Hamiti: Ai që beson në Zot, nuk mund të jetë zullumqar e tiran

Periskopi.com Lajme

Xhabir Hamiti, studiues i shkencave islame sonte në Desku ka thënë se njerëzit që besojnë në Zot, nuk mund të jenë të këqij, transmeton Periskopi.

‘’Njeriu që beson në Zot, nuk mund të jetë zullumqar, tiran, i padrejtë. Ai që beson në jetën pas kësaj jete, në ditën e gjykimit. I gabueshëm po, sepse të gjithë gabojmë.Besimi në Zot duhet të reflektojë në rrafshin horizontal’’, ka thënë Hamiti.

‘’Krejt është gjeneza tek kultivimi i besimit. Edukata fetare si është marrë. Njeriu që beson në Zot, duhet të jetë shembull, në sjellje, në korrektësi. Mos të jetë fantik, hipokrit’’/PERISKOPI/

 

 

Hamiti përkrah Gashin: Me të duhej të debatonim e jo ta përjashtonim

Periskopi.com Lajme

Profesori në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti, i ka dal në krah imamit të shkarkuar në Vitomiricë të Pejës, Drilon Gashi.

Ka thënë se ish-imami Gashi mund të ketë bërë ndonjë gabim në shtjellime, por ka thënë se më mirë dhe më shumë dobi do të kishte, sikur me të të debatohej brenda institucioneve të BIK-ut, sesa të largohej.

“Personalisht do të përkrahi çdonjërin i cili në mendimet dhe qëndrimet e tij interpretuese fetare është vetvetja, me fjalë tjera i cili është autokton dhe nuk është peng i ideologjive të jashtme me agjenda politiko-fetare, të cilat në vendin tonë si dhe në gjithë trojet shqiptare u mbështeten dendësisht dhe masivishtë pas luftës”, ka thënë ai.

“Mr. Driloni mund të ketë gabime në qëndrime dhe shtjellime, siç edhe mund të ketë çdo njëri nga ne, mirëpo hipotezat e mamit Drilon, ja po e zëmë edhe të gabuara, megjithatë, në asnjë mënyrë ato nuk i orientojnë dhe nuk i çojnë të rinjtë dhe të rejat tona në drejtim isisian dhe atë kamikaz. Tani, kush kë në vendin tonë e ka marr më shumë në qafë !? Drilon Gashi apo Drilonat tjerë!”, ka thënë ai më tej.

Hamiti ka thënë se “në mësimet objektive islame, vetëm teksti i Kuranit dhe thënia në origjinë e Muhammedit a.s. është e padiskutueshme, kurse çdo literaturë, mendim, apo interpretim tjetër, i prodhuar dhe i shkruar përgjatë historisë islame mbi Kuranin apo Pejgamberin, nuk mund të sanksionohet me asnjë normë; as fetare e as njerëzore që t’i nënshtrohet diskutimit, analizës dhe kundërargumentimit”.

“Unë besoj se më mirë dhe më shumë dobi do të kishte, sikur me Drilonin të debatonim e diskutonim brenda institucioneve te BIK, sesa ta largonim atë jashtë tyre”, ka thënë ai.

Hamiti: Lutja ‘Zoti e bëftë hajr’ është e mirë por së pari duhet puna e pastaj pritja që Zoti ta bëj mirë

Periskopi.com Lajme

Teologu Xhabir Hamiti thotë se shprehja ‘Zoti e bëftë hajr’ është lutje e mirë por shton se Zoti nuk e bën mirë gjendjen e një individi ose shoqërie pa u munduar ata për veten e tyre.

Ai shkruan në FB:

Kjo fjala ”ZOTI E BEFTE HAJR” eshte lutje e mire, por besoni se Zoti nuk e bene mire gjendjen e nje individi apo shoqerie pa u mundue e pa bere punen qe duhet ne drejtim te mires dhe permiresimit!

Se pari duhet puna, tani lutja e tek pastaj Zoti pritet me be mire !

Ama siç e kemi bere ne zakon me thene “Zoti e befte hajr” , e me i rrudhe krahet dhe me vazhdue gjithemone ma avazin e vjeter Zoti jo qe se bene mire,por leshon edhe ndeshkim mbi ne dhe te gjithe te tjeret te cilet e bejne te njejten gje !

Hamiti sjell pamjet e tmerrshme: Kjo është masakër e shtazëve, jo kurban (Foto)

Periskopi.com Lajme

Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka kritikuar therjen e kurbaneve, shkruan Periskopi.

Hamiti ka thënë se kjo çfarë po bëhet është masakër e shtazëve dhe jo kurban.

“Pamje e turpshme dhe larg çdo etike njerëzore humane dhe fetare”, ka shkruar Hamiti sipër disa fotografive të therjes së kurbaneve të shpërndara në Facebook.

Tutje Hamiti ka thënë se shpreson që pamje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Hamiti: Nuk mund të bësh gjynahe gjithë jetën e në fund t’i pastrosh ato me haxh

Periskopi.com Lajme

Teologu Xhabir Hamiti, përmes një shkrimi në Facebook sqaron thashethemet se ‘në haxh duhet të shkosh sa më i vjetër’ në mënyrë që ‘të të falen mëkatet e jetës’.

Ja shkrimi i plotë i tij:

PËRCEPTIMI I GABUARA APO I QËLLUAR PËR HAXHIN !

Mos shko tani haxhi se ende je i ri, që do të thotë: Ti duhet të shkosh në moshë më të vjetër, apo sa më të shtyrë në pleqëri, në mënyrë që më lehtë të falen gjynahet dhe të mos kesh rast të bësh gabime, sepse atëherë distanca mes moshës së pleqërisë dhe vdekjes është më e shkurtër.

Me fjalë të tjera , në perceptimet besimtarëve imitues dhe i atyre dëgjues pasiv është krijuar bindja se, njeriu gjatë jetës mund të bëjë mëkate e mëkate, ndërsa me rastin e shkuarjes në Qabe ai do të ketë shansin ideal dhe të artë që të pastrohet si loti dhe të kthehet në familjen e vet, ashtu sikur kur e ka lindur nëna fëmijë të pastër engjëll !
Dera e pendimit dhe e lutjes tek Zoti pa dyshim se gjithmonë është e hapur, kudo dhe pa emërim të një vendi të caktuar, mirëpo mendimi dhe besimi i krijuar se, me vizitën e Qabes, një person i lanë të gjitha gjynahet e kësaj bote, dhe se te Zoti është i pastër, është perceptim shumë i gabueshëm!.
HaxhI, dhe as edhe ndonjë rit tjetër fetar dikë nuk e pastron nga haku që ai mund të ketë ushtruar nda të tjerëve në këtë botë, sidomos kur ai është ushtruar me qëllimi dhe paramendim . Mosfalja e një mëkati të paramenduar është rregull edhe fetare edhe ligjore!.
Njeriu mund të jetë i pastruar vetëm nëse është i falur ose i larë paraprakisht nga ata që u ka bërë zullum , kurse për tek Zoti njerëzit nuk e kanë atë kompetencë që të dinë, ose të garantojnë paraprakisht se çfarë Ai vendos për shpirtin bartës të mëkatit ndaj të tjerëve si dhe ndaj Tij!
Haxhi mund të përforcojë fuqishëm bindjen fetare të një besimtari të Islamit, por në asnjë mënyrë nuk është një ibadet garantues blanko i cili përfundimisht e zhvesh një njeri nga të gjitha mëkatet paraprake !.

Zoti e di më së miri !

 

 

Hamiti: Kurani nuk e lejon burkën – fytyra nuk trajtohet si cullak

Periskopi.com Lajme

Përderisa në disa shtete të botës një grua që del nëpër vende publike me burkë gjobitet deri në qindra euro, në Kosovë shihen shpesh gra të veshura në këtë mënyrë. Debati për burkën shpërtheu në Kosovë pasi gratë kosovare të kthyera nga Siria, dolën para gjykatës në Prishtinë të mbuluara plotësisht.

Burka që përdoret nga disa grupe të caktuara në islam, është veshje që mbulon tërë fytyrën e një gruaje, përveç syve.

Por a është kjo kulturë e islamit tradicional në Kosovë?

“Mbulimi i tërësishëm i fytyrës nuk mund të përligjet me norma fetare. Është një  prodhim i grupeve dhe  shoqërive  të caktuara si rezultat i injorancës, fanatizmit dhe konservatizimit”, thotë hoxha kosovar Xhabir Hamiti.

Madje hoxha kosovar thotë se burka nuk parashihet as në librin e shenjtë të Kuranit. Jep shpjegimin pse nuk lejohet mbulimi i fytyrës me burkë.

“Sipas Kuranit, fytyra e njeriut edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër është – pa peçe, burka, pa ferexhe, pa nikabe. Ajo është e lartësuar estetikisht, si e tillë është e zbuluar, sepse në të janë shqisat më të rëndësishme ”komunikuese” të qenies njerëzore: sytë, veshët, hunda, goja, etj.  Fytyra e njeriut në Kuran përmendet në raportin moral dhe emocional si pjesë shprehimisht shpirtërore e trupit të njeriut. (Me shpinë nuk mund të qeshim ose të mrrolemi! As me bark, as me gjoks, nuk qeshemi/murrëtohemi, etj.!) Vetëm në fytyrë shpërfaqet fuqishëm gëzimi, shendi e hareja, por edhe pikëllimi, mjerimi, depresioni, melankolia dhe zia”, tha për Express, Xhabir Hamiti.

Ai shpjegon se Kurani nuk e trajton fytyrën e gruas si pjesë lakuriq ose cullak.

“Religjionet semite, as cilat do fe të tjera të botës nuk e lidhin konceptin e lakuriqësisë me fytyrën e njeriut. Në Kuran dhe hadith fytyra e njeriut nuk trajtohet asgjëkundi si pjesë e trupit që është “lakuriq” ose “cullak”, përfundoi Xhabiri.

Pas kthimit të 32 grave nga Siria qytetarë të shumtë reaguan nëpër rrjetet sociale për shkak të mbajtjes së burkave.

Ato po vazhdojnë të shfaqen me burka madje me këtë veshje u paraqitën edhe në gjykatë me këtë veshje, madje secila prej tyre ka edhe mbrojtëset gra.

Por kështu nuk ndodhi me gratë e tjera të botës, mediat evropiane raportuan se pasi ato u liruan nga grupi terrorist ISIS, i dogjën burkat dhe ndezën cigare.

Shfaqja e grave me burka në publik është ndaluar nëpër shumë vende. Cilat janë vendet europiane që kanë ndaluar këtë veshje?

Franca ishte vendi i parë europian që ndaloi me ligj mbulimin e plotë të fytyrës në vende publike në prill të vitit 2011, plot 7 vite pasi miratoi një ligj që ndalonte simbolet e dyshimta fetare në shkollat shtetërore.

Shembulli francez u ndoq pak muaj më pas nga Belgjika, që e bëri të paligjshëm veshjen që mbulon identitetin e një personi në vende publike. Ndalime të plota apo të pjesshme janë miratuar edhe në Austri, Bullgari dhe shtetin jugor gjerman të Bavarisë, ndërsa Parlamenti danez e kishte miratuar në parim një ligj të tillë në fund të vitit 2016.

Madje me kthimin e 110 kosovarëve nga Siria partia franceze e ekstremit të djathtë shkroi se ky grup paraqet rrezikshmëri e atyre iu referua me termin “xhihadistë”.

Aty thuhej se partia e tyre do të kundërshtojë ashpër Parlamentin Evropian dhe Bashkimin Evropian në nismat e tyre për liberalizimin e vizave dhe pranimin në BE për këtë vend.

Sidoqoftë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale dje Gjykata mori vendim për masën e arrestit shtëpiak ndaj  grave të kthyera nga Siria. Dyshohet se këto gra, nga viti 2014 e deri më 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak. Ato po hetohen për veprat penale: Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Ndërsa ndaj katër burrave të kthyer nga Siria në Kosovë e që cilësohen me rrezikshmëri të lartë është caktuar nga një muaj paraburgim.

Në Siri vazhdojnë të jenë 30 luftëtarë, 49 gra dhe 8 fëmijë të cilët autoritetet kosovarë po pretendojnë t’i kthejnë në Kosovë.

Hamiti për të varfrin që shiti viçin për ta paguar varrimin e nënës: Marri dhe idiotizëm, kthejani paratë

Periskopi.com Lajme

Teologu Xhabir Hamiti ka reaguar për rastin ku një të varfëri i është kërkuar nga BIK në Vushtrri që të paguajë anëtarësinë në shumë prej 417 euro, nëse dëshironte që t’ia varrosnin nënën me ritet e besimit islam.

Hamiti thotë se nëse zyrtarët e Këshilli të Bashkësisë Islam në Vushtrri ia kanë marr paratë si kusht për ta varrosur nënën e tij, duke e ditur se ai është në gjendje të rëndë sociale, vlerëson se kanë bërë gjestin më të ulët të mundshëm njerëzor.

“Ajo çfarë duhet të bëjnë zotëritë e këtij Këshilli, është që menjëherë t’ia kthejnë parat këtij burri dhe ti kërkojnë falje. Nëse ngjarja është krejt kështu siç edhe u tha në lajmet e RTK-së, kjo është marri dhe në të njëjtën kohë idiotizëm !”, thotë Hamiti.

Sabri Beqirit nga Akrshtica e Vushtrrisë, i cili jeton në varfëri të skajshme dhe merr asistencë sociale nga shteti, siç raporton RTK, atij dy ditë më parë i vdiq nëna, ndërsa Bashkësia Islame në Vushtrri e detyroi të paguajë për anëtarësinë shumën prej 417 eurove, nëse dëshironte që t’ia varrosin nënën me ritet e besimit islam.

Kryefamiljari u detyrua të shes viçin në mënyrë që nëna e tij të varrosej sipas ritit islam edhe pse udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës kanë thënë se këto raste janë të lira nga pagesa.

Hamiti: Studentët kosovarë në Arabi Saudite, pre e ideologjisë vehabiste

Periskopi.com Lajme

Profesori në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, Xhabir Hamiti thotë se në Kosovë edhe me tej është duke u instaluar mentaliteti vehabist-selefist.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hamiti ka thënë se edhe studentët kosovarë që studiojnë në Arabi Saudite po bien pre e këtyre ideologjive.

Sipas tij, në Arabi Saudite aktualisht janë mbi 80-të studentë nga Kosova, të cilët e kanë zgjedhur këtë vend për shkak të bursave dhe akomodimit të cilin ky shtet ua ofron.

“Është shumë e vërtetë, se nga gjithë këta studentë që në mënyrë masive po ia mësyjnë këtij vendi, ka prej tyre të cilët i shpëtojnë ndikimit të formës interpretuese të fesë islame sipas versionit lokal të pedagogëve sauditë, mirëpo nga përvoja e deritanishme tregon se shumica e tyre kanë rënë dhe vazhdimisht po bien nën ndikimin e ideologjisë së ngurtë vehabiste –selefiste, të cilët edhe pas kthimit të tyre në vend vazhdojnë të besojnë se ajo është formë e vetme e pranuar dhe e saktë e Islamit”, shkruan Hamiti.

Hamiti, me tej thotë se problemi kryesor i studentëve të kthyer nga Arabia Saudite është se nuk arrijnë që ta bëjnë dallimin e Islamit nga kultura, zakonet dhe traditat e mishëruara me interpretime lokale të fesë islame.

Po ashtu tjetër faktor sipas Hamitit është fakti se një numër i madh i studentëve mendon se pikërisht atje është vendi i saktë ku duhet të studiohet Islami për shkak të shtrirjes së dy vendeve të shenjta; Mekës dhe Medinës.

Hamiti: Ata që dëmtuan imazhin e fesë islame janë vehabist dhe neo-selefiste

Periskopi.com Lajme

Teologu Xhabir Hamiti në një publikim në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se protagonistët që më së shumti e kanë dëmtuar imazhin e fesë islame janë pjesëtarë dhe prodhim i drejtimeve vehabiste dhe neo-selefiste, raporton Periskopi.

Ai shkruan se idhtarët vehabist nuk marrin në konsideratë fare traditën dhe kulturën e një vendi dhe kombi.

Madje, sipas tij, ata kulturën e tyre duan t’ua imponojnë edhe të tjerëve në emër të kamuflimit fetar.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Protagonistët, të cilët më së shumti e kanë dëmtuar imazhin e fesë islame, dhe të myslimanëve në përgjithësi, kryesisht janë, e për të mos thënë 100% pjesëtarë dhe prodhim i drejtimeve vehabiste dhe neo-selefiste në botë.

Ithtarët vehabist nuk marrin në konsideratë fare traditën dhe kulturën e një vendi dhe kombi. Aq edhe më keq, kulturën e tyre prej nga vinë duan t`ua imponojnë edhe të tjerëve në emër të kamuflimit fetar, që sipas tyre gjithnjë është e “vërteta e Zotit e pa alternativë”.

Xh.H

Profesori i studimeve islame: Meka e shqiptarëve është Brukseli

Periskopi.com Lajme

Teologu Xhabir Hamiti ka thënë që qëllimi kryesor i festës së Kurban Bajramit është se i afron njerëzit dhe rrit solidaritetin.

“Ajo që është qenësore gjatë kësaj është zbutja e zemrës dhe afërsia me njerëzit më shumë se kurdoherë”.

“Ndërsa therrja e Kurbanit nuk është me patjetër të bëhet, zakonisht praktikonet nga ata njerëz që kanë të mira materiale dhe iu ndihmojnë edhe të tjerëve”, ka thënë Hamiti në Klan Kosova.

Hamiti ka thënë që orientimi jonë politik është drejt Brukselit dhe kjo gjë nuk ka nevojë që të shpejgohet më shumë.

Ai ka ripërsëritur deklaratën e tij ku kishte thënë që “meka e shqiptarëve është Brukseli”.

Profesori i studimeve islame: Mos ndërtoni faltore, por fabrika e laboratore

Periskopi.com Lajme

Njëri prej profesorëve në Fakultetin e Studimeve Islame, Xhabir Hamiti ka bërë thirrje të ndalohet ndërtimi i faltoreve të panevojshme nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Kërkesa e tij është drejtuar kah organizatat humanitare ndërkombëtare që po bëjnë ndërtime të xhamive e kishave në tërë Kosovën.

“A bënë t’i lusim “humanitarët” e vendeve islame, por edhe të krishtera të ndalojnë që edhe më tutje të bëjnë garime në ndërtimin e faltoreve në mesin tonë”, ka kërkuar Hamiti, përmes një statusi në fb.

Ky profesor që ligjëron parimet fetare islame ka bërë thirrje të investohet në shkencë e hulumtime për të rritur mirëqenien e qytetarëve.

“Trojet tona dhe kombi ynë sot, krahas faltoreve të domosdoshme për besimtarët, është më se i nevojshëm për hapjen e ndonjë laboratori shkencor, instituti të hulumtimit apo fabrika prodhimi të cilat do të ndihmonin në përmirësimin e mirëqenies sociale për qytetarët tanë”, ka shtuar ai.

Hamiti ka cituar një fjalë shqipe dhe një arabe për të përshkruar krizën e besimit që vjen si pasojë e kushteve të këqija ekonomike.

Prandaj, ai ka thënë se s’ka nevojë të ketë dy e tri faltore në një fshat a lagje për besimtarët që s’i mbushin as ditëve të festave.

“Varfëria dhe mungesa e përspektivës zbehë dhe vë në rrezik edhe lidhjen e besimit me Zotin. Fjala e urtë arabe thotë: “ Varfëria pothuajse të shpie në mos besim”. Ndërsa ne shqiptarët themi: “Varfëria të qonë në derë armikut”.  Faltoret na duhen si të domosdoshme, por jo edhe nga dy brenda dy lagjeve të një fshati, e të cilat nuk mbushen asnjëherë me besimtarë, qoftë edhe në ditët e shënuara festive.