Debutimi i kosovares në Bundesligë shkon si mos më keq, skuadra e saj e pëson me rezultat brutal

Periskopi.com Sporti

Një reprezentuese e Kosovës ka debutuar në Bundesligën e Gjermanisë për femra.

Donika Grajveci është aktivizuar nga minuta e parë për skuadrën, USV Jena, por është zëvendësuar eventualisht derisa kundërshtari po shënonte gol pas goli, shkruan Periskopi.

17 vjeçarja, 7 qershorin do ta mbajë mend në karrierë, pasi pikërisht sot debutoi ndaj Freburgit.

Sidoqoftë, debutimi i saj pati një shije të hidhur, pasi USV Jena në fund u mposht me rezultat 6-0, duke e siguruar statusin si favorit për të rënë nga liga, pasi aktualisht zë pozitën e fundit në tabelë.

Grajveci, padyshim që pritet të ketë një të ardhme të madhe para saj, si në klubin Jena, njësoi edhe në Kombëtaren e Kosovës. /Periskopi.com/