Wimbledoni një hap para tjerëve: Kishte sigurim në rast pandemie, fiton 114 milionë euro

Periskopi.com Sporti

Kompeticioni më i madh i tenisit në botë, Wimbledon do të marrë 114 milionë euro nga sigurimi, pasi u desh të anulohej gara për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas gazetës britanike, “The Times”, 114 milionë euro do të jetë shuma që do ta marrë ëimbledon nga sigurimi, transmeton Periskopi.

I aplikuar tash e shumë vite nga organizata, sigurimi e mbronte atë nga pandemitë si kjo tash që e ka gjunjëzuar botën.

Kjo është hera e 11-të që anulohet ky kompeticion që prej edicionit të parë më 1877. Dhjetë anulimet e mëhershme të gjitha kishin ardhë për shkak të luftërave.

Kompeticionet e tjera, si Ronald Garros, pavarësisht se nuk kanë sigurim të tillë, është dashur t’i shtyejnë organizimet. /Periskopi.com/

Wimbledon anlohet për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore për shkak të koronavirusit, organizatorët arkëtojnë miliona euro

Periskopi.com Sporti

Lajmi për anulimin e turneut më të rëndësishëm në tenis Wimbledon për shkak të emergjencës së koronavirusit, ka mërzitur pa masë mbretin e këtij sporti Roger Federer.

Mirëpo ky lajm nuk i ka mërzitur  dhe aq organizatorët e turneut të cilët për këtë anulim për shkak të COVID-19 do të derdhin në arkat e tyre shumë e 100 milionë eurove.

 

 

Slami londinez ose All England Club siç njihet ndryshe ka përfshirë në policën e sigurimit të turneut që në vitin 2003 pas epidemisë Sars një klauzolë kundër anulimit për shkaqe natyrore dhe pikërisht nga kjo klauzolë organizatorët do të përfitojnë 100 milionë euro.

Zyrtare: Anulohet edhe Wimbledon

Periskopi.com Sporti

Pas pezullimit të shumë ligave sportive në botë si shkak i koronavirusit, një tjetër garë e madhe është anuluar.

Bëhet fjalë për turneun më të madh të tenisit në botë, Wimbeldon i cili zhvillohet në Britani të Madhe.

Vendimi u mor ditën e sotme nga bordi drejtues i Klubeve të Hapura të Tenisit (AELTC) dhe Komisioni Menaxhues i Kampionateve, ndërkohë ky turne u shty për në datë 28 qershor deri në 21 korrik 2021.

“Ndjejmë keqardhje të madhe që AELTS vendosi sot të anulojë Kampionatet 2020 për shkak të shqetësimeve që lidhen me shëndetin publik, pas përhapjes së pandemisë koronavirus. Kampionatet numër 134 do të mbahen nga data 28 qershor deri datë 21 korrik 2021,” shkruan faqja zyrtare e Wimbledonit në Twitter.

Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore anulohet Wimbledon

Periskopi.com Sporti

Wimbledon do të jetë ngjarja e radhës sportive që do të anulohet për shkak të koronavirusit.

Njëri nga turnetë më të famshëm të tenisit këtë vit nuk do të zhvillohet raportojnë mediat angleze.

Wimbledon ishte paracaktuar të zhvillohej nga 29 qershori – 12 korrik por këtë vit nuk do të zhvillohet.

Hera e fundit kur ky aktivitet nuk ishte zhvilluar ishte gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore.

Edhe Wimbledoni rrezikon të shtyhet

Periskopi.com Sporti

Wimbledon, turneu më prestigjioz i tenisit në botë, po monitoron gjithashtu krizën shëndetësore, duke mos përjashtuar nevojën për të anuluar edicionin e këtij viti.

Turneu është planifikuar nga 29 qershori deri më 12 korrik dhe për momentin organizatori – AELTC – ende nuk ka marrë një pozicion zyrtar.

Por, përballë pasigurisë aktuale, zëdhënësi i AELTC, Eloise Tyson, ka pranuar se çdo eventualitet është në shqyrtim.

“Ne po punojmë ngushtë me autoritetet. Përgatitjet për organizimin e turneut këtë vit vazhdojnë”, tha Tyson, përcjell lajmi.net.

”Por ne duhet të veprojmë me përgjegjësi, në interes të të gjithë shoqërisë. Nëse qeveria na kërkon të anulojmë këtë edicion, sigurimi ynë do të garantojë që ne mund të rimbursojmë mbajtësit e biletave dhe paketave të mikpritjes”.

Historia e Wimbledon, Grand Slam-i i vetëm dhe i fundit që luhet në bar, daton më shumë se 140 vjet dhe nuk është anuluar kurrë në kohë paqeje.

“Unë mendoj se për momentin përparësia duhet të jetë shëndeti i spektatorëve dhe lojtarëve”, tha francezi. ”Ne do t’i vlerësojmë të gjitha mundësitë, por vendimi i fundit do t’i varet qeverisë”.

Nato bombardonte, 12 vjeçari Gjokoviq ushtronte tenis – Rrëfimi i BBC-së për ‘heroin kombëtar’ të Serbisë

Periskopi.com Sporti

Novak Gjokoviq është shpallur sot për herë të pestë kampion në grand-slamin më të rëndësishëm në tenis – Wimbledon, duke e mposhtur në finale tenistin zvicran Rogjer Federer, shkruan Periskopi

Ndërsa, BBC kishte shkruar se si e formësuan bombat e Nato-s Novak Gjokoviqin.

Shtëpia e gjyshit të Novak Gjokoviqit në Beograd është si shumë të tjera në ndërtesat brutaliste. Pikërisht në atë ndërtesë, tenisti më i mirë i momentit në botë banonte si fëmijë i vogël derisa Nato bombardoi kryeqytetin serb mes marsit dhe qershorit të vitit 1999.

Sa herë që binin sirenat për të paralajmëruar bombardimet, familjet shkonin poshtë në bodrum për t’u ruajtur prej tyre.

Kjo ishte koha që e formësoi Gjokoviqin, shkruan BBC, që tash i ka fituar 15 Grand Slame si kampion.

Derisa e festonte ditëlindjen e 12 në maj të 1999-s, kriza një dekadë e gjatë po e copëtonte Ballkanin dhe Beogradi i tij ishte qendra e tij. Edhe njëzet vjet më pas, ka ende tension për mënyrën se si Nato-ja e bombardoi Serbinë për 11 javë rresht në përpjekjen për t’i larguar forcat serbe nga Kosova, pasi i akuzonte ata për krime kundër shqiptarëve etnikë.

“Kur dëgjoje alarmin dhe aeroplanët nisnin të gumëzhinin, kurrë s’mund ta dije se ku do të binin bombat,” tha Gjorgjo Mileniq, një plak i moçëm që ishte shok i gjyshit të Djokoviqit dhe që ende jeton në të njëjtin bllok ndërtesash.

“Ata bombarduan çka dëshironin. ‘Dëm kolateral,’ i thonin. Bombarduan ura, spitale, dhe edhe gra shtatzëna vdiqën.”

Zëri i çirret. “Është zor, është zor.”

BBC-ja shkon në Banjicë, një zonë rezidenciale rreth shtatë kilometra në jug të qendrës së Beogradit. Banorët e përshkruajnë si “lagje mesatare”, e populluar nga njerëz të klasës punëtore me prapavijë etnike serbe që jetojnë nëpër banesa relativisht të varfra.

Gjyshi i Gjokoviqit Vlada, siç njihej shkurtimisht nga të afërmit, jetonte në një banorë me dy dhoma gjumi deri kur vdiq në vitin 2012.

Tash aty nuk jeton askush, por për pronare e ka njërën prej hallave të Gjokoviqit, për të cilën fqinjtë besojnë se jeton në Zvicër.

Sidoqoftë, ajo do të mbetet gjithnjë e lidhur me rrëfimin e Gjokoviqit se si ia doli nga shtresa e vargër të bëhej një prej tenistëve më të mirë në botë të të gjitha kohërave.

Gjokoviqi jetonte pikërisht me gjyshin e tij, sepse prindërit e kalonin shumicën e kohës larg Beogradit duke punuar që të siguronin para për tre bijtë e tyre, përkthen Periskopi.

Kjo nënkuptonte që të kalonin shumicën e vitit në Kopaonik, një resort malor afër Kosovës, më shumë se katër orë vozitje larg Beogradit.

Gjatë ditës ata jepnin leksione për të skijuar, ndërsa natën shërbenin pica në restorantin që e kishin hapur. Sërxhani dhe Dijana punuan pa u ndalur për të financuar karrierën tenistike të djalit të tyre, Novakut.

Duke folur se si kishte vuajtur gjatë bombardimeve të Nato-s, Gjokoviqi thotë se ato përvoja të rënda në një mënyrë e bënë kampion, e bënë më të fortë dhe më të uritur për sukses.

Trajneri i Gjokoviqit gjatë asaj kohe ishte një 18 vjeçar me emrin Bogdan Obradoviq. Tashmë ai është deputet në parlamentin serb. Ai tregon se si ishte i shokuar me përgatitjen e tenistit të lindur në Kosovë.

“Ai ishte krejt i gatshëm. Po nxehej, e kishte një shishe me ujë, një banane, një peshqir, gjithçka. Kurrë s’kam parë diçka të tillë nga një fëmijë kaq i ri.”

Gjokoviqi kishte ushtruar edhe gjatë kohës së bombardimeve me trajnerin e tij, dhe për çdo ditë kishin udhëtuar në Beograd për të gjetur ndonjë fushë të lirë ku nuk iu duhej të paguanin.

Human Rights Watch kishte gjetur se një numër i madh sulmesh ajrore të Nato-s kishin qenë “të paligjshme” dhe abuzuese në civilëz serbë. Dhe plagët ende janë të thella në Serbi, shkruan BBC, përkthen Periskopi, ku vazhdon të ketë shumë mllef ndaj Nato-s.

Kosova mbetet një temë shumë e nxehtë. Një mesazh politikë shfaqet në Klubin e Tenisit të Partizanit ku kishte ushtruar Gjokoviqi “Kosova është tokë e shenjtë e Serbisë.”

Shumë njerëz ndihen se mediat perëndimore janë të obsesionuara që t’i portretizojnë serbët me stereotipe negative si agresivë, jomiqësorë dhe armiqësorë.

“Njerëzit mendojnë se ne serbët jemi të këqij,” thotë George Mitiq, një taksist 37 vjeçar.

“Por, ata nuk vijnë ta shohin vetë këtë. Nëse i shihni lajmet atëherë merrni një pamje krejt tjetër.”

Sasha Ozmo, gazetar serb, e përshkruan Gjokoviqin si ‘hero kombëtar’ për mbështetjen që i kishte dhënë Kroacisë në Kupën e Botës pavarësisht rivalitetit të madh e urrejtjes së madhe që ndjejnë një pjesë e serbëve ndaj tyre./Periskopi

Teniseri serb Gjokoviq fiton titullin e katërt të Wimbledonit

Periskopi.com Lajme

Nokav Gjokoviq e mposhti Kevin Andersonin 6-2, 6-2 dhe 7-6, për të fituar Wimbledonin.

Me këtë rast, Gjokoviq ka fituar titullin e tij të katërt të Wimbledonit.

Tenisti serb është pa sukses në Grand Slam për më shumë se dy vjet, por është rikthyer në formën më të mirë pas fitores ndaj Rafael Nadalit në gjysmëfinale para dy ditësh.

Ndërkaq, kundërshtari i tij Andersoni ka bërë një rikthim të pabesueshëm duke mposhtur Roger Federerin në çerekfinale.

 

Serena Williams në finale të Wimbledonit (Video)

Periskopi.com Sporti

Serena Williams ka kaluar në finale të ëimbledonit pasi mposhti Julia Gorges [6:2, 6:4]

Teniserja amerikane ka kaluar për herë të 10-të në finale të ëimbledonit, shkruan Periskopi.

Williams në gjysmë finale e mposhti Julia Gorges 2:0 në sete [6:2, 6:4] një një përballje që zgjati 1 orë e 12 minuta.

36 vjeçarja në finale do të takohet me gjermanen Angleique Kerber, e cila në gjysmëfinale mposhti Ostapenkon [6:3, 6:3]. /Periskopi/

24 vjeçarja nga Belgjika që po shkëlqen në Wimbledon: Jam lesbike dhe krenare për këtë

Periskopi.com Sporti

Alison Van Uytvanck është sensacioni i Wimbledonit – ajo po shkëlqen.

24 vjeçarja nga Belgjika është kualifikuar në mesin e 16 më të mirave pasi e mposhti numrin një të botës, tenisten spanjolle, Garbine Muguruza, ndërsa në rundin e parë e mposhti Anett Kontaveit.

Ajo bëri publike në mars homoseksualitetin e saj, e cila në Wimbeldon, pasi e mposhti Muguruzan, e puthi partneren 20 vjeçare, Greet Minnem.

“Nuk mendoj që ndihem më e çliruar tani, vetëm vendosëm që ta mos e mbajmë në vete, të bëjmë publike. Është njëjtë për mendimi timin, si me femër, si me mashkull”, tha ajo.

“Nuk jam e sëmurë, nuk kam asnjë problem, jam e lumtur që kam qenë në gjendje t’i them edhe vetës se jam lesbike, po”, shtoi mes tjerash ajo