Tensione në Rusi, policia rrah dhe arreston protestuesit pro Navalnyt

Tensione në Rusi, policia rrah dhe arreston protestuesit pro Navalnyt

Një numër i madh i protestuesve në Rusi i ka sfiduar kërcënimet e policisë dhe motin e ftohtë për të marrë pjesë në protesta për lirimin nga paraburgimi të figurës kryesore opozitare në shtetit autoritar, Aleksei Navalny.

Protestat e para filluan në Siberi dhe në Lindjen e Largët. Qindra protestues u panë në rrugët e qyteteve Khabarovsk, Vladivostik dhe vende tjera, pavarësisht numrit të madh të policëve dhe temperaturave shumë të ulëta.

Grupi OVD-Info, i cili e vëzhgon aktivitetin e policisë, raportoi për dhjetëra protestues të arrestuar, duke shtuar se ndaj disave po ushtrohet dhunë fizike nga forcat e sigurisë, shkruan Free Europe.

Në qytetin e largët lindor, Yakutsk, protestuesit dolën në rrugë pavarësisht erës së fuqishme dhe temperaturës -50 gradë.

Në Moskë, ku zakonisht mbahen protestat më të mëdha, protestuesit kanë planifikuar që të tubohen në Sheshin “Pushkin”, në pjesën qendrore të kryeqytetit.

Navalny u arrestua fundjavën e kaluar, menjëherë pasi u kthye në atdhe nga Gjermania, ku u trajtua në një spital të Berlinit pas helmimit me agjentin nervor, Noviçok. Ai i ka akuzuar shërbimet sekrete ruse për helmimin e tij.

 

 

Shpërndaje në: