Hasmi i Erdoganit, Fetullah Gylen, ngushëllon popullin shqiptar

Periskopi.com Lajme

Fethullah Gylen ka ngushëlluar qytetarët e Shqipërisë, e cila është goditur nga tërmeti tragjik, ku kanë humbur jetën së paku 51 qytetarë, të cilët mbetën nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara.

Me një mesazh pas goditjes së tërmetit, mendimtari dhe dijetari Fethullah Gylen u shpreh ngushëllimet e tij qytetarëve shqiptarë dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore.

Ai thotë se me hidhërim të thellë ka mësuar lajmin për tërmetin që ka goditur Shqipërinë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“U shpreh ngushëllimet e mia më të thella mbarë popullit shqiptar, veçanërisht atyre që kanë humbur njerëzit e tyre më të dashur gjatë tërmetit. I lutem Zotit, që t’u japë forcë skuadrave të kërkimit dhe të shpëtimit, që janë duke bërë çdo përpjekje për të shpëtuar njerëzit e mbetur nën rrënoja. Gjithashtu, i lutem atij që t’u falë shërim sa më të shpejtë atyre që kanë mbetur të plagosur.

U bëj thirrje dhe i nxit të gjithë që t’u vijnë në ndihmë njerëzve të prekur nga tërmeti me çdo mundësi që kanë, që Shqipëria të kapërcejë e të marrë veten nga kjo ngjarje shkatërrimtare”, ka theksuar Gylen.

Ndryshe, presidentit i Turqisë e Taip Erdogan e sheh Fetullah Gylenin si armik të tij dhe të cilin vazhdimisht kërkon që të ekstradohet në Turqi.

Streha e zorit: Veç tre fëmijë që erdhën nga Shqipëria po ndjekin mësimet në Kosovë

Periskopi.com Lajme

30 për qind e të prekurve nga tërmeti që kanë ardhur dhe janë vendosur në qytetin e Prizrenit janë nën moshën 18 vjeçare. Shumë nga ta nuk kanë pasur dokumente, prandaj edhe identifikimi i tyre me moshë është i vështirë, ndërsa vetëm tre nga këta fëmijë tashmë kanë filluar mësimin, shkruan Periskopi.

Tërmeti i një jave më parë në Shqipëri shkatërroi Thumanën, Durrësin e disa fshatra të tjera. Si pasojë e tërmetit prej 6.4 shkallësh të Rihterit, kanë humbur jetën 52 persona dhe mijëra familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë. Kjo ka bërë që një numër i madh i tyre të strehohen në Kosovë.

Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit ka hapur dyert e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve ku janë akomoduar rreth 500 persona dhe gjithashtu në gjimnazin “Gjon Buzuku”, në sallën e sporteve janë vendosur rreth 120 persona.

Sipas të dhënave që Periskopi ka siguruar nga Komuna e Prizrenit, 30 për qind e këtyre personave janë të moshës nën 18 vjet, kurse për mundësinë që këta fëmijë të bëhen pjesë e shkollave të Prizrenit, Komuna u ka bërë thirrje drejtorëve të shkollave që të pranojnë të gjithë fëmijët që paraqiten për të nisur mësimin.

“Që nga momenti kur ka filluar ardhja e personave të prekur nga tërmeti, Drejtoria Komunale e Arsimit u ka bërë thirrje të gjithë drejtorëve të shkollave që t’i pranojnë përkohësisht fëmijët në shkollë për t’i vijuar mësimet dhe të njëjtëve t’u sigurohen edhe tekstet mësimore”, thuhet në përgjigjen që Komuna e Prizrenit i ka dhënë  Periskopit.

Por, vetëm tre fëmijë nga Shqipëria tashmë kanë filluar mësimin në një fshat të Prizrenit.

“Duke i respektuar udhëzimet nga DKA, më 29 nëntor kanë filluar vijimin e mësimit 3 nxënës në shkollën e fshatit Krajk, të cilët janë pajisur edhe me çanta dhe tekste shkollore”, thanë nga Komuna e Prizrenit.

Për dallim nga Komuna e Prizrenit, në Prishtinë edhe pse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë thirrje që këta fëmijë të lajmërohen për të nisur mësimin, ende asnjë nxënës nuk është paraqitur, madje nuk ka të dhëna ende se sa fëmijë janë gjithsej.

“Nuk kemi të dhëna se sa fëmijë janë, për shkak se ne nuk e bëjmë mbledhjen e këtyre të dhënave. Ne jemi të gatshëm që të pranojmë të gjithë ata fëmijë për t’i dërguar në shkolla dhe për t’i pajisur me të gjitha ato që kanë nevojë, sepse ndihma po shpërndahen nga të gjithë”, ka thënë Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës.

Për ndryshe në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, sot ka filluar të ofrohet edhe shërbimi psiko-social dhe organizimi i aktiviteteve rekreative për fëmijë.

Sipas informatave të fundit që janë publikuar edhe në media, një numër i konsiderueshëm i të ardhurve nga Shqipëria tashmë kanë filluar të kthehen. Xhejlane Kaçiu /PERISKOPI

 

 

 

 

Shteti kosovar nuk e di numrin e saktë të personave që kanë ardhur nga Shqipëria për strehim

Periskopi.com Lajme

Me mijëra qytetarë të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, po vazhdojnë të vijnë në Kosovë për strehim përmes pikës kufitare në Morinë. Qytetarët e Kosovës po solidarizohen me vëllezërit e tyre, duke u hapur dyert banorëve të Durrësit e Thumanës, vende këto të cilat u prekën më së shumti nga një tërmet që tronditi të gjithë shqiptarët.

Pavarësisht kësaj, shteti kosovar nuk ka shifra të sakta se sa banorë që nga dita e martë, kanë ardhur për strehim në Kosovë.

Në Ambasadën e Shqipërisë thonë se nuk kanë shifra të sakta. Të njëjtit gjatë ditës në një njoftim me shkrim u kanë bërë thirrje komunave, policisë e

“Pas analizimit të situatës dhe të koordinuar organizatave për evidentimin e të gjithë shtetasve shqiptarë, të akomoduar në Kosovë .me komunat dhe me Policinë e Kosovës, lind nevoja e evidentimit të të gjithë shtetasve shqiptarë, të akomoduar në RKS. Regjistrimi i shtetasve të ardhur nga Shqipëria do të ndikojë në menaxhimin dhe lehtësimin e situatës së krijuar, si dhe në asistimin dhe sigurinë e bizneseve/ shoqatave/organizatave dhe familjeve të cilat kanë hapur dyert.”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Derisa Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, i bën thirrje Policisë së Kosovës për evidentimin e shtetasve shqiptarë, kjo e fundit nuk i ka të ndara, arsyet apo motivin e  ardhjes të personave që kalojnë kufirin.

“Në vijim keni informacionet e kërkuara të hyrje daljeve, të të gjitha mjeteve dhe personave në komplet rajonin kufitar perëndimi, ku përfshihen pikat kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për datat 29 dhe 30 nëntor, si dhe 01 dhjetor. Regjistrimi i daljeve dhe hyrjeve bëhet për të gjithë personat dhe nuk bëjmë ndarje sipas arsyes apo motivit të ardhjes në Republikën e Kosovës. Më 26 nëntor janë kontrolluar në hyrje të këtyre pikave 6292 persona. Me datën 27 nëntor 7112 persona të kontrolluar. Me datën 28 nëntor 13505 persona të kontrolluar, me 29 nëntor 9208 persona, data 30 nëntor 7196 persona dhe gjatë ditës së djeshme 6725 hyrje të kontrolluara”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Në këtë raport nuk specifikohet se sa nga ta janë banorë të Shqipërisë të cilët kanë ardhur për strehim në Kosovë.

“Regjistrimi i daljeve dhe hyrjeve bëhet për të gjithë personat dhe nuk bëjmë ndarje sipas arsyes apo motivit të ardhjes në Republikën e Kosovës. Për çështje të strehimit, ju lutem i drejtoheni institucioneve kompetente”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Në lidhje me këtë është kontaktuar edhe drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valon Krasniqi, por i njëjti ka thënë se nuk kanë shifra të sakta se sa banorë të Shqipërisë kanë gjetur strehim në Kosovë, pavarësisht që sipas tij, u kanë dhënë  përkrahje autoriteteve për akomodimin e tyre.

Ndryshe, që prej mëngjesit të hershëm të së martës Shqipëria është goditur nga disa tërmete, ku njëri nga ta shkatërroi disa ndërtesa në Durrës dhe Thumanë, duke u marrë jetën me dhjetëra personave, e qindra të tjerë duke i lënë të lënduar.