Renditja surprizë e Serie A: Juventus përfundon jashtë Europës, Milani drejt Serisë B

Periskopi.com Sporti

Nuk ekziston vetëm renditja tradicionale e kampionatit të Serisë A, por ka edhe të tjera të veçanta që, edhe pse nuk përcaktojnë kush fiton dhe kush humbet, tregojnë qartë ecurinë e një skuadre.

Ky është rasti i klasifikimit të bërë nga Transfermarkt që i rendit klubet në bazë të aftësive realizuese, duke bërë një pasqyrim mes gjuajtjeve të bëra dhe golave të shënuar.

Në vendin e fundit të kësaj renditjeje është Udinese, që ka një përqindje realizuese 7,6%, me 27 gola të shënuar nga 353 gjuajtje në total.

Në zonën e ftohtë të renditjes është edhe Milan-i me Spal-in, që zënë respektivisht vendin e 18-të dhe të 19-të, me 8,6% dhe 7,8%. Kuqezinjtë, në fakt, kanë realizuar vetëm 39 gola nga 455 gjuajtje, ndërsa Spal-i 23 nga 293 tentativa.

Napoli pozicionohet vetëm për pak jashtë zonës së rënies nga kategoria, bashkë me Fiorentina-n dhe Bologna-n, që zënë respektivisht vendin e 17-të, 16-të dhe 15-të, me 10,6%, 10,9%, 11,7%.

Surpriza tjetër vjen në kreun e renditjes që mbahet nga Sassuolo me 88,7%, një përqindje e arritur falë 55 gola nga 62 gjuajtje në total. Asnjë skuadër në 10 vitet e fundit, sipas këtij klasifikimi, nuk ka arritur një përqindje kaq të lartë.

Mbrapa Sassuolo-s pozicionohet Atalanta, me “vetëm” 19,7%, falë 83 golave të shënuar nga 424 gjuajtje. Lazio dhe Cagliari mbajnë vendin e tretë dhe të katërt me 17,7% dhe 17,1%, ndërsa Inter-i (16%), Genoa (15,4%) dhe Torino (15,4%) janë pozicionuar respektivisht në vendin e 5-të, 6-të dhe 7-të.

Juventus mban vetëm vendin e tetë në këtë renditje të veçantë, me  15% pasi ka realizuar 63 gola nga 421 gjuajtje në total. Ndjekin Lecce dhe Brescia, me 15% e il 13,6%, falë 38 golave nga 253 gjuajtjeve të puljezëve dhe 27 golave nga 199 gjuajtjeve të lombardëve.

Kompletojnë renditjen Roma (13,4%), Parma (13,1%), Sampdoria (12,7%), Verona (11,9%), respektivisht në vendin e 11-të, 12-të, 13-të dhe 14-të.