Tayna ia bën ‘diss’ Haxhi Avdylit në këngën e re

Tayna ia bën ‘diss’ Haxhi Avdylit në këngën e re

Tayna ka publikuar këngën e re të titulluar “Ring Ring”. Në këtë këngë artistja ka thumbuar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli, i cili kishte kërkuar censurimin e këngëve ku promovohej droga.

Në mesin e vargjeve të kënduara, Tayna thotë se i ka dal punë të merret edhe me politikë.

“Më dul punë në politikë, po promovojë abetare, qe një motivim, qe një temë sociale”, është thumbimi i Taynas ndaj deputetit Avdyli.

Deputeti Avdyli në Komisionin për Shëndetësi kishte kërkuar që të ndalohet promovimi i këngëve ku përmendet droga dhe njëra nga këngët që hyri menjëherë në listë ishte ‘Columbiana’, nga këngëtarja Tayna.

Shpërndaje në: