Lojtari i vetëm kosovar me koronavirus i dërgon Periskopit pamje të rralla nga izolimi

Periskopi.com Sporti

Lojtar i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa, i vetmi futbollist shqiptar i infektuar me koronavirus ka dërguar një video shumë interesante për Periskopin.

Sulmuesi i Hannoverit doli pozitiv pak ditë më parë pasi iu bë testi nga klubi, derisa pasi u konfirmua me pandeminë, i gjithë klubi u izolua

Por, kjo pandemi e cila ka kapluar të gjithë botën e sportit dhe më gjerë, nuk po arrin t’ia marrë lumturinë futbollistit kosovar.

Ashtu siç edhe mund edhe të shihet në video 22 vjeçari, po qëndron mjaft pozitv.

Ndërkaq, Redaksia e Periskopit, i uron shërim të shpejtë Mustafës./Periskopi.com/

“Në fillim e mora me shaka”, reagon futbollisti shqiptar me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Valdrin Mustafa ishte lojtari i parë shqiptar që doli pozitiv me Koronavirus. Ai është i mbyllur në karantinë dhe pret që të çlirohet nga virusi famëkeq pa kaluar në komplikacione shëndetësore.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës tregoi për “TCh” se si e përjetoi lajmin e keq dhe dhenjat e para që i dha Koronavirusi.

“Deri tani jam mirë, më dhemb pak koka dhe fyti po në përgjithësi jam shumë mirë. Pardje nuk kam qenë mirë, kisha probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë, por tani jam shumë mirë. Kisha probleme me fytin dhe fola me mjekët, më bënë testin dhe të martën në mëngjes mësova se jam pozitiv. Kisha rreth një javë me simptoma. Në fillim më dhimbte vetëm fyti, pak koka, por nuk kisha aspak temperaturë. Doja shumë të flija dhe thashë do të më kalojë. Por më pas ndjeva dhimbje gjoksi dhe e kuptova se diçka nuk po shkonte mirë”.

Mustafa e ka të vështirë ta përcaktojë se nga kush e mori virusin, edhe pse një ide e ka.

“Nuk di nga kush e mora, besoj nga klubi, duke luajtur. Kur e mora vesh, isha pak në panik, sepse isha në shtëpi. Është si një grip, por kisha frikë për prindërit. Babai bëri testin dhe doli negativ. Po presim testin e të gjithë familjarëve”.

21-vjeçari tregon se bënte shaka me shokët e skuadrës duke i ngacmuar se ishte i infektuar, para se të dilte pozitiv.

“Unë tallesha me shokët e ekipit që kam Koronavirus, por rezultoi që kjo ishte e vërtetë. Të gjithë në klub janë testuar dhe ka dalë një tjetër pozitiv. Shpresoj ta kaloj sa më shpejt, kryesorja është të mos prekë pleqtë dhe prindërit. Ne qëndrojmë të ndarë, unë rri vetëm edhe për të ngrënë në dhomë. Jam pak i mërzitur, se kisha katër ditë pushim e thashë do të rri me familjen. Por kështu ishte e shkruar”.

Për Periskopin flet për herë të parë pasi doli pozitiv në testin për koronavirus lojtari i Kombëtares së Kosovës

Periskopi.com Sporti

Pak orë më parë, Periskopi publikoi lajmin se lojtari i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Ky lajm pastaj u konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila doli me një prononcim zyrtar duke e dhënë lajmin e hidhur.

Mustafa, sulmues te Hannoveri, u këshillua që të bënte testin nga vetë klubi, derisa rezultatet fatkeqësisht nuk ishin ato që shpresonte ai.

Me t’u konfirmuar me pandeminë, Mustafa u izolua së bashku me tërë klubin, si dhe familjen e tij – ndaraz kuptohet.

Image result for valdrin mustafa

Periskopi ka kontaktuar me Mustafën, i cili ka thënë se është i vetmi që ka dalë pozitiv në mesin e bashkëlojtarëve.

“Më dhëmbin fyti, koka dhe gjoksi,” ka thënë Mustafa për Redaksinë tonë.

“Nuk jam aq mirë po ishalla Zotit ia dal.”

I pyetur nëse ndonjë bashkëlojtar tjetër apo zyrtar te klubi ka dalë pozitiv, ai ka shtuar:

“Jo, vetëm unë. Klubi dhe familja janë izoluar komplet.

“Nuk po muj me ditë si e kam marrë virusin.”

Mustafës i dëshirojmë shërim të shpejtë dhe rikthimin në fushat e futbollit shëndoshë e mirë. /Periskopi.com/

Lojtari i Kombëtares së Kosovës rezulton pozitiv në testin për koronavirus

Periskopi.com Sporti

Periskopi ka mësuar se lojtari i Kombëtares U21 të Kosovës, Valdrin Mustafa ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Burime të Periskopit potencojnë se ai i është nënshtruar sot testit, duke dalë pozitiv, fatkeqësisht.

Përndryshe, Mustafa është aktualisht pjesë e Hannoverit në Gjermani, klub i cili ka ndjekur protokollin udhëzues në testimin e stafit dhe futbollistëve.

Tash i gjithë klubi pritet të izolohet. /Periskopi.com/

Heq dorë nga Kombëtarja e Shqipërisë dhe i bashkohet Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 në futboll është përforcuar me një tjetër talent të madh.

Bëhet fjalë për Valdrin Mustafën i cili që nga muaji shtator do të jetë legjitim për grumbullim me djelmoshat e Rafet Prekazit.

Mustafa është 21 vjeçar dhe luan në pozitën e qendërsulmuesit. Momentalisht është pjesë e skuadrës së dytë të Hannoverit, teksa në të kaluarën ka luajtur edhe për Kaiserslautern dhe Saarbrucken.

Së fundmi Valdrin Mustafa ishte pjesë edhe e Shqipërisë U19 dhe U21. /Periskopi.com/