Mirena: VV e sheh veten si ujë i bekuar, sikur kushdo që hyn aty pastrohet – konvertohet në ‘njeri të mirë’

Periskopi.com Lajme

Gazetari Ilir Mirena ka thënë se Vetëvendosje po e sheh veten sikur një ‘ujë i bekuar’ sikur kush hyn aty pastrohet.

“VV është shndërru në një farë uji të bekumë, që kush hyn aty pastrohet. Ju jeni shndërru në atë ujin e bekumë që kushdo që vjen deri dje ka mujtë me kanë në afera i përfshimë edhe si të aderon në Vetëvendosje ai përnjëherë është shndërru në njeri të mirë, të dijshëm”, ka thënë Mirena, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se Vetëvendosje e ka një praktikë ‘sikur kushdo që hyn në këtë parti konvertohet automatikisht në njeri të mirë’.

“Njeriu që deri dje keni mujtë me e qujtë hajn kriminel bandit, posa të aderojë në VV konvertohet”, ka thënë Mirena. /Periskopi/