Palmer takohet me Daçiqin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit njëherësh emisar i Amerikës për  Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer është takuar sot në Beograd me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

Sipas zyrës për media të Daçiqit gjatë takimit ” i është dhënë  mbështetje vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës sa më shpejt të jetë e mundur”, transmeton Klan Kosova.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme tëe Serbisë gjithashtu theksohet se Palmer rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Ëashingtonit “për qëllimin strategjik të integrimit evropian të Serbisë dhe të gjithë rajonit”.

Zyrtari i lartë amerikan, Matthew Palmer të hënën në Serbi u takua me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq me të cilin foli për dialogun dhe arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë