Haradinaj: Demobilizimi i UÇK-së, 20-vjet më parë çoi në themelimin gradual të ushtrisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

 

Kreu i partisë të AAK-së njëherit edhe kandidatët për kryeminstër të Kosovës Ramush Haradinaj përmes një statusi në Facebook tha se lufta e UÇK-së është dëshmuar në Kosovë.

Ai tha se demobilizimi i UÇK-së, 20-vjet më parë, pashmangshëm çoi në themelimin gradual të ushtrisë së Kosovës.

Ja statusi i plotë:

Demobilizimi i UÇK-së, 20-vjet më parë, pashmangshëm çoi në themelimin gradual të ushtrisë së Kosovës, përmes një tranzicioni nga Trupat Mbrojtëse tek FSK-ja, me mandat ligjor për mbrojtjën e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të vendit. Lufta e lavdishme e UÇK-së u dëshmua të jetë në shërbim të paqes dhe këtë rrugëtim do ta ndjekim gjithmonë për ta mbrojtur pragun e lirisë, aty ku e kërkojnë aleatët tanë, prirë nga Amerika. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës e nderim të përjetshëm luftëtarëve të lirisë!

VV do shërbim të detyrueshëm ushtarak

Periskopi.com Lajme

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak është pika që ka përplasur partitë në Rubikon të KTV-së.

Teksa Vetëvendosje është shprehur se dëshiron një shërbim të tillë, partitë tjera kanë thënë se duhet planifikim më i mirë dhe kjo duhet të vendoset gjatë procesit të zhvillimit.

Enver Dugolli i VV-së ka thënë se në Kosovë s’ka pasur politika të mira për mbrojtjen e vendit dhe se duhet rritur kapacitetet e FSK-së.

“Zotohemi se për mandatin katërvjeçar do ta bëjmë Ushtrinë, me këto ligje. Do të adaptojmë ligjin që të fusim në funksion edhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Duhet të krijohet sistem i kombinuar profesional dhe i obligueshëm. Gjermania po e kthen, njëjtë edhe Kroacia. E ka edhe Zvicra dhe shtete të NATO-s”, ka thënë ai duke shtuar se programi i tyre për FSK-në parasheh fokus në “edukim, trajnim, zhvillim, infrastrukturë dhe armatim”.

Me këtë rast reagoi Selim Selimi nga koalicioni AAK-PSD duke thënë se me ligjet aktuale “Ushtria e Kosovës është organizatë profesioniste, që kontribuon në rajon bashkë me NATO-n dhe shërbimin e obligueshëm nuk e kemi me ligj”.

“Është shërbim profesional ushtarak, siç janë ushtritë moderne”, ka thënë ai.

Me këtë u pajtua edhe Fatmir Xhelili i PDK-së që ka thënë se konfiguracioni i Kosovës ia mundëson Ushtrisë ta mbrojë lehtë vendin. Ai ka thënë se me ligjet aktuale për Ushtrinë është bërë planifikim i mirë.

“Kosova do të ketë ushtri dinamike, të vogël, të aftë për të mbrojtur territorin e Kosovës. Jemi për ushtri profesionale. Konfiguracioni i Kosovës ia mundëson ta mbrojë lehtë Kosovën”, ka thënë ai.

Arben Gashi i LDK-së ka thënë se ideja e shërbimit të obligueshëm ushtarak është diskutuar edhe në LDK, por ka shtuar se kjo duhet të shihet gjatë procesit të zhvillimit.

“Po flasim për shekullin 21, me luftën që po kryhet në ajër. Deklarimet për opsione të tilla tani janë për të fituar simpati momentale. Është diskutuar edhe në LDK, e ka propozuar deputeti Anton Quni dhe është arrit në konkluzionin se është serioz, por duhet të shihet në proces. Duhet të ngrihen kapacitetet infrastrukturore. Ku i çon 10 mijë vetë? Duhet të jetë pjesë e projektit strategjik të Kosovës”, ka thënë ai duke shtuar se për çfarëdo vendimi për Ushtrinë patjetër duhet pajtim të brendshëm e koordinim me partnerët.

Burim Ramadani – Pacollit: Pse po përhapni lajme të rrejshme rreth Ushtrisë?

Periskopi.com Lajme

Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Mbrojtjes, Burim Ramadani, ka reaguar pas deklaratës së Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se për Ushtrinë e Kosovës nuk është bërë asgjë dhe se vetëm emri i është ndërruar.

Ramadani në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se e vërteta qëndron ndryshe prej asaj që ka deklaruar Pacolli.

Mes tjerash, Ramandani ka numëruar ndryshimet që kanë ndodhur rreth FSK-së.

Shkrimi i plotë i Ramadanit:

“Pse po përhapni lajme të rrejshme rreth Ushtrisë?

Pasaktësia e qëllimshme rreth ushtrisë – Sa për sqarim të shkurtër rreth formulimeve të pasakta të disa politikanëve rreth Ushtrisë.

Për habi, po lexoj se paskan thënë që “për ushtrinë nuk kemi bërë asgjë, vetëm ia kemi ndryshuar emrin”.

E kundërta është e vërteta.

Vetëm emrin nuk ia kemi ndryshuar. Pra, emri ka mbetur i njëjti: FSK. Gjithçka tjetër po.

Ja disa prej ndryshimeve themelore që kanë ndodhur:

  • Mandati ka ndryshuar dhe tash përfshin edhe mandatin për mbrojtjen e sovranitetin dhe integritetit territorial;
  • Është themeluar Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së;
  • Janë larguar të gjitha kufizimet e mëparshme në pajisje dhe sisteme të armatimit dhe tashmë gjithçka zhvillohet sipas Planit 10 vjeçar në këtë aspekt;
  • Janë themelluar katër Komandat, duke përfshirë për herë të parë edhe Gardën Kombëtare;
  • Dyfishohet numri i personelit aktiv nga 2500 në 5000 (tashmë 337 të parët janë betuar);
  • Numri i personelit rezervë rritet nga 800 në 3000, pra pothuajse katërfishohet;
  • Kemi kaluar nën menaxhim të FSK-së edhe Aeroportin e Gjakovës – në përgatitje për forcën modeste ajrore dhe për kontribut për NATO;
  • Ndryshon doktrina e trajnimit dhe edukimit të oficerëve të ushtrisë sonë, në bazë të misionit tê ri.

Për tjerat ndryshime, herën tjetër. Kemi shumë për çka të flasim.Ky është vetëm fillimi”.

 

Ushtria braziliane dërgon 44 mijë trupa në Amazonë

Periskopi.com Lajme

Ushtria braziliane ka filluar dërgimin e trupave dhe mjeteve në Amazonë për të bllokuar zjarret, njoftuan ministrat e Mbrojtjes dhe të Mjedisit duke ilustruar planet për të fikur vatrat.

Në terren do të jenë 44 000 ushtarë të cilët do të ndihmohen nga avionë ushtarakë.

Nga ana tjetër presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, në një fjalim të shkurtër për median, tha se “zjarret në pyllin e Amazonës, që nuk janë mbi mesataren e atyre që kanë rënë në 15 vitet e fundit, nuk mund të shërbejnë si pretekst për të imponuar sanksione ndërkombëtare kundër Brazilit”.

Në prag të samitit të G7-ës në Biarric vende të ndryshme, të udhëhequr nga Franca, u shprehën se synojnë të ndërmarrin masa për të garantuar mbrojtjen e mjedisit të vendit amerikano-jugo.

 

Presidenti i Brazilit nis ushtrinë për të luftuar flakët në Amazonë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka urdhëruar ushtrinë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve që kanë përfshirë hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të Amazonës.

Një dekret i lëshuar nga presidenti Bolsonaro, autorizon praninë e ushtarëve në hapësirat pyjore dhe në zonat kufitare në tërë rajonin. Ky njoftim vjen pas një presioni të vazhdueshëm nga liderët evropianë. Bolsonaro ka kritikuar reagimin e shteteve të tjera, duke theksuar se zjarri nuk mund të përdoret si pretekst për vendosjen e sanksioneve.

Këto deklarata vijnë pasi Franca dhe Irlanda thanë se nuk do të ratifikojnë një marrëveshje tregtare me shtetet e Amerikës jugore derisa Brazili nuk ndërmerr masa për zjarrin në Amazonë. Zjarri dhe tymi në këto pyje ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin Sao Paolo, ditën e hënë.

Kjo ndërprerje që ka zgjatur për një ditë, ka qenë pasojë e erërave të forta që kanë mbuluar me tym qytetet Amazonas dhe Rondonia, në të cilat janë djegur më shumë se 2,700 kilometra hapësirë pyjore. Ambientalistët kanë fajësuar Bolsonaron për këtë situatë, duke thënë se ai ka inkurajuar druvarët dhe bujqit për shpyllëzim të tokës.

Bolsonaro mund të përballet me sanksione ndërkombëtare. Ministri i Financave i Finlandës, ka bërë thirrje ndaj Bashkimit Evropian për të ndaluar importet e mishit të Brazilit. Amazona që ndryshe njihet si “mushkëria e botës” ngadalëson ritmin e ngrohjes globale dhe është shtëpi e rreth tre milionë gjallesave dhe bimëve e kafshëve dhë një milion indigjenëve. /TCH

 

 

Sa janë të përfaqësuar shqiptarët në ushtrinë e Maqedonisë së Veriut?

Periskopi.com Lajme

Në Maqedoninë e Veriut përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë fundjavës u shënua 27 vjetori i ushtrisë së vendit e quajtur tashmë me emrin e ri si Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjellë INA.

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski nga Ohri, ku u shënua ceremonia qëndrore e Ditës së Armatës tha që pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes për emrin dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia e Veriut është në vetëm një hap drejt këtij qëllimi strategjik, anëtarësimit në NATO.

Por një nga temat vazhdimisht që është trajtuar dhe ka nxitur interesim të opinionit është përfaqësimi i shqiptarëve në ARM si komuniteti i dytë në vend. Ministria e Mbrojtjes nuk ka ndonjë shifër konkrete, por vazhdimisht është nënvizuar se po punohet për rritjen e përfaqësimit.

Janë shifra të ndryshme: 16, 17 apo 19 për qind.

Stevo Pendarovski, gjatë kohës si koordinator qeveritar për në NATO vitin e kaluar theksoi se ka ndryshim të qasjes dhe zotim se do të arrihet përfaqësimi i duhur i shqiptarëve.

“Ne kemi profil ndryshe nga qeverisja e kaluar. 16 apo 17 % janë shifrat që nuk kanë ndryshuar gjatë 10 viteve të kaluara. Unë mendoj se Zaev se ka një qasje tjetër në këtë drejtim për dallim nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski. Dhe këtë do ta dëshmojë pasi që do të përfundojnë problemet politike që ka vendi për të zgjidhur. Do të kenë mundësi shqiptarët të jenë më inkluziv në të gjitha nivelet e shtetit, edhe në mbrojtje. Kjo do të përshpejtohet kur do të përfundojë procesi i qasjes për në NATO. “, theksoi atëkohë Pendarovski, i cili tashmë është ulur në kolltukun e kreut të shtetit dhe njëherit është edhe komandant i forcave të armatosura.

Zv/ministri i mbrojtjes nga radhët e BDI-së, Bekim Maksuti kohë më parë ka theksuar se gjërat kanë ndryshuar jo vetëm në Ministrinë e Mbrojtjes por edhe në Armatë, ku numri i shqiptarëve aktualisht arrin në 1440 të punësuar ose 19.04%.

Ruzhdi Matoshi nga Departmaneti i Mbrojtjes i ASH-së ka theksuar se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në strukturat e mbrojtjes dhe shtetit ka qasje diskriminuese.

“Sipas statistikave zyrtare, numri i oficerëve është vetëm 11%. Nga 10 gjeneral që ka vendi, kemi vetëm 1 shqiptarë. Maqedonia nga pavarësimi i saj, ka vetëm një atashe ushtarak shqiptarë në diplomacinë ushtarake. Në zyrën e NATO-s nuk kemi asnjë oficerë shqiptarë që duhet të jetë pjesë e stafit. Dmth shifet një shpërfillje e kualitetit, ne kërkojmë që kualiteti dhe kuantiteti të mbrohen në bazë të ligjeve që janë, por ato nuk po zbatohen. Duke filluar nga ministrja, nga 15 këshilltarët shtetëror që ka vetëm dy janë shqiptarë. Nga organogrami ministrisë së mbrojtjes nga 17 sektorë vetëm dy janë shqiptarë.”, thekson Matoshi. Në këtë përvjetor të 27-të, shumica e mediave publike kanë anashkaluar të trajtojnë temën e përfaqësimit.

Molliqaj: Ushtria s’mund të bëhej pa një garancë të PSD’së

Periskopi.com Lajme

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se Kosovë sot s’do të kishte ushtri të veten pa ndihmën e partisë së tij.

“Ushtria s’mund të bëhej pa një garancë të PSD’së”, është shprehur ai, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Molliqaj ka thënë se PSD’ja ka ndikuar që “Lista Srpska të mos jetë përcaktues i politikave në Kosovë”.

Sipas tij, pa ndihmën e PSD’së s’do të kishte qenë e mundur edhe taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Më 2021-n, Ushtria e Kosovës me misione në Irak e Afganistan

Periskopi.com Lajme

Komandanti i FSK-së, gjenrallejtnant, Rrahman Rama, ka bërë të ditur se me 2021, Ushtria e Kosovës për herë të parë do të jetë në mision ushtarak bashkë me ushtrinë amerikane.

Ai duke folur në  RTK ka theksuar se një kompani e Ushtrisë së Kosovës, do të jetë në mision qoftë në Irak apo Afganistan, dhe kjo do të jetë një arritur e madhe e Ushtrisë së Kosovës. “ E them me bindje të plotë që ushtarët e Kosovës, bashkë me Gardën Nacinale të Ajovës, do të jenë në këto vende për misione ushtarake”, ka deklauar Rama.

Sa u përket ankesave që ka pasur parregullësi në konkursin për kadetë të ushtrisë, ai ka thënë se gjithcka ka qenë në monitoruar me kamera dhe secili që është ankuar e ka parë testin dhe gjithcka që ka ndodhur në atë përiudhë.

Komandanti I FSK-së, ka theksuar se dekretimi i strukturës ushtarake nga presidenti është faza e parë e ndryshimeve strukturore që parashihen me ligj.

Sa i përket debatit për veriun e vendit, Rama ka thënë se nëse merret një urdhër ata janë të gatshëm t’i përgjigjen aty pavarësisht se për ku bëhët fjale, sepse ushtria e ka obligim ta mbrojë vendin.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka thënë se bashkëpunimi i FSK-së me NATO-n dhe partnerët strategjikë po rritet. “Bashkëpunimi me NATO-n dhe partnerët strategjikë vetëm është rritur. Kemi aq shumë përkrahje dhe aq shumë oferta sa nganjëherë nuk kemi kënd ta dërgojmë. Jemi në proces të disa kontratave dhe është sigurt që do të kemi armatim të sofistikuar siç e kanë vendet e NATO-s”, ka thënë ai.

Në kuvendet e  AAK’së, Haradinaj rrah gjoks me taksën, ushtrinë e parandalimin e ndarjes së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri sot ka mbajtur Kuvendin e tetë zgjedhor, ku me këtë rast ka zgjedhur kryetarin dhe Këshillin e ri drejtues.

I pranishëm në këtë Kuvend Zgjedhor ishte edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai me këtë rast uroi të pranishmit në këtë kuvend zgjedhor duke thënë se nga ky takim të gjithë dalin fitues.

“Një kuvend zgjedhor si ky, një takim si ky është reflektim për punën tonë të deritanishme dhe dua të falënderoj të gjithë anëtarët që nga viti 2000. Nga ky proces askush nuk del humbës, të gjithë fitojnë”, tha Haradinaj.

Ai edhe një herë nuk ka lënë pa përmendur vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe dialogun me Serbinë.

Sipas tij, guxim ka qenë edhe formimi i ushtrisë edhe vendosja e taksës ndaj Serbisë edhe parandalimi i ndarjes së Kosovës.

“Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka qenë i guximshëm. Guxim ka qenë për t’i thënë stop kur janë mobilizuar për të ndarë Kosovën. Guxim ka qenë kalimi i ligjit për Trepçën në Qeveri dhe Parlament. Guxim është t’i thuhet sot Serbisë që s’mund të na e rrezikosh ekzistencën tonë. Taksa është shtet, nëse s’mundesh për të mbajtur taksën deri në njohje, nuk do të marrim njohjen reciproke të dy shteteve. Është komponentë e të shtet-bërjes, nuk është votë”, tha Haradinaj.

 

Forcave të armatosura të Shqipërisë iu shtuan edhe 126 ushtarë të rinj

Periskopi.com Lajme

Ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë 126 ushtarë më të aftë, të cilët përfunduan stërvitjen individuale të avancuar në shkollën e trupës Bunavi në Vlorë.

Sipas saj, ushtarët e rinj, mes të cilëve edhe 10 vajza, u përgatitën për postin e tyre luftarak në specialitete të ndryshme si këmbësori, logjistikë, ndërlidhje dhe Polici Ushtarake.

Komandanti i KFOR’it flet me shefin e ushtrisë serbe për situatën e sigurisë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Komandanti i KFOR’it, gjeneral major Lorenzo D’Adarijom ka vizituar sot Serbinë.

Gjatë kësaj vizite, D’Adarijom ka realizuar një takim me shefin e Ushtrisë së Serbisë, Milano Mojsiloviq me të cilin thuhet të kenë diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.

Ndër të tjerash janë diskutuar edhe aktivitetet e ndërmarra me qëllim të monitorimit të gjendjes në teren dhe ruajtjen dhe promovimin e paqes dhe sigurisë.

Mojsiloviq u deklarua se KFOR-i është e vetmja forcë legjitime e armatosur në Kosovë me përgjegjësi për popullatën serbe.

Ushtria në vend të policisë do të ruaj objektet e rëndësisë së veçantë gjatë zgjedhjeve në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Që prej pasdites së të premtes, ushtria ka marrë në ruajtje ambasadat e vendeve të huaja, të cilat konsiderohen objekte të rëndësisë së veçantë. Vendimi për ruajtjen e këtyre objekteve me trupat e forcave të armatosura ka ardhur pas një vendimi të përbashkët midis Ministrit të Brendshëm dhe asaj të Mbrojtjes në Shqipëri.

Ushtria gjithashtu ka marrë në ruajtje edhe objekte të tjera siç janë Kryeministria, Ministritë, rezidencat e trupave diplomatike, Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese.

Forcat e armatosura do të qëndrojnë në gatishmëri deri në përfundimin e plotë të procesit zgjedhor, një praktikë e ndjekur në çdo pal zgjedhje, si në ato vendore ashtu edhe në ato parlamentare.

Siç e bëri me dije në një dalje për mediat edhe Drejtori i Rendit Publik, Alber Dervishaj, 84 objekte të rëndësishme, që ruheshin me forcat e policisë, tashmë do të ruhen nga ushtria.

Janë 280 punonjës policie që rujnë objektet e rëndësisë së veçantë, të cilët pas planit të masave, do të angazhohen për mbarvajten e procesit zgjedhor.

Më pas, përgjegjësia e ruajtjes së këtyre objekteve do të kalojë përsëri tek policia.

Krahas ushtrisë, janë trajnuar rreth 7800 efektivë policie, që do të angazhohen përgjatë zgjedhjeve, nga të cilët mbi 5800 policë kanë marrë në ruajtje objektet zgjedhore në të gjithë vendin.

Shqipëria ka 5417 qendra votimi, 90 KZAZ si edhe 90 Vend Numerimi të Votave, të cilat do të ruhen nga policia.

Vritet edhe kreu i ushtrisë së Etiopisë

Periskopi.com Lajme

Shefi i shtabit të ushtrisë etiopiane, gjenerali Seare Mekonnen, është qëlluar për vdekje në kryeqytetin Addis Abeba, konfirmojnë mediat shtetërore.

Ai dhe një oficer tjetër vdiqën duke u përpjekur të parandalonin një përpjekje për grusht shteti kundër administratës në rajonin verior të Etiopisë, tha kryeministri Abiy Ahmed.

Në Amhara, guvernatori rajonal Ambachew Mekonnen, u vra së bashku me një këshilltar.

Dhuna etnike ka goditur Amhara-n dhe rajone të tjera në vitet e fundit.

Që nga zgjedhja e tij vitin e kaluar, Abiy ka punuar me qëllim që t’i jap fund shtypjes politike duke liruar të burgosurit politikë, duke hequr ndalimet për partitë politike dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të akuzuar për abuzime me të drejtat e njeriut.

 

Kosovari Flamur Ramaj merr gradë në Ushtrinë Gjermane

Periskopi.com Lajme

Dita e shtunë ka qenë e rëndësishme për karrierën e kosovarit që jeton në Gjermani, Flamur Ramaj.

Kosovari me prejardhje nga Istogu ka arritur suksesin e radhës në Ushtrinë Gjermane duke u graduar si “Lejtnant”. Parada graduese është mbajtur në qytetin e Hamburgut.

Ramaj ka vite që ndjekë shkollimin ushtarak në “Helmut Schmidt”, ndërsa është i lidhur fort edhe me Kosovën.

Flamuri nuk është i vetmi i familjes Ramaj që ndjek me sukses misionin ushtarak ngase një gjë të tillë po e bën edhe vëllau i tij, Shkëlqimi. Familjarë e shoqëri ishin pranë tij për të ndarë me të këtë ditë të veçantë të karrierës së tij.

 

 

 

 

 

 

Komandanti rus shpalos planin sekret të ushtrisë së tyre për të hyrë në Kosovë më 1999

Periskopi.com Lajme

Në natën e 12 qershorit të vitit 1999, një batalion i parashutistëve rusë që ishin në Republikën Serbe të Bosnjës, nisen befasisht drejt Kosovës, duke e marrë kontrollin ndaj Aeroportit të Prishtinës në Sllatinë.

Për trupat e NATO-s që planifikonin ta përdornin Aeroportin e Prishtinës, hyrja fshehtas e forcave ruse ishte befasi e madhe.

SHBA-të, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia nuk kishin planifikuar ta lejojnë praninë ruse në Kosovë.

Një hyrje e tillë e rusëve në Kosovë gati sa nuk pati nxitur edhe konflikt të armatosur ndërmjet forcave britanike dhe ushtarëve rusë. Kjo ishte evituar në momentin e fundit, pasi që komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Mike Jackson, ishte i gatshëm të jepte urdhër që rusët të sulmoheshin ushtarakisht.

Në një moment Jackson kishte thënë se sulmi ndaj forcave ruse do të thoshte nisje Luftës së Tretë Botërore.

Komandanti i forcave ruse që patën hyrë në Kosovë, Georgij Shpak, ka folur për mediat ruse se si ka shkuar plani për ta pushtuar Aeroportin e Prishtinës.

“Në fillim të majit të vitit 1999, shefi i Shtabilit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, gjenerali Anatolij Kvashnin me ftoi në zyre dhe tha: “Urgjent!”. Në zyrën e tij, ai me urdhëroi që menjëherë të udhëtoj në qytetin e Bosnjës Ugljevik, ku ishte shtabi i brigadës së forcave ajrore dhe të përgatis gjithçka për marrjen e aeroportit strategjik në Kosovë, që është pista e vetme atje e gjatë 2500 metra, e cila mund të pranojë çfarëdo aeroplani, përfshirë edhe bombarduesit dhe transporterët tjerë të rëndë ushtarak. Kush e kontrollon Sllatinën, e kontrollon tërë Kosovën. Kvashnin ka thënë se koha e marrjes së aeroportit nuk është e definuar, kështu që luftetarët e mij do të veprojnë sipas komandës së tij”, ka thënë ai.

Ai shton: “Përgatitjet për kryerjen e detyrave janë bërë në fshetësi të plotë”.

Siç thekson Shpak, Kvashnin nuk ishte iniciator i vetë aksionit.

“Komandanti suprem e dinte për këtë, dhe atëherë president ka qenë Boris Jelcin. Pastaj, “miqtë e mundshëm” në Perëndim po na shtynin në të gjitha drejtimet dhe ata praktikisht pushuan të mbështeteshin në Rusinë në çështjet ndërkombëtare. Në këtë kuptim, në të gjitha mënyrat e mundshme, ne ishim larguar nga vendi i nxehtë i botës në atë kohë – ish-Jugosllavia. Amerikanët, britanikët, francezët, gjermanët dhe italianët vendosën të përjashtojnë pjesëmarrjen e Rusisë në një operacion paqeruajtës në Kosovë. Sigurisht nën përcjelljen e presidentit Jelcin kishte njerëz që e këshillonin që të godiste dhe t’iu rikujtonte që ruset edhe më tej kanë barut në tytat e tyre”, ka thënë më pas Shpak.

Ai ka sqaruar se si janë përgatitur për hyrje në Kosovë.

“Parashutistët rusë nuk duhet të jetë të përgatitur për luftë – ata gjithmonë janë të përgatitur për atë. Të gjithë ishin të përgatitur, vetëm duhej ndarja e detyrave dhe zbatimi logjistik i aksionit. Me të arritur në Ugljevik, kam filluar aktivisht që të bashkëpunoj me kolonelin Nikolaj Ignjatov, komandantin e brigadës. Kemi folur për të gjitha mundësitë e kryerjes së detyrave”.

Ai ka shtuar se nuk janë trembur nga përgjimet.

“Nuk jemi frikësuar, e dinim që të gjitha biseda inçizohen. Në ndërtesën e ndarë në terrotorin e logorit të brigadës sonë ka qenë një pjesë e ushtrisë amerikane. Funksioni i tyre zyrtar ka qenë komunikimi dhe koordinimi me komandën ruse, por realisht, ajo ishte spiunim”, ka thënë ish komandanti i forcave ruse që kishin hyrë në Kosovë.

Ai më pas ka sqaruar edhe pse i kishin njoftuar serbët për aksion.

“Njësitë e parashutistëve është dashur që shumicën e rrugës për në Kosovë ta kalonin me marsh, kështu që ka qenë e pamundur që të veprohet pa koordinim. Duhet thënë se vëllezërit tonë serbë e kanë organizuar korridorin e gjelbër në territorin e tyre për kolonën tonë. Gjithashtu, veturat e tyre të policisë ushtarake e kanë pastruar rrugën në mënyrë që automjetet tona të rënda të kalonin pa probleme”.

Sipas tij, nuk ka pasur plan B nëse fillon përplasja e armatosur me trupat e NATO-s.

“Plani B nuk ka ekzistuar. Parashutistët tanë kanë shkuar në Prishtinë që të fitojnë ose të vdesin. Por komandata ushtarake ruse dhe unë, kemi pasur besim të fuqishëm – që amerikanët britanikët, francezët, gjermanët mund të jenë ushtarë të mirë, por ata nuk e kanë kualitetin luftarak si ne. Plus, operacioni paqësor ka qenë ndërkombëtar, kështu që gjeneralët e NATO-s do ta humbisnin shumë kohë për koordinimin e aksionit”, ka thënë ai.

Trupat ruse më pas hynë nën komandën e KFOR-it dhe qëndruan në Kosovë deri në vitin 2003./Ballkani./

 

Cila është ushtria më e fuqishme sot në botë?

Periskopi.com Video

Janë tri shtete me fuqitë më të madhe ushtarake në botë: SHBA, Rusia dhe Kina.

Cila prej tyre është më e fuqishmja sot?

Shikojeni këtë video…

 

Ushtria izraelite vret katër palestinezë

Periskopi.com Lajme

Ushtria e Izraelit i ka vrarë dy anëtarë të Hamasit përmes sulmeve ajrore në Gaza dhe dy protestues palestinezë gjatë përleshjeve me forcat izraelite pranë kufirit.

Zyrtarët ushtarakë njoftuan se këto sulme janë kundërpërgjigje ndaj të shtënave në pjesën jugore të Gazas, nga të cilat u plagosën dy ushtarë izraelitë.

Hamasi, grup islamik që e kontrollon enklavën palestineze, njoftoi se dy anëtarë të tij janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur kur Izraeli e bombardoi njërën nga pikat e tyre në pjesën qendrore të Gazas.

Më vonë, zyrtarët shëndetësorë të Gazas thanë se dy palestinezë që po protestonin pranë kufirit u qëlluan nga trupat izraelite dhe vdiqën nga plagët e marra.

Ushtria izraelite njoftoi se rreth 5200 palestinezë ishin mbledhur në kufi. Protestuesit po kërkojnë heqjen e bllokadës nga Izraeli dhe Egjipti dhe kthimin në vendet prej të cilave janë larguar më 1948, kur ishte themeluar shteti i Izraelit.

Më shumë se 200 palestinezë janë vrarë nga trupat izraelite që nga fillimi i këtyre protestave në mars të vitit të kaluar. Në anën tjetër, në këto protesta deri tash është vrarë vetëm një ushtar izraelit, shkruan “The Guardian”

Amerika rrit shpenzimet për ushtrinë e vetë

Periskopi.com Lajme

Shpenzimet për ushtrinë amerikane janë rritur për herë të parë në shtatë vjet, duke reflektuar kështu politikën e administratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është thënë në një raport të publikuar të hënën nga Instituti Ndërkombëtar i Paqes në Stokholm (SIPRI).

Sipas raportit, shpenzimet për ushtri janë rritur në gjithë botën një vit më parë, në rreth 2.6 për qind apo 1.8 trilion dollarë.

Ky njëherësh ka qenë viti i dytë që ka shënuar rritje në shtimin e fondeve për këtë sektor, duke rezultuar me shpenzimet më të larta ushtarake nga viti 1988.

“Rritja e shpenzimeve në Shtetet e Bashkuara është nxitur nga zbatimi i programit të ri për armët nën administratën e Trumpit, që daton nga viti 2017, ka thënë drejtori i programit për armët në këtë Institut, Aude Fleurant.

Shtetet e Bashkuara me një shifër të rritjes prej 649 miliardë dollarë, kanë tejkaluar edhe buxhetet ushtarake të tetë shteteve tjera në listë, përcjell rel.

Kina po ashtu ka rritur shpenzimet për 83 për qind nga viti 2009, duke u renditur e dyta në listë, e përcjellur nga Arabia Saudite, India, e cila është duke modernizuar forcat e saj të armatosura dhe Franca.

Bazuar në gjetjet e raportit, Rusia nuk gjendet më në pesë vendet e para të listës, pasi buxheti i saj ushtarak është zvogëluar nga viti 2016.

Sanksionet e vendeve perëndimore kundër Rusisë, të vendosura prej vitit 2014, për shkak të konfliktit të saj me Ukrainën, është thënë të kenë ndikuar edhe në këtë buxhet.

 

Ushtria merr kontrollin e Aeroportit të Rinasit, pas grabitjes spektakolare

Periskopi.com Lajme

Pas grabitjes spektakolare, ushtria ka marrë në kontroll të plotë Aeroportin e Rinasit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka.

Njësoj si institucionet e tjera të qeverisë, edhe Xhacka ia faturon dështimin e sistemit të sigurisë kompanisë koncensionare që administron aeroportin, shkruan lapsi,al.

Deklarata e Ministres së Mbrojtjes:

Ngjarja që ndodhi dje në aeroportin e Rinasit ishte sigurisht një ngjarje e rëndë.

I bashkohem shqetësimit të qytetarëve dhe kolegëve, që diçka e tillë, nuk mund të ndodhë në një zonë të rëndësisë së veçantë.

Ajo që tashmë dihet nga analiza dhe hetimi është se, mekanizmat e sigurisë, që janë nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncensionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht.

Koncesionari ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij për garantimin e parametrave të sigurisë fizike dhe nuk ka zbatuar standardet e detyrueshme të sigurisë, që përcaktohen nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil.

Kjo është një shkelje e papërgjegjshme dhe shume e rende e legjislacionit shqiptar, për të cilën, shpresoj dhe besoj që përgjegjësitë penale të jenë konkrete.

Kjo situatë kërkon një ndërhyrje urgjente, sepse ne nuk mund të lejojmë të cenohet as siguria e qytetarëve dhe as imazhi i vendit.

Për këtë arsye, në kushtet e një papërgjegjshmërie të përsëritur të koncesionarit për të respektuar detyrimet e tij ligjore për garantimin e sigurisë së aeroportit, kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza” të vendosen efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura.

Kjo është një praktikë, që zbatohet sot në thuajse çdo kryeqytet europian, ku njësi të Forcave të Armatosura vendosen në mbështetje të kolegëve të tyre të Policisë, me qëllim, garantimin e sigurisë së objekteve të rëndësisë së veçantë dhe mbi të gjitha, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Po ashtu, duke qenë që në një distancë fare të shkurtër nga Aeroporti i Rinasit ndodhet e vendosur edhe Komanda Ajrore e Forcave të Armatosura, kam urdhëruar që edhe Policia Ushtarake të dislokohet në këtë komandë, duke ju bashkuar kështu Policisë së Shtetit për ta mbështetur atë në garantimin e sigurisë së aeroportit.

Dua t’i garantoj të gjithë qytetarët, që siguria e tyre është prioriteti ynë kryesor dhe askush nuk duhet të vërë në dyshim vendosmërinë tonë për të bërë gjithçka për ta garantuar atë.

Vuçiq: Ushtarët e Shqipërisë dërgoni në Gjakovë, jo në Veri

Periskopi.com Lajme

Prania e Ushtrisë shqiptare në pjesën veriore të Kosovës, është planifikuar me paramendim me qëllim të frikësimit të serbëve kosovarë dhe të provokimit të Serbisë, ka thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq. 

Siç përcjell b92, ai ka thënë se është krejtësisht logjike që prania e ushtarëve shqiptarë të ketë nxitur shqetësim te njerëzit në veri të Kosovës.

“Kjo është parashenjë e sigurt për KFOR-in që t’i marrë parasysh gjërat e tilla. I dërgoni në Gjakovë (ushtarët e Shqipërisë) e jo në Mitrovicën veriore”, ka thënë Vuçiq dhe ka përsëritur se “nëse KFOR-i nuk e bën punën e vet në mbrojtjen e serbëve në Kosovë, ka kush që dëshiron ta bëjë këtë”.