Kur frustrimi nxjerrë më të mirën nga ju: Shikoni si reagon ylli i Kosovës pasi godet transversalen kundër Turqisë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll ka qenë po aq spektakolare sa ajo seniore këtë vit.

Djelmoshat e Rafet Prekazit aktualisht kryesojnë grupin kualifikues, pas fitores 3-1 kundër Turqisë në “Fadil Vokrri” disa ditë më parë.

Golat nga Arbenit Xhemajli, Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati ia siguruan triumfin “Dardanëve” në këtë përballje.

Sidoqoftë, përveç golave, pati edhe një moment tjetër interesant nga ndeshja që vlen të diskutohet.

I riu i Luganos, Eris Abedini merr topin në afërsi të zonës dhe lanson një goditje të fuqishme nga distanca që ndalet nga transversalja.

Përgjatë rrugëtimit topi mori një efej brilante që e bën atë të duket mëkat që nuk përfundoi në rrjetë.

Edhe vetë Abedini është i frustruar me atë që ndodhi. Shikoni si reagon. /Periskopi.com/

Ylli i Kosovës pasi i shënoi Turqisë: ‘Allahu ma shpërbleu pasi agjërova në Ramazan’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares U21 të Kosovës, Mirlind Daku ishte në mesin e realizatorëve në fitoren 3-1 të “Dardanëve” kundër Turqisë U21.

Djelmoshat e Rafet Prekazit rrëmbyen primatin në Grupin 3, pasi mposhtën turqit në “Fadil Vokrri”, derisa tani pozicionohen në vendin e parë me gjashtë pikë, shkruan Periskopi.

E Daku, pas takimit, tha se goli erdhi si shpërblim nga Zoti pasi agjëroi muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Allahu ma shpërbleu agjërimin e muajit të Ramazanit dhe shënova kundër Turqisë,” tha ai.

“Gëzim i madh edhe pse humba një rast të mirë. Ishte shumë e lehtë me bashkëpunu me Lirimin.

“E njoh qysh kemi qenë të vogël. Partneriteti në fushë është refklektim edhe i partneritetit jashtë fushës.

“Ne jemi motivuar pas fitores së Kosovës kundër Bullgarisë, e kemi shikuar një video” deklaroi Daku për Supersport.

‘Ku mbet vëllazërimi Kosovë-Turqi’: Shpërthen trajneri i Turqisë në zhveshtore, grushtohet portieri (Video)

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll ka vazhduar me paraqitje brilante në ndeshjet kualifikuese për Euro 2021.

Kësaj radhe, djelmoshat e Rafet Prekazit kanë mposhtur Turqinë, me rezultat 3-1 në “Fadil Vokrri”, shkruan Periskopi.

Ndeshja u përshkua nga disa momente të tensionuara në fushë, me turqit që po reagonin me rigorozitet kur gjërat nuk po shkonin në favorin e tyre.

Sidoqoftë, frustrimi nxorri më të mirën nga trajneri turk, Vedat Inceefe pas ndeshjes.

Inceefe pretendon se një personel i sigurimit e ka goditur me grusht në bankën rezervë portierin e dytë të Kombëtares së tij.

Ai u pa i frustruar në zhveshtore derisa po mundohej të shpjegonte çfarë ndodhi.

Periskopi ju sjellë pamje ekskluzive, derisa në një moment thotë “ku mbet vëllazërimi Kosovë-Turqi”. /Periskopi.com/

Shikoni reagimin e Bernard Challandes pasi Kosova U21 i kallëzon Turqisë si luhet futbolli [Video]

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll ka arritur edhe fitoren e dytë rresht në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2021”.

Djelmoshat e Rafet Prekazit triumfuan me rezultat 3-1, dhe tani kryesojnë Grupin 3 me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, shkruan Periskopi.

Golat nga Arbenit Xhemajli, Mirlind Daku dhe Lirim Kastrati mjaftuan që të fitoheshin pikët e plota.

I pranishëm në tribuna për këtë ndeshje ishte edhe trajneri i Kombëtares seniore, Bernard Challandes i cili sigurisht se ishte i impresionuar nga ajo që po shihte.

Pas vërshëllimës së fundit, ai u ngrit në këmbë dhe filloi një duartrokitje të gjatë.

Periskopi ju sjellë pamjet nga momenti.

E jashtëzakonshme Kosova U21, ia palon Turqisë në sy të Challandesit – kryeson grupin

Periskopi.com Sporti

Pas fitores heroike të Kombëtares A të Kosovës në futboll, të hënën mbrëma, edhe grupmosha U21 ka vazhduar me paraqitje brilante.

Djelmoshat e Rafet Prekazit mposhtën Turqinë me rezultat 3-1, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21 në “Fadil Vokrri,” shkruan Periskopi.

Arbenit Xhemajli i dha epërsinë e parë Kosovës në minutën e fundit të pjesës së parë, derisa 1-0 u mbyll ky interval.

Mirëpo, me të filluar pjesa e dytë – në minutën e 46’të – Turqia barazoi përmes Hakan Dervisoglut.

Fitoren “Dardanëve” ia siguruan golat nga Mirlind Dakut në minutën e 72-të dhe Lirim Kastrati në minutën e 89-të.

Në tribuna ishte i pranishëm edhe trajneri i Kombëtares seniore, Bernard Challandes i cili u pa duke duartrokitur disa herë pas momenteve të mira të të rinjëve tanë në fushë.

Pas kësaj fitore, Kosova grumubllon gjashtë pikë nga dy ndeshje dhe kryeson Grupin 3, me një goldallim brilant 7:1. /Periskopi.com/

Kosova në epërsi kundër Turqisë: Kallet stadiumi, tifozët brohorasin një zëri ‘KOSOVA’ [Video]

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës U21 në futboll ka shënuar edhe golin e dytë kundër Turqisë U21 në “Fadil Vokrri”, të martën mbrëma në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2021”.

Djelmoshat e Rafet Prekazit fillimisht kaluan në epërsi në minutën e 45-të me anë të Arbenit Xhemajlit, shkruan Periskopi.

Mirëpo, me të filluar pjesa e dytë, turqit barazuan me anë të Halil Dervisoglu.

Falë punës së madhe në sulm të “Dardanëve” u sigurua edhe epërsia e dytë në minutën e 71-të, me anë të Mirlind Dakut, derisa futbollistët festuan duke i kushtuar tribut Arbër Zenelit.

Periskopi ju sjellë pamje nga atmosfera e zjarrtë në “Fadil Vokrri”. /Periskopi.com/

Kosova në epërsi kundër Turqisë pas pjesës së parë – shikoni golin

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 1-0 kundër Turqisë U21, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2021”.

“Dardanët” ishin më dominues në ndeshje, duke rrezikuar disa herë, me Lirim Kastratin që ishte ndër më të dalluarit.

Arbenit Xhemajli është ai që ka shënuar në minutën e 45-të, duke i dhuruar një epërsi të merituar djelmoshave të Rafet Prekazit.

Periskopi ju sjellë pamjet nga goli.

 

 

Kosovë-Turqi: Ajo që kanë bërë fansat në minutën e nëntë të ndeshjes është brilante

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës U21 është duke u ndeshur aktualisht në “Fadil Vokrri” me Turqinë U21, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të të rinjëve.

Djelmoshat e Rafet Prekazit do të mundohen të vazhdojnë ecurinë e rezultateve të mira pas fitores 4-0 kundër Andorrës, shkruan Periskopi.

Derisa ndeshja ka filluar nga ora 20:00, ajo që kanë bërë fansat në minutën e nëntë të përballjes është fantastike.

Me të hyrë në minutën e nëntë, u dëgjuan brohritma “Vokrri, Vokrri” në nder të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Periskopi ju sjellë pamje nga momenti. /Periksopi.com/

 

Kosovë-Turqi: Kjo është atmosfera në ‘Fadil Vokrri’

Periskopi.com Sporti

Kosova U21 zhvillon ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian kundër Turqisë U21 sonte, me fillim nga ora 20:00.

Djelmoshat e Rafet Prekazit do të kërkojnë të vazhdojnë me ecurinë e mirë të rezultateve, pas fitores 4-0 kundër Andorrës.

Ndeshja tashmë ka filluar dhe Periskopi ju sjellë pamje nga “Fadil Vokrri.” /Periskopi.com/

 

Kosovë-Turqi: Publikohen formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja U21 e Kosovës zhvillon ndeshje kundër Turqisë sot në “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2021”.

Takimi fillon nga ora 20:00, derisa të besuarit e Rafet Prekazit do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e mirë të rezultateve, pas fitores 4-0 kundër Andorrës.

Më poshtë, formacionet zyrtare: