I kujtohet ngjarja tragjike kur ishte fëmijë, kjo është arsyeja pse Michale Jordan ka fobi ujin

Periskopi.com Sporti

Javët e fundit në Netflix po transmetohet dokumentari i Michael Jordan, “The Last Dance”, duke kujtuar disa nga momentet më të mira të legjendës së koshit. Gazeta spanjolle “AS”, ka rikujtuar një intervistë të tij të hershme, të vitit 1992, kur ikona e NBA ka rrëfyer një ngjarje tragjike të fëmijërisë, që ka lenë shenjë në jetën e tij.

“Shkova me një shok për të notuar, ne po luanim kur mbërriti një dallgë e gjigante, duke e tërhequr zvarrë. Ai më mbërtheu. Ishte shumë i fortë, atë e quajnë kapja i vdekjes. Është një lloj mbërthimi që i ndodh dikujt që e kupton se po vdes.

Pothuajse e theva dorën e tij. Ai vdiq dhe që atëherë nuk jam futur kurrë në ujë”. “Isha shtatë ose tetë vjeç. Tani as nuk i afrohem ujit. Nuk notoj. Nuk hipi në barkë nëse nuk kam jelek shpëtimi dhe nuk shkoj me anije të vogla. Nuk më bëhet vonë që e tregoj. Të gjithë kanë një fobi, për mua është uji.”