Gjashtë qytetet më mira për të jetuar, në njërin prej tyre janë mijëra shqiptarë

Periskopi.com Lajme

Kjo përzgjedhje është bërë nga kompania britanike ‘Economist Inteligence Unit’. Për të përzgjedhur këtë qytetin më të mirë kriteret ishin infrastruktura, transporti publik, sistemi shëndetësor, kultura.

Për dy vite me rresht një qytet është përzgjedhur si qyteti më i mirë për të jetuar, Vjena, kryeqyteti austriak. Po ashtu Australia dhe Kanadaja renditen mjaft lart pasi përfaqësohet me dy qytete në këtë listë.

Vjena i fitoi 99.1 pikë në bazë të shëndetësisë së mirë, infrastrukturës, kulturës, edukimit stabilitetit dhe mbrojtjes së ambientit. Një qytetet i rregulluar, me një arkitekturë e bukur, e me llojllojshmëri të përzgjedhjes për shumë afinitete gjithsesi e meriton të jetë në maje të listës.

Ndodh edhe kjo në Aeroportin e Vjenës: Udhëtari kapet me 88 gjarpërinj të gjallë në bagazhin e tij

Periskopi.com Lajme

Në aeroportin ndërkombëtar “Schwechat” të Vjenës nga bagazhi i një australiani që jetonte në Filipine zbulohen 88 gjarpërinj të gjallë.

Sipas një deklarate nga Ministria e Financave, një ditë më parë oficerët doganorë në aeroport gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhet e një udhëtari konfiskuan 88 zvarranikë të gjallë nga të cilët 43 prej tyre ishin gjarpërinj helmues.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se 20 nga kafshët ishin gjallesa të rrezikuara nga zhdukja që ishin sjellë nga Filipinet për t’u shitur në mënyrë të jashtëligjshme në Gjermani, përcjell Atsh.

Kafshët u dërguan në kopshtin zoologjik “Schönbrunn” në Vjenë dhe në qendrën e zvarranikëve në “Klagenfurt”. Ndaj personit që kryente trafikimin e kafshëve u hap hetim me akuzat për trafikim dhe tregti në mënyrë të jashtëligjshme të llojeve të kafshëve që jetojnë në natyrë.

Demaliaj flet rreth konsultës së Daut Haradinajt nga Policia në Aeroportin e Vjenës

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj ka folur për rastin e konsultës që pati deputeti Daut Haradinaj nga policia e Vjenës në Aeroport.

Demaliaj në Rubikon tha se kanë qenë veç disa minuta konsulte, por që pastaj është liruar Haradinaj.

‘’Kanë qenë disa minuta kosulte. Pas disa minutash vec ka qenë i lirë. Privatisht   i kam shkru Haradinajt dhe m’u ka lajmëru nga Vjena dhe më thotë se jam mirë dhe ma dërgon një fotografi. Gjithcka në raport me gjeneralin Daut Haradinaj ka qenë në rregull’’, tha Demaliaj.

Mediat sot raportuan se Haradinaj u ndalua me urdhërarrest të Serbisë./PERISKOPI/

 

 

Haradinaj: As nuk më arrestuan e as nuk më ndaluan, ishte veç një konsultë

Periskopi.com Lajme

Mediat kosovare kanë raportuar sot gjatë ditës se deputeti i AAK-së Daut Haradinaj është ndaluar në Vjenë, bazuar në fletëarrestet ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia.

Por, këtë lajm e ka mohuar vet Daut Haradinaj.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim”.

“Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë”.

“Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai për Klan Kosovën.

 

 

Lirohet Daut Haradinaj, e konfirmojnë nga AAK

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj është liruar pasi   policia në Vjenë në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia ia kishte bërë një ndalesë të shkurtër.

Lirimin  e tij për Periskopin e ka konfirmuar edhe deputeti i AAK’së, Muharrem Nitaj.

‘Daut Haradinaj është  i lirë, nuk ka kurrfarë telashe’’, tha Nitaj për Periskopin.

Burime të Periskopit brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme bëNnë me dije se sipas informatave të para thuhet se është një ndalesë e shkurtër.

“Jemi duke u munduar me sqaru këtë ndalesë dhe sipas informacioneve të para është një ndalesë e shkurtër”, ka thënë ky burim.

Ndalimi i ishte bërë rreth orës 14 e 30 ndërsa pas disa minutave intervistim ai është lënë i lirë./PERISKOPI/

 

 

Shpërthim gazi në Vjenë, 12 të lënduar

Periskopi.com Lajme

Të paktën 12 persona janë lënduar në një shpërthim që ka ndarë në dysh të paktën dy ndërtesa kolektive në Vjenë, pasi raportohet se shkaktarë mund të jetë rrjedhja e gazit.

Disa kate të ndërtesës janë shembur, ku shihet në video një gropë e madhe e hapur në katër katet e para të ndërtesës.

Policia e Vjenës ka njoftuar se të paktën dy persona janë lënduar rëndë, derisa 10 tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta trupore.

Nuk dihet saktë nëse janë shkatërruar një apo dy ndërtesa, pasi që e tërë lagjja është mbuluar nga re të pluhurit pas shpërthimit të fuqishëm.

 

 

Gjenerali amerikan dhe ai rus takohen në Vjenë

Periskopi.com Lajme

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Joseph Dunford, dhe gjenerali i ushtrisë ruse, Valery Gerasimov, do të takohen sot në Vjenë të Austrisë për të diskutuar lidhur me situatën në Siri, ku të dyja shtetet janë të përfshira ushtarakisht.

“Dy udhëheqësit e ushtrisë do të bisedojnë për operacionet ruse në Siri, marrëdhëniet ushtarake mes SHBA-së dhe Rusisë, gjendjen e sigurisë ndërkombëtare dhe për çështje tjera”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë amerikane, Patrick Ryder.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte befasuar ligjvënësit e këtij shteti dhe të gjithë aleatët ndërkombëtarë kur kishte njoftuar se do t’i tërheqë rreth 2000 trupa amerikane nga Siria. Ai kishte thënë se ushtria amerikane nuk ka më nevojë të qëndrojë në Siri pasi Shteti Islamik është mposhtur.

Republikanët dhe demokratët e kishin kritikuar këtë vendim, duke thënë se largimi i ngutshëm i trupave do t’i linte kurdët në mëshirën e Turqisë dhe se kjo ishte fitore edhe për Rusinë dhe Iranin.

Rusia dhe Irani i kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme qeverisë së Bashar al-Assadit gjatë luftës civile, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë mbështetur grupe të ndryshme të rebelëve, shkruan “Free Europe”.

 

Haradinaj pret studentë nga Vjena e Venediku: Të rinjtë tanë i dallon nga ju vetëm mungesa e lirisë së lëvizjes

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe Venedikut.

Sipas një postimi në Facebook, ai i ka njoftuar ata për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin dhe proceset politike në vend.

“Bashkëbisedim me mbi 120 studentë të Universiteteve të Vjenës dhe të Venedikut, të cilët i njoftova për bashkëjetesën ndëretnike, arsimin, proceset politike të vendit tonë, demokratizimin dhe të drejtat e njeriut. Si vend me diversitet kulturor, etnik dhe fetar, Kosova është shtëpi e përbashkët e të gjithëve, ku respektohen të drejtat e secilit dhe këto janë vlerat tona, të një vendi properëndimor. Studentët tanë i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre europianë, vetëm mungesa e lirisë së lëvizjes. Kosova ka ofertë atraktive për Europën, si vend me resurse të mëdha humane dhe ekonomike, të cilat BE-ja duhet t’i pranojë si vlerë dhe partneritet”, shkruan Haradinaj.

 

 

 

 

 

 

 

Mafiat ballkanike qërojnë hesapet në qytetin e vjetër të kulturës

Periskopi.com Lajme

Policia austriake tha se rrugët e Vjenës u përgjakën të premten për shkak të larjeve të hesapeve mes familjeve mafioze ballkanase.

Policia thjesht raportoi se bëhej fjalë për një vend të Ballkanit Perëndimor, pa specifikuar se cili, por dëshmitarët thanë se i plagosuri përsëriste në gjuhë sllave fjalën: “Vëlla! Vëlla!”Një person u vra dhe një tjetër u shtrua në spital në gjendje shumë të rëndë, pas sulmit në një restorant të njohur, vetëm 200 metra larg Katedrales së Shën Stefanit, në qendrën historike të qytetit.

Personi i tretë, që ishte në restorant me viktimat gjatë sulmit, u mor në pyetje nga policia si dëshmitar okular. I dyshuari mbetet në arrati.Banorët që po qarkullonin në qendër u përfshinë nga paniku, pasi u hamendësua menjëherë se bëhej fjalë për sulm terrorist.

Haradinaj dhe Bërnabiq takohen sot në Vjenë

Periskopi.com Lajme

Ramush Haradinaj do të marrë pjesë sot në një mëngjes pune në Vjenë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë sot në një mëngjes pune në Vjenë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në të cilin me thirrje nga kancelari austriak, Sebastian Kurz do të bisedohet për perspektivën evropiane të regjionit.

Kabineti i Kurz ka konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” se në takim së bashku me Haradinajn do të marrin pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërbabiq ai i Shqipërisë, Edi Rana, Dusko Markoviq nga Mali i Zi dhe Denis Zvizdiq si përfaqësues i Bosnjës e Hercegovinës. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka anuluar ardhjen për shkak të problemeve të brendshme politike.

Në takim do të marrin pjesë edhe komisari evropian për Politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Han dhe Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel.

“Kancelari Kurz ka ftuar kryeministrat e ballkanit perëndimor dhe dy komesarë evropianë në një mëngjes pune”, thuhet në njoftimin nga kabineti i kancelarit austriak, transmeton lajmi.net. “Fillimisht do të diskutohet për perspektivën evropiane të ballkanit perëndimor. Pastaj do të bisedohet për bashkëpunimin regjional dhe konfliktet bilaterale”, thuhet në vazhdim.

Komisari Han do të japë një vlerësim të situatës aktuale kurse Kurz do të transmetojë planet e Austrisë para se kryeministrat e regjionit të ftohen për të dhënë qëndrimet e tyre.

 

Njihuni me qytetin më të mirë në botë për të jetuar

Periskopi.com Lajme

Kryeqyteti i Austrisë është cilësuar si vendi më i mirë për të jetuar. Vjena u ngjit në krye të klasifikimit të hartuar nga Njësia e Inteligjencës e “The Economist” për vitin 2018.

Indeksi i përshtatshmërisë për të jetuar ka në dhjetëshen e parë vetëm dy qytete europiane.

Vjena renditet e para, duke i zënë vendin Melburnit në Australi, qytet që ka qëndruar për shtatë vjet me radhë në krye të listës.

Rritjet që ka pësuar Vjena në disa kategori, në mënyrë të veçantë në atë të stabilitetit, kanë qenë të mjaftueshme që kryeqyteti austriak të kapëcejë Melburnin”, thuhet në raport, ku gjithashtu përmendet shkalla e ulët e kriminalitetit dhe resurset e shumta kulturore.

Qytete të tjera të mëdha, si Nju Jorku (i 57-i) apo Londra (e 48-a) nuk ia kanë dalë të pozicionohen mirë, një fenomen që “The Economist” e shpjegon me “zhurmën e qytetit të madh”, zgjerimin e  infrasttrukturës por edhe shkallën e lartë të kriminalitetit.

Një tjetër element që nxjerr në pah raporti i haruar për 140 qytete të botës është rritja me 2.5% e stabilitetit. Raporti shpjegon se ky trend është reflektim i përmirësimit të sigurisë në shumë zona.

Lista

Viena, Austria

Melburne, Australia<

Osaka, Japoni

Calgary, Canada

Australia

Vancouver, Canada

Tokio, Japoni

Toronto, Canada

Kopenhagen

Adelaide, Australia