Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, policia jep detaje

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Kosovë, policia jep detaje

Sot rreth orës 19:10 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

Këta e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i cili tha se rasti ka ndodhur saktësisht në afërsi të një pompe të derivateve.

“Në vend të ngjarjes kanë dalur njësitet relevante policore, përfshirë ato të Reagimit të Shpejtë, dhe Njësia e Hetimeve. Sipas informacioneve fillestare dyshohet se në drejtim të një automjeti është shtënë me armë zjarri.Policia është duke kryer hetimet intensive dhe janë duke u trajtuar dëshmi në lidhje me rastin për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti kriminal”, tha Hoxha

Shpërndaje në: