Blick: Vrasja e 7-vjeçarit nga Kosova ishte e planifikuar

Periskopi.com Lajme

Vrasja e Mërgimit, djalit shtatëvjeçar – kishte tronditur Zvicrën dhe Bazelin në shkurt.

Kosovari ishte vrarë nga shtetasja zvicerane, Angela N, e cila pretendonte se kishe vepruar nën ndikim.

Por dokumentet e gjykatës së Bazelit, tregojnë se vrasja e kosovarit kishte qenë e planifikuar, shkruan Blick.

 

Hetuesit kanë gjetur në telefonin e Angela N. një mesazh që dyshohet të jetë shkruar një ditë para aktit, ku tregonte paraprakisht për vrasjen e Mërgimit, por dyshohet se kishte edhe mesazhe të tjera të cilët ajo i ka fshirë.

Sipas raportit të gjykatës, Angela N. nuk ishte aspak e penduar për vrasjen e 7-vjeçarit nga Kosova, ajo në seancë i kishte thënë gjykatësit se është e prekur me “empathy”.

Derisa kishte vazhduar ta konsiderojë vrasjen e fëmijës si një gjë të ligjshme pasi që ajo kishte njoftuar autoritet për problemet e saj personale.