“Vetëvendosje ndoshta s’di për takimin, Kurti le ta thotë të vërtetën”

Periskopi.com Lajme

Publicisti Baton Haxhiu insiston në vërtetësinë e deklaratës së dhënë në Info Magazine të Kushtrim Sadikut, se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi janë takuar edhe dy herë të tjera, para takimit zyrtar të 6 janarit në Presidencën e Kosovës.

“Z.Thaçi dhe Z.Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, ka thënë ai në Info Magazine, duke u reaguar në deklaratën e drejtuesit të emisionit se takimi prej katër minutash i Thaçit dhe Kurtit ishte shumë i shkurtër.

Pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i cili e ka quajtur gënjeshtër deklaratën e Haxhiut.

Në këtë reagim nga Lëvizja Vetëvendosje është përgjigjur publicisti Haxhiu, duke dhënë edhe detaje tjera për dy takimet e Albin Kurtit me Hashim Thaçin.

“Më vjen keq që ky lajm, i cili do të konsiderohej normal në secilin vend të botës merr kësi reagimesh. S’e di pse kane frikë nga takimet”.

“Para takimit zyrtar kanë ndodhur edhe dy takime tjera. Për hir të korrektësisë nuk dua ta përmend ndërmjetësuesin. Takimi i parë ka ndodhur me ndërmjetësimin e një institucioni ndërkombëtar. Takimi i dytë ka ndodhur me pajtimin e të dyve, pa ndërmjetësim. E kuptoj z.Manxhuka për reagimin e tij. Ai e ka thënë të vërtetën e tij. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje me siguri nuk i ka treguar për këtë takim askujt nga partia e tij. Pres nga Albin Kurti të më dëmantojë vet ai, nëse takimet nuk kanë ndodhur. Nëse kam gënjyer unë heq dorë nga jeta publike. Por, nëse ka gënjyer ai, duhet t’i kërkojë falje anëtarësisë së Lëvizjes Vetëvendosje, sepse nuk pranoj kërkim-falje nga ai”.

Kërkesa e djalit të Adem Demaçit për Thaçin e Kurtin

Periskopi.com Lajme

Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit që së fundmi ishte pjesë e listës së PDK-së për deputet, ka folur për aktualitetin politik pas zgjedhjeve.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se zgjidhja është pajtimi mes vete, shkruan lajmi.net.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar edhe pajtimin mes presidentit të vendit, Hashim Thaçi si dhe kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Postimi i plotë i tij:

Me pyeti gjate fushates – nje piktor me akademi por edhe ish ushtar i UCK-se qe si i deshperuar me tha: “Shume bre URREHEMI mes veti e si me ia ba kesaj pune”. Iu pergjigja se eshte veshtire per NE por KA ZGJIDHJE. Zgjidhja eshte : ME FALE. Duhet ME IA FALE Hashimi – Albinit e Albini – Hashimit e ngjashem! Keshtu nderpritet konflikti i brendshem(si organizem njerezor individual apo si organizem politik). Me kete vullnet gjithcka ndryshon per se mbari! ( NJerezit falin gjaqe e nuk po e mundkan kete ndjesi !?). Njeriu nje jete ka. Me urrejtje nuk cohet jeta! Shendet….