Fakte interesante rreth ushqyerjes me gji!

Periskopi.com Zoya

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për të porsalindurit. Formula e tij është e pakrahasueshme, unike dhe e parealizueshme. Ai përmban 415 proteina  dhe 130 probiotikë që ndihmojnë sistemin imunitar të foshnjes. Ushyqerja  me qumësht gjiri në muajt e parë të jetës është jetike për të prosalindurin pasi ul rrezikun e prekjes nga alergjitë, sëmundjet gastroenterologjike dhe ato të aparatit të frymëmarrjes, nga diabetet e tipit 1 dhe 2. Ndikon gjithashtu edhe në krijimin e një lidhjeje të fuqishme nënë-fëmijë.

Madhësia e gjoksit nuk ka lidhje me sasinë e qumështit. Ajo varet nga hormonet si edhe sekretimi i gjendrave të qumështit.

Gjinjtë nuk kanë përmasa të njëjta. Në më të shumtën e rasteve një prej tyre është më i madh pasi fëmija ka të preferuarin e tij që e thith më shumë. Në disa raste nëna mund të ushqejë vetëm me njërin gji.

51% e grave e ndërpresin gjidhënien në muajin e 4 dhe 14% në muajin e 6.

Gjinjtë mund të rrjedhin nëse mendoni për fëmijën apo nëse e dëgjoni atë duke qarë.

Qumështi i nënës lufton infeksionet, disa pika prej tij mund të qetësojnë skuqjen e lëkurës në zonën e bebelinës, trajtojnë aknet si edhe të qetësojnë infeksionet e syve dhe veshëve të fëmijës.

Nëna që ushqen me gji mund të ndihet shpesh e përgjumur. Kjo ndodh pasi gjatë laktacionit çlirohet oksitocinë e cila shkakton ndjenja relaksi.

Të porsalindurit mund të pijnë 5-40 minuta gji.

Qumështi i gjirit ngjan me qumështin e lopës por është më i ushqyeshëm, i ëmbël dhe ka shije gati si vanilje. Në fund të ushqyerjes (qumështi i fundit) është më i trashë, kremoz dhe ngjan si qumësht i kondesuar.

Për të nxjerrë sa më shumë qumësht me pompë, për të ngrirë dhe mbajtur rezerve, është mire ta nxirrni atë një orë pasi fëmija ka pirë vaktin e mëngjesit.

Nëse nuk jeni duke e nxjerrë dot qumështin me pompë (nuk del mjaftueshëm) mund të merrni frymë thellë gjatë proçesit ose të mendoni për fëmijën.

Studimet tregojnë se djemtë pijnë më shumë qumësht gjatë ditës krahasuar me vajzat.

Për çdo vit që nëna ushqen me gji, rreziku për të zhvilluar kancer gjiri reduktohet me 6%. Ushqyerja me gji për një kohë të gjatë redukton gjithashtu edhe rrezikun e kancerit ovarian./periskopi.com