VV nuk respekton simbolet e shtetit dhe Rugovën: Visar Berisha i LDK-së ka fjalë të forta

Periskopi.com Lajme

Visar Berisha është i biri i funksionarit të lartë të LDK-së, Kolë Berishës, i cili kishte shërbyer edhe si kryetar i Kuvendit të Kosovës pas luftës.

Lëvizja Vetëvendosje dje ishte në Istog, me liderin e saj që e përmendi edhe presidentin Rugova, e për të cilin deklaroi se “historia do ta gjykojë” duke thënë po ashtu se ai i takon “gjithë popullit”, shkruan Periskopi.

Kurti është i njohur për qëndrimet e tij të forta kundër ish presidentit të vendit, të cilin edhe 13 vjet pas vdekjes nuk i ka nderuar varrin në Velani.

Vetëvendosje dhe Kurti po ashtu njihen për qëndrimet e tyre të ngurta sa i përket simboleve të shtetit të Kosovës, duke mos i respektuar ato. Vetëvendosje në tubimin hapës në Mitrovicë intonoi himnin kombëtar shqiptar por jo edhe himnin e Kosovës.

Berisha në statusin e tij thotë se Rugova nuk ka qenë i urtë, nuk ka qenë i pafuqishëm e i dobët.

“Para se me lindë Republikën ka ndërtu simbole (2 korrikun, Referendumin, Presidentin, zgjedhjet). Pasi e ka ditë se popujt e ndrydhun marrin frymë e rriten përmes simboleve. Dmth ai e ka ndërtu Brendin e Republikës.” – shkruan ai.

Ky është statusi i plotë dhe i paredaktuar i z.Berisha:

“E keni keqkuptue Ibrahim Rugoven!

Ai nuk ka qene i urte, sic e kupton shqiptari (i pa fuqishem, i dobet) por fjale pak ne totalitetin e te vertetes se vet. Pak a shume sic jane malesoret.
Ne anen tjeter, ai para se me linde Republiken ka ndertu simbole (02 korrikun, Referendumin, Presidentin…zgjedhjet). Pasi e ka dite se popujt e ndrydhun marrin fryme e rriten permes simboleve.
Dmth ai e ka ndertu Brendin e Republikes.
Sot kush ka problem me u taku me faktin se jemi komb me shtet, le ta keqyre Ibrahim Rugoven qysh ka mesue…”

Berisha: Sabri Hamiti i dha fund rrugëtimit aktiv politik në LDK

Periskopi.com Lajme

Anëtari i të rinjve të LDK-së, Visar Berisha, ka treguar se Sabri Hamiti nuk do të jetë më pjesë aktive e LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha, që është i biri i Kolë Berishës, ish-kryeparlamentar nga radhët e LDK-së, ka thënë se Hamiti është falënderuar por nuk ka pranuar të jetë më pjesë e rrugëtimit aktivë të partisë.

“Pasi u propozua dhe u zgjodh pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, Sabri Hamiti, falënderues, nuk pranoi të jetë më pjesë e rrugëtimit aktiv në LDK”, ka thënë Berisha.

Këtë akt, Berisha e ka quajtur “akt të naltë të një fisniku të Qarkut Kulturor të Prishtinës që e përmbylli burrnimin e vet në LDK”.

Anëtari i të rinjve të LDK’së: Mustafës iu kërkua të mbesë kryetar i partisë

Periskopi.com Lajme

Visar Berisha, anëtar i të rinjve të LDK-së, ka thënë se në mbledhjen e sotme të kryesisë së kësaj partie i është kërkuar kryetarit Isa Mustafa që të mbesë akoma në atë pozitë.

I biri i Kolë Berishës, ish-kryeparlamentar nga radhët e LDK-së, në një postim në Facebook, ka thënë se Mustafa do të mbesë kryetar i LDK-së, me përkrahjen dërmuese të lidershipit të LDK-së.

“Isa Mustafa mbetet kryetar i LDK-së! As marrëveshja e për pasoje as dakordësia për të pjesëtuar pushtete nuk zgjedh kryetar. Atë e zgjedh vetëm bindja e lirë e secilës ndërgjegje. Kurrkush nuk mundet me vendos atë liri në kornizën e pak duarve. Sot i është kërkuar z. Mustafës nga pjesa dërmuese e lidershipit të LDK-së që ai te mbetet kryetar. Nesër do jenë përfaqësuesit e degëve që siç po shihet do t’ia kërkojnë të njëjtën gjë. Kaq”, ka shkruar ai në Facebook.

Pas takimi disa orësh të kryesisë së LDK-së të mërkurën, zëdhënësi i saj, Besian Mustafa tha se kryesia ka vlerësuar pretendimet e disa zyrtarëve që synojnë të parin e partisë, teksa ka shtuar se po punohet në gjetjen e një figure përbashkuese. Zgjedhjet në LDK mbahen më 3 gusht, kur do të bëhen të ditur edhe kandidaturat potenciale.