Këto janë komunat ku do të ketë tubime sot PDK-ja

Periskopi.com Lajme

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur agjendën që kanë për sot, në kuadër të ditës së tretë të fushatës zgjedhore, shkruan Indeksonline.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, është bërë e ditur se agjenda e kandidatit për kryeministër nga kjo parti, Kadri Veseli, fillon nga ora 14:00.

Tubimi i parë do të bëhet me qytetarët e Komunës së Shtërpcës.

Pastaj nga ora 15:30, me qytetarët e Hanit të Elezit.

Pas Hanit të Elezit, PDK do të mbajë tubim në Komunën e Kaçanikut prej orës 16:30.

Prej orës 18:00, ndërkaq do të ketë tubim me qytetarët e Ferizajt, derisa në orën 19:30 tubim në Shtime.

 

Stavileci: Disa parti s’po mund t’i menaxhojnë tubimet me 30 njerëz

Periskopi.com Lajme

Këshilltari i Kadri Veselit, Blerand Stavileci, ka thënë se disa parti politike në Kosovë s’po mund t’i menaxhojnë as tubimet me nga 30 njerëz.

Këto komente i ka bërë pasi në disa tubime të LDK’së ka pasur përleshje të anëtarësisë së kësaj partie.

“Imagjinoni, ka pasur kuvende me nga 1 500 pjesëmarrës dhe kanë kaluar pa asnjë problem, ndërkaq po i shohim disa parti që s’mund t`i menaxhojnë as 30 njerëz brenda një procesi e, për më keq, as t’i evitojnë përleshjet fizike. Edhe ky është një tregues se si funksionon organizata jonë dhe se sa shumë dallojmë nga partitë e tjera. Prandaj, njerëzit na besojnë”, ka thënë Stavileci, për Epokën e Re.

Ndryshe, LDK ka lëshuar akuza ndaj partive tjera, edhe ndaj PDK’së se kanë gisht në tubimet ku po ka përleshje edhe fizike.

Partia e Kadri Veselit nesër mban Konventën Zgjedhore ku pritet që sërish Kadri Veseli, ish-Shef i SHIK’ut, të bëhet Shef i ri i PDK’së.