Projektligji për RTK-në nuk kalon, qytetarët do të detyroheshin të paguajnë përmes faturave të KEDS-it

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Kosovës nuk e kaloi Projektligjin për Transmetuesin Publik të Kosovës, RTK-në.

Ky projektligj parashihte një mundësi financimi prej 2.5 0 euro përmes KEDS-it  të financimit të RTK-së nga qytetarët, nuk e gjeti përkrahjen e Parlamentit të Kosovës, transmeton Periskopi.

Këtë skemë financimi e kundërshtonte Lëvizja Vetëvendosje prej kohësh, ndërsa sot deputeti Valon Ramadani nga ky subjekt ka reaguar edhe njëherë në rrjetin social, Facebook.

Ai ka thënë se kjo tarifë shtesë përmes faturës së KEDS-it, nuk siguron pavarësi për Transmetuesin Publik,  por e vazhdon ndikimin e forte politik.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, në Kuvendin e Kosovës nuk kaloi Projektligji për Transmetuesin Publik

Një projekt-ligj i dëmshëm që kishte për qëllim kryesor vendosjen e një mjeti të ri të plaçkitjes së qytetarëve nga KEDS nën idenë e financimit të RTK-së, nuk mori sot përkrahjen e Parlamentit të Kosovës.

Ne kemi folur në vazhdimësi për pikat e padrejta të këtij projekt-ligji, ndër të cilat është se, një skemë e tillë financimi, ku 2.5 euro i caktohet secilit njehesore të energjisë elektrike, nuk siguron pavarësi për transmetuesin publik, por vazhdon ndikimin e fortë politik, edhe për faktin se si mekanizëm është tejet abuziv.

Andaj, ky Projekt-Ligj duhet të rikthehet në piken zero, në mënyrë që të gjindet një zgjidhje e qëndrueshme dhe definitive për financimin e Transmetuesit publik, që do të siguronte stabilitet financiar në një mënyrë të tillë që do ta mbronte këtë institucion nga abuzimi politik në redaksinë informative dhe nga komercializimi i skajshëm në produktet e saja edukative e kulturore./Periskopi/.