Përmbytet varka me migrantë në Turqi, 7 të vdekur

Periskopi.com Lajme

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen, pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbyt në një liqe në Turqi, njoftuan zyrtarët.

Viktimat ishin migrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.

Të paktën 64 migrantë tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në spitalet dhe strehëzat e afërta, tha në një deklaratë zyra e guvernatorit të provincës Bitlis.

Varka që transportonte më shumë se 70 migrantë u përmbyt në Liqenin Van kur iu afrua qytetit të Adilceva, thuhet në deklaratë.

Pesë persona u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy të tjerë vdiqën në spital.

Zyra e guvernatorit tha se ekipet e reagimit të urgjencës dhe zhytësit e policisë u dërguan menjëherë në vendin e incidentit.

Nuk është e qartë pse migrantët po udhëtonin me një varkë, dhe jo përmes transportit rrugor.

Liqeni Van është afër Iranit, por shtrihet tërësisht brenda kufijve të Turqisë.

Në Turqi janë rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë, megjithëse teknikisht ata janë vetëm nën “mbrojtje të përkohshme”, sepse qeveria nuk u ofron atyre statusin e refugjatit zyrtar.

Bashkimi Evropian e ka financuar Turqinë me qindra miliona dollarë, në mënyrë që të mbajë refugjatët në territorin e saj.

 

Shkon në 82 numri i viktimave nga varka e përmbysur në Tunizi

Periskopi.com Lajme

Ka shkuar në 82 numri i migrantëve të vdekur të cilëve iu është përmbysur varka në bregun tunizian javën e kaluar.

Sipas Reuters, thuhet se varka mbante 86 njerëz, 4 persona kanë mbijetuar dhe janë shpëtuar më pas janë sjellë në Tunizi.

Një nga katër të mbijetuarit, më vonë kishte vdekur në një spital, anija ishte duke shkuar nga Libia në Itali.

Përplaset varka në brigjet franceze, vdesin tre shpëtimtarë (Video)

Periskopi.com Lajme

Tre shpëtimtarë kanë humbur jetën pasi varka e tyre u përplas në shkëmbinj si pasojë e stuhisë së fuqishme në bregun perëndimor të Francës.

Shpëtimtarët ishin nisur për ta ndihmuar një anije peshkimi që synonte të arrinte në portin Sables d’Olonne, shkruan Euronews.

“Këto vdekje tragjike në det na përkujtojnë për rreziqet që i rrethojnë vullnetarët tanë të shpëtimit”, ka thënë Xavier de la Gorce, i cili është president i ekipeve shpëtimtare në det (SNSM).

Të tre viktimat që humbën jetën ishin duke punuar si vullnetarë. Ndërsa katër shpëtimtarë të tjera janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

 

Itali: Kapet varka me hashash në vlerë 50 milionë euro

Periskopi.com Lajme

Një varkë me 5.4 ton hashash është kapur në Kanalin e Sicilisë.

Droga raportohet se ka një vlerë rreth 50 milionë euro.

Kontrolli i anijes erdhi nga Guardia di Finanza pas një alarmi të lëshuar nga auturitetet franceze të anti-drogës.

Gjatë operacionit u arrestuan 3 shtetas turq.

Operacioni – Ndërsa një aeroplan po monitoronte varkën nga lart, anijet patrulluese hynë në veprim duke bllokuar trafikantët e drogës 96 milje në jugperëndim të Marettimos.

Një operacion ndërkombëtar anti-drogë, i udhëhequr nga Njësia e Policisë Financiare dhe Ekonomike, me mbështetjen e grupit ajror dhe detar të Messinës, çoi në konfiskimin e mbi 5 ton drogë.

Destinacioni – Droga ishte nisur nga Maroku dhe së shpejti do përfundonte në tregjet e shitjes në gjysmën e Evropës.

Varka prej 12 metrash “Solen 1” do ankorohej në brigjet e Palermos.

Deti Mesdhe është një nga vendet globale më të prekura nga trafiku i paligjshëm i drogës.

 

Fundosen 5 varka në Vlorë

Periskopi.com Lajme

Disa varka të vogla peshkimi janë fundosur në det në qytetin e Vlorës.

Moti i ligë, i shoqëruar me erë të fortë, ka sjellë dallgë të mëdha në det, raporton oranews.

Rreth pesë varka janë mbytur në zonën e plazhit të vjetër ku qëndrojnë zakonisht.

Për shkak të motit të ligë lundrimi detar në Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të diel.

 

E rrallë, për 40 ditë përshkon Atlantikun me varkën me rrema

Periskopi.com Fun

Një rekord i ri është vendosur në varka me rrema. Një profesor biologjie nga Sinsinati ka mbërritur më 4 gusht në brigjet britanike të St.Mary Isles of Sicily, duke përshkruar të gjithë oqeanin Atlantik, në vetmi dhe me një varkë me rrema.

Ai quhet Bryce Carlson dhe e realizoi këtë gjë për më pak se 40 ditë, duke e përmirësuar me gati dy javë rekordin e mëparshëm (53 ditë, 8 orë e 26 minuta).

Tashmë pritet që ky rekord i ri të zyrtarizohet edhe nga Ocean Roëing Society. Bryce Carlson ishte nisur më 27 qershor nga zona e Neëfoundland & Labrador, në Kanada, zona më e afërt me Europën, duke përshkruar kështu brenda 40 ditësh një distancë prej 2000 milje.

Fundoset varka me më shumë se 40 fëmijë në lumin Nil

Periskopi.com Lajme

Të paktën 24 fëmijë që shkonin për në shkollë dhe një punonjës shëndetësie, janë mbytur kur varka e tyre me motor u fundos në Sudanin verior.

Më shumë se 40 fëmijë ishin në varkë, motori i së cilës u prish gjatë një rryme të fortë që përshkoi 2.5 km të lumit Nil.

‘Fëmijët, të cilët ishin mes moshës shtatë dhe 16 vjeç, i zuri paniku, u anuan nga njëra anë dhe varka u përmbys’, tha  drejtori i shkollës për BBC, përcjell Albinfo.ch.

Vetëm dy trupa janë gjetur.

Ab el-Khayr Adam Yunis, drejtori i gjimnazit ‘Kenba’, tha se nxënësit zakonisht shkonin në shkollë në këmbë, por kanë përdorur varkën javën e fundit pasi kishte shumë shi.

Viktimat ishin më së shumti vajza.

“Një familje humbi pesë bija dhe tri familje të tjera humbën secila nga dy fëmijë, ndërsa dy familje humbën nga tre fëmijë secila.”

Rrjeti telefonik ishte me defekt, për shkak të shirave, duke e bërë të vështirë për drejtorin e shkollës raportimin mbi aksidentin. Sapo telefonat nisën të punojnë, ata telefonuan qytetin, por ndihma erdhi pas pesë orësh.

Banorët e zonës janë më së shumti nga fisi Manaseer.

Ata kanë ngritur shpesh herë shqetësime për përmbytje të tokave të tyre, si pasojë e ndërtimit të një moli të diskutueshëm.

Humbin jetën 17 turistë në SHBA

Periskopi.com Lajme

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën sot në shtetin e Misurit të SHBA, kur një varkë me turistë u përmbys në liqenin Rock.

Autoritetet lokale njoftuan se gjatë aksionit të forcave të shpëtimit, 14 turistë u arrit të shpëtohen, kurse 7 prej tyre janë të lënduar.

Raportet e para flisnin për 13 të vdekur dhe 4 të zhdukur. Varka u përmbys për shkak të stuhisë./KosovaPress/