Brenda vilës qeveritare të Dhërmiut ku Rama i kalon pushimet super luksoze

Periskopi.com Lajme

Është bërë zakon prej tri vitesh që qendra e pushtetit gjatë gushtit zhvendoset në Dhërmi.

Prej aty kryeministri Edi Rama, pret zbathur dhe me pantallona të shkurtra gazetarët e Euronews, për t’i shpënë mesazhe kërcënuese Europës. Prej aty ai publikon foto idilike të lumturisë familjare përkrah Zahos dhe Lindës. Po në të njëjtin vend ai pret miqtë e huaj si Tony Blair apo ata shqiptar si Ramush Haradinaj.

Image result for Edi rama dhermi

Image result for Edi rama dhermi

Image result for Edi rama dhermi

Po çfarë fshihet pas mureve të këtij mjedisi ku kalon verën njeriu më i pushtetshëm i Shqipërisë?

Vila qeveritare e Dhërmiut, një perlë e arkitekturës së mes viteve ’60, me një pamje të rrallë që shikon nga Karaburuni deri në Sarandë dhe prej të cilës mund të shohësh qartësisht Korfuzin, u projektua nga Skënder Luarasi, enkas për Enver Hoxhën, shkruan lapsi.al

Por lideri komunist shqiptar e përdori shumë pak sepse ai zakonisht preferonte, Pogradecin ose Vlorën.

Ajo më pas u përdor, por më pak edhe nga Ilir Meta, apo Sali Berisha kur ishin kryeministra. Ky i fundit i riktheu një farë fame kur publikonte prej andej videot e famshme si notar.

I njohur për dashurinë për bregdetin e jugut, Edi Rama vendosi ta rinovojë totalisht vilën e vjetër të komunistëve.

Nga brenda asaj iu ndërrua pothuajse gjithçka. Jashtë lulishtet dhe verandat u bënë nga e para.

Madje Rama u kujdes vetë që muret e brendshme të zbukuroheshin me disa nga punimet më të mira të fondit të galerisë së arteve.

Nga një vilë qeveritare ai e personalizoi atë. Asnjë hierark tjetër i shtetit nuk shkel dot më aty dhe në këtë pikë kryeministri aktual është edhe më i rreptë se Enver Hoxha.

Sot e deri sa të jetë në pushtet, ajo njihet me emrin vila e Ramës.